• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK “shqyen tigrin”, fal Lalin e Tiranës

23:39 : 20/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ndërsa inceneratori i Tiranës djeg çdo ditë 80 mijë euro nga taksat e qytetarëve, kryebashkiaku Erion Veliaj vijon të jetë larg Prokurorisë Speciale, SPAK. Kohët e fundit, bashkëpunëtorë të afërt të tij thonë se nuk është fort i qetë, sidomos kur mësoi se për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj u kërkua arrestimi për tre akuza; fshehje pasurie, pastrim të produkteve të veprës penale dhe korrupsion pasiv. Nga ai moment Lali Eri ka qenë mjaft aktiv, duke lexuar çdo shkrim në ato pak media që nuk kanë pranuar të kontrollohen prej tij apo oligarkia e ndërtimit e lidhur ngushtësisht me të.

Si një zyrtar i çmendur, nuk heziton tu kthehet personalisht gazetarëve, aq sa detyroi organizatat kryesore të medias në botë që të reagonin për intimidimin dhe kërcënimet e hapura që Veliaj u bën mediave dhe gazetarëve. Ky nuk është rasti që ai kërkon të ruajë një imazh që se ka, por e ka shituar sikur e ka… Veliaj ka një moment druajtje nëse e vërteta do të dalë në dritë për çështjen e inceneratorëve, veçanërisht ai i Tiranës që është kthyer në kuçedër që djeg paranë publike në sytë e gjithkujt.

Emri i Veliajt del kudo në dosjen hetimore që SPAK qëndisi bukur për Arben Ahmetajn. Dokumenti i parë që i hapi rrugë ndërtimit të inceneratorëve nga një kompani e stisur nën mbulimin e Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljes, mban firmën e Erion Veliajt. Pa një vendim të Këshillit Bashkiak, ai shpreh dakordësinë që në Tiranë të ndërtohet incineratori nga kompania që kishte aplikuar me ofertë të pakërkuar.

Po si është e mundur kur për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit ka me dhjetëra të arrestuar, proceduar në gjendje të lirë dhe shpallur në kërkim, për Tiranën nuk ka asnjë hap serioz nga SPAK? Minimalisht Prokuroria Speciale me emrin e madh duhet ta merrte në pyetje kreun e bashkisë së kryeqytetit, qoftë edhe si person që “ka dijeni për ngjarjen”. Kjo nuk ka ndodhur deri më tani dhe faktet tregojnë se nuk po guxojnë të nisin një “copë letër” drejt bashkisë.

Lexo edhe:

Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët! Historiku i IEVP Durrës

Sekuestro para 1 muaji/ Bllokohet “Majestic”, SPAK asnjë masë për “Eldemar-in” e Caushollit

Ndryshe ndodhi me ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj i cili kur kishte superpushtet mburrej se ishte një “tigër”, ndërsa pasi Rama e flaku dhe e dëboi edhe nga Vlora ku kryente rolin e një deputeti të rëndomtë të dërguar në këtë qark, prokuroria iu fut hetimit të thelluar. Në mbi 400 faqe material hetimor SPAK duket se ka bërë një punë mjaft të mirë, duke gjurmuar paranë dhe zbuluar lidhjet e hershme të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos me Arben Ahmetajn. Por ndër shumë fashikuj të dosjes shfaqet Veliaj, ku specifikisht citohet se inceneratori i Tiranës u iniciua pas një shkrese që Veliaj i dërgoi Ministrisë së Mjedisit në vitin 2017, kohë kur ajo drejtohej nga Lefter Koka, i cili është prej më shumë se një viti në burg. Në mënyrë të tërthortë shfaqet edhe një kompani e lidhur me inceneratorët dhe pikërisht në këtë kompania më parë ka punuar bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës.

Afera më e madhe e konsideruar si “skandali i shekullit” vijon të djegë paranë publike për llogari një grupi të strukturuar kriminal të lidhur fort me politikën në pushtet. Veliaj është me firmë e vulë në dokumentat që SPAK ka në duar. A është kjo një drejtësi selektive e komanduar nga lart? Ka ende dyshime të forta dhe koha e afërt pritet ta tregojë nëse Veliaj do të kapërcejë ose jo pragun e godinës së xhamtë të SPAK-ut. Edhe trembja e ditëve të fundit të mund të jetë një alarm i rremë për Lalin i cili mund të mbyllë gjithçka me propagandë apo ndikim në drejtësinë e re, por vetëm sytë e qytetarëve që shohin sesi inceneratori i Tiranës po gllabëron miliona euro nuk ka si t’i lidhë dot.

Fakti i madh mbetet gjithashtu se SPAK-u kur do, në bazë të hetimeve të thella dhe serioze edhe “tigrin” e bën “lepur në arrati”, ndërsa për Lalin duket se ka një tjetër kut dhe “autocensurë” të theksuar për të mos guxuar as ta marrin në pyetje.

Etiketa: arben ahmetajErion Veliajinceneratoretinceneratori i tiranesspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët! Historiku i IEVP Durrës

14:02 : 29/06/2025
AKTUALITET

Sekuestro para 1 muaji/ Bllokohet “Majestic”, SPAK asnjë masë për “Eldemar-in” e Caushollit

12:15 : 29/06/2025
AKTUALITET

Veliaj “sajoi” rrugë te prona e Ajolës/ Gjykata: Shkelje e rëndë, por nuk shohim “konflikt interesi”

10:18 : 29/06/2025
AKTUALITET

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

11:31 : 28/06/2025
AKTUALITET

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

09:50 : 28/06/2025
Para

Eliminimi i Vllaznisë, Memelli: Jam shumë i mërzitur, djemtë dhanë gjithçka sot

TË GJITHA

Itali/ 59-vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie nga 100 metra lartësi (EMRI)

17:14 : 29/06/2025

Zjarr masiv përfshin tregun ambulant në plazhin e Durrësit

16:58 : 29/06/2025

Shantazhoi 60 vajza/ Ridel në skenë përndjekësi serial nga burgu francez

16:55 : 29/06/2025

Zjarr në një pus nafte në fshatin Kozare në Kuçovë

16:51 : 29/06/2025

Vlorë/ Zjarr i madh në fshatin Hoshtimë, rrezikohen disa banesa

16:39 : 29/06/2025

Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve

16:13 : 29/06/2025

Vlorë/ Me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 36-vjeçari në Jalë

16:07 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com