Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetaj tashmë është bërë publike. Atë e kanë të gjitha mediat. Një material i bollshëm 320 faqe, ku gazetarët mund të mësojnë shumë rreth korrupsionit dhe se si ka funksionuar administrata e shtetit shqiptar, madje dhe të “hetojnë” mbi hetimin.
Mbi 84 herë pemendet aty një personazh i çuditshëm me emrin Alba Thoma (kunata e Celibashit). SPAK ka “zbërthyer” çdo e-mail të ish Drejtoreshës Juridike të Ministrisë së Mjedisit, Alba Thoma, e cila ka mbajtur të informuar non-stop për çdo informacion mbi procedurat e inceneratorëve Klodian Zoton. Nga e-maili i saj zyrtar në atë personal, Thoma përcillte çdo informacion, relacion, procesverbal zyrtar tek Zoto. Dhe anasjelltas çdo dokument që duhet të përgatitej nga struktura që Thoma drejtonte, ajo e merrte të gatshëm në e-mailin personal nga Zoto. Hetuesit e SPAK janë “mahnitur” me sjelljen e Thomës, se si ajo komplimentonte me “Bravo” Zoton, kur ky i fundit ia çonte gati informacionin që i duhej për inceneratorët dhe bënte “uffffffffffffffff” me Alqi Bllakon, kur puna i ngecte tek Ministria e Financave.
Me një mungesë spektakolare përgjegjshmërie, mbushur me mendjelehtësi e siguri se kjo aferë nuk do dilte kurrë, zyrtarja Thoma e kishte kthyer zyrën e shtetit në Inbox-in personal të Klodian Zotos.
Lidhja miqësore apo e biznesit Thoma-Zoto-Bllako ishte aq e fortë, sa drejtoreshës i shpëtuan edhe disa emocione me e-mailet që dërgonte. Nga ana tjetër, Klodian Zoto shfaqet si një “akademik” i vërtetë pasi ai vetë i dërgonte Thomës çdo leter që duhej, për kriteret, specifikimet ose standardet e Koncesionit. Korrespondencat elektronike të kapura nga SPAK tregojnë se si Zoto i dërgonte Thomës, komentet që duheshin bërë nga ana e Ministrisë, procesverbalet e gatshme që i duheshin për mbledhjet që do organizoheshin, dokumente për procedurat koncensionare, Plan Biznesi, studime ekonomiko- financiare, etj.
Por kulmin e “karrierës” në administratë Klodian Zoto e arrin kur zëvendëson gjithë Këshillin Bashkiak të Tiranës, dhe i përcjell me e-mail Alqi Bllakos draft “Vendimin e K.Bashkiak” që këshilli do të merrte për inceneratorin e Tiranës.
Nga dosja e SPAK shkëputëm:
“Me datë 31.08.2017 ora 20.17.21 shtetasi Floran Pustina i percjell shtetases Valbona Ballgjini në adresën e kësaj të fundit zyrtare [email protected] email me titull: “kontrata clean”. Më datë 01.09.2017 ora 11.37 am Valbona Ballgjini ia përcjell shtetases Alba Thoma në adresë zyrtare dhe kjo e fundit më datë 01.09.2017 ora 12.09 pm ia përcjell vetes së vet në adresën e saj private [email protected]. Më pas më datë 01.09.2017 ora 12.10 nga adresa e vet private [email protected] ia përcjell shtetasit Klodian Zoto. Bashkalidhur është dokumenti me autor Alba Thoma dhe modifikuar për herë të fundit nga Floran Pustina, krijuar dhe modifikuar më datë 31.08.2017, konkretisht kontrata e koncensionit për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e ergjisë elektrike Zona e Trajtimit të mbetjeve Tiranë e muajit gusht 2017.
Më datë 21.09.2017 ora 09.28 Floran Pustina i dërgon i ka shkruar adresës: [email protected]: Klodi, Flonia Pls. Check.
Më datë 21.09.2017 Klodian Zoto i përcjell email Alqi Bllakos me titull “Vendim i K.Bashkiak”. Bashkalidhur është vendimi i Këshillit Bashkiak Tiranë, me kryetar Aldrin Dalipi, draft me nr 8 datë 2017 ku parashtrohet se me propozimin e Ministrisë së Mjedisit, Këshilli Bashkiak Vendosi:
- Të miratoje angazhimet e Bashkisë Tiranë konform Aneksit IX të kontratës së koncensionit se datës 31.08.2017 lidhur mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë koncensionare Energy Integrated BV SPV sh.p.k. me objekt “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike” dhe në tërësi të japë pëlqimin e Bashkisë Tiranë si një prej njësive vendore të Qarkut Tiranë, përfituese të projektit.
- Të autorizojë kryetarin e bashkise të firmosë formën e angazhimit mbi angazhimet e njësive të qeverisjes vendore të qarkut Tirane, konform kontratës së koncensionit firmosur nga Ministri i Mjedisit.
- Ngarkohet drejtoria e përgjithshme e për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi dhe angazhimeve të Bashkisë Tiranë.
- Ky vendim hyn në fuqi sipas përcaktimeve të pikës të nenit të ligjit nr. 139/2015 për “Vetëqeverisjen vendore”.
Kjo është një shkresë draft.”
Sipas raportit të SPAK, del se Floran Pustina dhe Flonja Tashko të studios ligjore “Tashko & Pustina”, kane përpunuar bashkë me Klodian Zoton dhe Alba Thomën vendimin e Këshillit Bashkiak për inceneratorin e Tiranës.
Klodian Zoto është i lidhur ngushtë me Pustinën dhe Tashkon. Në gusht 2017, ai autorizoi Flonja Tashkon, Florian Haskon, Denisa Tollkuçin, Rajmonda Brajën dhe Giuseppe Ciaffaglionen, për të përfaqësuar dhe negociuar në emër të “Integrated Energy” kontratën e inceneratorit të Tiranës.
Bashkia e Tiranës duket se është implikuar thellë në aferën “inceneratorët”.
Ajola Xoxe, bashkëshortja e Erion Veliaj ka punuar dikur (2013) tek studio ligjore “Tashko & Pustina”, ndërsa Floran Pustina njihet si mik i ngushtë i Arbjan Maznikut, nënkryetar i Bashkisë Tiranë që në vitet 2000, kur bashkë me Klotilda Ferhatin dhe Endri Fugën drejtonin Organizatën Kombëtare të Debatit “ANDA”.
Nga ana tjetër, Floran Pustina është bashkëshort i prokurores Pranvera Pustina, shefe kabineti e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela.
SPAK ka vajtur shumë thellë, me qëllim apo pa dashje, kjo nuk kuptohet ende mirë, në morinë e emrave, e-maileve dhe të dokumenteve që ka nxjerrë nga fundi i dheut për t’i shfaqur në diellin përvëlues të këtij korriku 2023.
PASAZHET:
Në faqen 84
Nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri fillon plotësimi i dokumentacionit sipas kërkesave të Ministrisë së Financës ku konstatohen shkëmbime emalesh dhe përcjellje dokumentash jo vetëm me punonjësit e tyre por edhe me bashkëpunëtorët si shtetësja Etleva Kondi dhe Alba Thoma.
Në faqen 85
Me datë 19.06.2016 në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, (ora 18.11, 21.18) ka shkëmbim emailesh mes shtetasve Klodian Zoto dhe Alba Thoma ku kjo e fundit përdor adresën private [email protected] me titull “Materiali i rregulluar MIME”,”kjo është tabela exelit MIME”. Më datë 20.06.2016 vijon shkëmbimi i emaileve mes këtyre shtetasve ku konstatohet se konsultohen me njëri tjetrin dhe rregullojnë materialet e përcjellin ato si dokument me titull “Plan Biznesi i përpunuar për MF”, studimi ekonomiko financiar, “Fë: riskuinceneratorfier.xlsx”, “matrica riskut”.
Në faqen 88
Megjithëse me memot përkatëse punonjësit në varësi të tij janë përgjigjur mbi mangësitë dhe më datë 15.06.2016 rezulton se shtetësja Alda Klosi ka përgatitur edhe kthimin e përgjigjes, personi nën hetim Arben Ahmetaj nuk ka nxitur të kthejë përgjigje negative por i është lënë koha dhe shtetasve Zoto dhe Mërtiri për të rregulluar mangësitë duke u përdorur funksionarë të ministrisë që personi nën hetim kishte në varësi si dhe me ndihmen e shtetaseve Alba Thoma dhe Etleva Kondi.
Në faqen 112
Me emailin e datës 02.11.2016 ora 16.42 shtetësja Alba Thoma nga adresa e saj private [email protected] i ka përcjellë email shtetasit Klodian Zoto që duket se është forward me titull “plan Biznesi Tiranë me Tabelat Shqip” me përmbatje: “Bravo“. Duket se ky është një email që i ka dhënë përgjigje një emaili të dërguar në orën 4.38 pm të datës 02.11.2016 të shtetasit Klodian Zoto. Ky email është gjendur në kompjuterin e shtetasit Klodian Zoto me folder name klodianzoto @yahoo.com.ost dhe CC Valbona Ballgjini.
Me datë 04.11.2016 sipas informacionit të përcjellë nga Akshi mbi komunikimet elektronike nga posta elektronike e zyrtarëve, rezulton se shtetësja Alba Thoma i dërgon e-mail shtetases Blerina Xhixha me dokument bashkëlidhur: “Procesverbal 4 dt. 1.11.2016.docx”. Në këtë procesverbal është pasqyruar se është diskutuar mbi studimin e thelluar financiar të paraqitur nga shoqëria si dhe mbi tërësinë e studimit të fizibilitetit. Nga diskutimi rezultoi se studimi i kishte elementet ligjorë që kërkon një studim ekonomik dhe social. Gjithashtu, u diskutua në lidhje me bonusin që propozohet të fitojë shoqëria. Shtetësja Temali, kërkoi edhe disa të dhëna shtesë për pjesën ekonomike të studimit të përcjellë nga shoqëria, të dhëna që u vendos se do t’i kërkohen shoqërisë propozuese t’i verë në dispozicion dhe do t’i dërgohen komisionit me anë të emailit. Sa më sipër, Komisioni, vendosi: … do të vazhdojë punën për përfundimin e studimit të fizibilitetit dhe hartimin e draft kontratës së procedurës së propozuar me qëllim zbatimin e afateve ligjore të dhënies me koncesion deri në miratimin e bonusit nga Këshilli i Ministrave, të sipërcituar.
Me datë 04.11.2016 sipas informacionit të përcjellë nga Akshi mbi komunikimet elektronike nga posta elektronike e zyrtarëve, rezulton se shtetësja Alba Thoma i dërgon e-mail përsëri shtetases Blerina Xhixha me dokument bashkëlidhur: “Procesverbal nr.5 dt. 1.11.2016.docx”. Në këtë procesverbal është pasqyruar se në këtë mbledhje, u diskutua mbi studimin e thelluar financiar të paraquitur nga shoqëria si dhe mbi tërësinë e studimit të fizibilitetit. Nga diskutimi rezultoi se studimi i kishte elementet ligjorë që kërkon një studim ekonomik dhe social. Në takim mori pjesë edhe përfaqësuesi i shoqërisë me qëllim që të bënte ndonjë sqarim për komisionin në lidhje me të dhënat që kishte kërkuar shtetësja Temali. U diskutua edhe mbi të dhënat ekonomike që iu dërguan me email Komisionit, të përpiluara nga ana e shoqërisë propozuese. Gjithashtu, u diskutua në lidhje me bonusin që propozohet të fitojë shoqëria. Mbi bazë të legjislacionit në fuqi dhe materialeve në dispozicion u vendos që: T’i propozohet Ministrit të Mjedisit hartimi dhe fillimi i procedurave për dhënien e bonusit prej 8 pikë shoqërisë mbi bazë të kritereve si analiza teknike e propozuar, analiza mjedisore, analizafinanciare, analiza energjitike. Komisioni do të vazhdojë punën për përfundimin e studimit të fizibilitetit dhe hartimin e draft kontratës së procedurës së propozuar me qëllim zbatimin e afateve ligjore të dhënies me koncesion deri në miratimin e bonusit nga Këshilli i Ministrave, të sipërcituar.
Në faqen 113
Më datë 04.11.2016 sipas informacionit të përcjellë nga Akshi mbi komunikimet elektronike nga posta elektronike e zyrtarëve, rezulton se shtetësja Alba Thoma i dërgon e-mail përsëri shtetases Blerina Xhixha me dokumentacion bashkëlidhur: “Draft projektvendimi për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion për ndërtm landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzituese Tirane”; “Draft shkresa e Ministrisë së Mjedisit” drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Financës (Arben Ahmetaj), MZHETS, Ministri i shtetit për marrëdhëniet me parlamentin dhe MIE me lënde: Dërgohet për mendim një projekt-vendim; Draft Relacioni për projektvendimin e KM “Për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion për ndërtm landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzituese Tirane”
Në faqen 115
Më datë 30.11.2016 sipas informacionit të përcjellë nga Akshi mbi komunikimet elektronike nga posta elektronike e zyrtarëve, rezulton se shtetësja Alba Thoma, i dërgon e-mail shtetases Isida Koka, punonjëse pranë Ministrisë së Financave, me titull: Kerkese per mendim” dhe me tekst: Pershendetje Isida, Te shqetesoj ne lidhje me nje vkm qe ju kemi percjelle per mendim dhe perkatesisht “Per miratimin e bonusit ne procedure perzgjedhese konkurruese qe i jepet shoqerise per dhenien me koncesion per ndertim landfilli, iceneratori dhe reabilitim i venddepozitimit ekzistues te Tiranes”. Kerkesa eshte derguar me ane te shkreses nr. 5474/8 dt. 15.11.2016. Me ane te nje komunikimi tjeter me institucionin tuaj na eshte komunikuar qe jeni ok me aktin po nuk na ka ardhur ende. Te lutem edhe nese e e ka te pafirmosur ma dergo sepse dua ta ngarkoj neser ne sistem per t’u miratuar te merkuren. Te falenderoj shume Alba.
Dhe po në datë 30.11.2016 sipas informacionit të përcjellë nga Akshi mbi komunikimet elektronike nga posta elektronike e zyrtarëve, rezulton se shtetësja Alba Thoma i dërgon e-mail shtetases Saida Turabi gjithashtu punonjëse pranë Ministrisë së Financës, me titull: Kerkese per mendim dhe me tekst: Pershendetje Saida, Te shqetesoj ne lidhje me nje vkm qe Ministria e Mjedisit ju kemi percjelle per mendim dhe perkatesisht “Per miratimin e bonusit ne procedure perzgjedhese konkurruese qe i jepet shoqerise per dhenien me koncesion per ndertim landfilli, iceneratori dhe reabilitim i venddepozitimit ekzistues te Tiranes”. Kerkesa eshte derguar me ane te shkreses nr. 5474/8 dt. 15.11.2016. Me ane te nje komunikimi tjeter me institucionin tuaj na eshte komunikuar qe jeni ok me aktin po nuk na ka ardhur ende. Te lutem edhen ese e e ka te pafirmosur ma dergo sepse dua ta ngarkoj neser ne sistem per t’u miratuar te merkuren Te falenderoj shume Alba’
Në faqen 117
Më datë 22.12.2016 sipas informacionit të përcjellë nga Akshi mbi komunikimet elektronike nga posta elektronike e zyrtarëve, rezulton se shtetësja Alba Thoma i dërgon e-mail shtetasit Alqi Bllako me dokument bashkëlidhur: Shkresa për MF.docx. Në këtë shkresë i paraqitet për miratim Ministrisë së Financave një studim në lidhje proçedurën konçesionare tashmë të iniciuar me objekt “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i vendepozitimeve egzistuese Tiranë”.
Me emailin e datës 19.01.2017 ora 11.49 am sipas informacionit të përcjellë nga Akshi mbi komunikimet elektronike nga posta elektronike e zyrtarëve, rezulton se shtetësja Alda Klosi i ka dërguar email shtetases Alba Thoma dhe CC Gentian Opre me titull “përgjigje për bonusin M Mjedisit inc tirana” me përmbajtje: “Të lutem shikoje me vemendje këtë shkresë pasi në relacionin e bonusit keni thënë që nuk do të ketë efekte shtesë në buxhetin e shtetit. Në këndvështrimin tonë ka një mospërputhje të cilën duhet ta qartësosh. Do të të nis edhe komentet e bera nga Drejtoria e Analizës Buxhetore. FLM.Alda“.
Po në këtë datë shtetësja Alda Klosi i dërgon memon e koncesioneve per PPP per landfillin e Tiranës, në CC: Gentian Opre, ku i shkruan se: “Se pari, referuar ligjit të buxhetit për vitin 2017, për Ministrinë e Mjedisit, projekti koncensionar i sipërcituar, nuk rezulton i planifikuar brenda tavaneve buxhetore të miratuar për këtë institucion, ky i fundit parakusht i vendosur në nenin 22 të VKM nr.575/2013 “Per miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënine me koncension/partneritet publik privat”, me qëllim procedimin e mëtejshmëm për miratimin paraprak të projektit.
Së dyti, konstatojmë se materialit të përcjellë i mungon bashkëlidhur plani i biznesit sikundër përmendet në shkresën e përcjellë nga Ministria e Mjedisit, nëpermjet të cilit do të mund të analizohej në detaie studimi i fizibilitetit dhe rentabilitetit ekonomik to koncensionit të propozuar.
Se treti, në materialin e përcjellë sqarohet që në tokën në të cilën do të ndërtohet impjanti i riciklimit shteti është pronar vetëm për 39 9% të sipërfaqes, rrjedhimisht pjesa tjetër do të shpronesohet me nje kostot totale prej 214 milionë lekë, kosto e cila nuk del qartë se nga do të përballohet. Nëse kjo kosto do të përballohet nga buxheti i shtetit, duhet të garantohet krahas mbështetjes buxhetore dhe përballimi i kësaj kostoje brenda fondeve buxhetore të miratuara të institucionit përgjegjës.”
Në faqen 119
Më datë 19.01.2017 ora 12.14 PM shtetësja Alba Thoma i kthen përgjigje emailit të kësaj të fundit me këtë përmbajtje: “Alda Nuk kemi të bëjmë me efekte shtesë në kuptimin e mirëfilltë të tyre pasi nuk do t’i akordohen leke MM-së por Bashkisë Tiranë si pjesë e grantit që ata marrin nga Qeveria Qendrore për realizimin e detyrimeve të saj. Kjo është arsyeja që ne nuk e kemi të parashikuar në tavanet tona buxhetore. Gjithsesi prandaj jua kemi përcjellë për miratim procedurën pasi Qeveria Qendrore do t’i akordojë Bashkisë Fondet për depozitimin e mbetjeve në impjant si dhe për të mbuluar kostot e shpronësimit. Nga ana tjetër të kujtoj se VKM bonusit është miratuar tashmë dhe për vazhdimin e procedurave koncensionare mbetet vetëm miratimi jual. Flm Alba“. Me emailin e datës 19.01.2017 ora 12.17 PM Alda Klosi i kthen përgjigje shtetases Alba Thoma me këtë përmbajtje:
“Fl,Alba. Te lutem jam në pritje të dërgimit të planit të biznesit i cili mungon në praktikën e përcjellë. Kam folur dhe me Bledin por akoma nuk ka ardhur materiali...”.
Në faqen 120
Me emailin e datës 19.01.2017 ora 12.37 pm Alba Thoma i kthen përgjigje Alda Klosit me përmbajtje: “Përshëndetje Alda, Bashkalidhur janë dok e përpunuar mbi bazë të bised sone. Ndërhyrjet janë me të kuqe. Gjithashtu, bashkalidhur është edhe plani i biznesit. Nëse jan ok edhe për ju më thuaj. ”
Emailet e mësipërme Alba Thoma nga adresa e saj zyrtare @moe.gov.al ia dërgon vetes së vet në adresën private [email protected] në datë 20.01.2017 ora 1.20 pm dhe në orën 13.51 të po kësaj date ia dërgon shtetasit Klodian Zoto nga adresa e vet private. Ky i fundit i ka ruajtur në folderin klodianzoto @vahoo.com.ost me attachemnt Shkresa për MF, ZTMT Studim Fizibiliteti, ZTMT Plan Biznesi. Konkretisht evidentohen dokumenti me autor Alba Thoma dhe i modifikuar për herë të fundit po nga kjo shtetase, i krijuar më datë 22.12.2016 dhe i modifikuar për herë të fundit më datë 19.01.2017 ku është shkresa me lëndë “ridërgohet kërkesë për miratim” drejtuar shtetasit Arben Ahmetaj Ministër i Financave, prej 28 fletësh në emër të ministrit të mjedisit Lefter Koka me shkronja ndërmjet shkresës me ngjyrë të kuqe; dokumenti me autor Martin Jorgaqi, i modifikuar për herë të fundit nga Alba Thoma, i krijuar më datë 28.09.2016 dhe modifikuar për herë të fundit më datë 19.01.2017 me emertimin “Studimi i fizibilitetit Zona e Trajtimit të mbetjeve Tiranë Z.T.M.T. dhjetor 2016”; dokumenti me autor ekaleshi, modifikuar për herë të fundit nga Alba Thoma, krijuar më datë 28.09.2016 dhe modifikuar oër herë të fundit po në këtë datë që nis: “1. Parashikimet financiare”.
Me emailin e datës 20.01.2017 ora 10.12 am sipas informacionit të përcjellë nga Akshi mbi komunikimet elektronike nga posta elektronike e zyrtarëve, rezulton se shtetësja Alda Klosi i ka dërguar email shtetases Alba Thoma dhe cc Gentian Opre në adresat e tyre zyrtare me këtë përmbajtje: “Pas verifikimit të dokumentacionit të dërguar dhe plotësuar nga ana juaj, rezultoi se mbeten akoma të paqarta çështjet e mëposhtme:
Projekti koncensionar i paraqitur nuk rezulton i planifikuar brenda tavaneve buxhetore të miratuara për Ministrinë e Mjedisit, parakusht i vendosur në nenin 22 të VKM nr. 575/2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënie me koncension/partneritet publik privat” me qëllim procedimin e mëtejshëm për miratimin paraprak të projektit
Ne studim fizibiliteti në lidhje me statusin ligjor të tokës, sqarohet se në tokën në të cilën do të ndërtohet impianti i riciklimit shteti është pronar për 60.1 % të sipërfaqes, kurse pjesa tjetër prej 39.9 % është pronë private, e cila do të shpronësohet me një kosto totale prej 214 milionë lekë, kosto e cila nuk del qartë se nga do të përballohet. Nëse kjo kosto do të përballohet nga buxheti i shtetit, duhet të garantohet krahas mbështetjes buxhetore dhe përballimi i kësja kostoje brenda fondeve buxhetore të miratuara të institucionit përgjegjës (saktësoni në faqen17 të studimit të fizibilitetit paragrafin e dytë).
Referuar planit të biznesit të paraqitur nga shoqëria që ka bërë propozimin e pakërkuar, rezulton të jete përllogaritur një normë kthimi nga investimi (IRR) për këtë projekt prej 5% dhe vlera aktuale neto e projektit (NPV) prej 52 006 901 euro. Ndërkohë nga verifikimi i të dhënave të paraqitura në kötë plan biznesi del se muk është kjo norma e kthimit të investimit dhe vlerës aktuale neto të projektit por IRR reale është 8% dhe NPV 8 424 166 euro. Nuk öshtä kryer një analizë në bazë të skenarëve (optimist, baze, pesimist) por eshte konsideruar vetëm skenari pesimist, lidhur me riskun e mosploësimit të sasisë së parashikuar të mbetjeve për t’u trajtuar nga koncensionari dhe përballimin e tij nga shteti shqiptar. Gjithashtu do të kërkonim që ky risk të kuantifikohej saktësisht për të përcaktuar pagesat shtesë që do të duhet të bëjë autoriteti veç pagesave fikse nga Bashkia dhe Qeveria…“.
Sipas informacionit të përcjellë nga Akshi mbi komunikimet elektronike nga posta elektronike e zyrtarëve, shtetësja Alba Thoma, këtë email ia dërgon edhe shtetasit Alqi Bllako me tekst: “uffffffffffffffff” dhe më tej ia dërgon vetes së saj në e-mail [email protected]
Këtë email, më datë 20.01.2017 ora 13.52 shtetësja Alba Thoma nga adresa e vet private [email protected] ia dërgon shtetasit Klodian Zoto me titull “Landfilli i Tiranës” në datë 20.01.2017 ora 16.34.
Në faqen 121
Pra, në lidhje me këtë incenerator, evidentohen emaile mes shtetases Alba Thoma dhe Klodian Zoto të datës 20.01.2017, të datës 19.01.2017 ndërmjet Alba Thoma dhe Alda Klosi dhe Gentian Opre në lidhje me relacionin e bonusit nëse do të efekte shtesë në buxhetin e shtetit, përcjellje e fizibilitetit zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë – ZTMT të muajit dhjetor 2016, shkresë draft drejtuar Ministrit të Financave Arben Ahmetaj nga Ministria e Mjedisit e vitit 2016 me titull “Ridërgohet kërkesë për miratim” për procedurën koncensionare tashmë të filluar me objekt “Ndertim landfilli, inceneratori dhe reabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë”; datë 19.02.2017 etj.
Në faqen 122
Me emailin e datës 30.01.2017 Klodian Zoto në orën 07.51.51 i dërgon Alba Thomës dhe vendos CC edhe Valbona Ballgjinin email me titull “Përgjigje mf dhe bashkalidhur dokumenti “Përgjigje përfundimtare MF nga MM’. Në dokumentin bashkalidhur konstatohet se është propozuar që duke qenë se Bashkia Tiranë, Vlorë, Kavajë dhe Kamëz nuk disponojnë të ardhura të mjaftueshme për përballimin e kostove të depozitimit të mbetjeve në impiant, propozohet që këto institucione të mbështeten financiarisht nga Qeveria Qendrore për një pjesë të investimit. Sigurisht Bashkia Tiranë është ajo që do të ketë peshën kryesore në këtë proces… Qeveria subvencionon Bashkinë Tiranë për pjesën e detyrimeve që lindin ndaj shoqërisë për menaxhimin për ton/mbetje. Etj.
Me datë 17.02.2017 ora 10.13 am sipas informacionit të përcjellë nga Akshi mbi komunikimet elektronike nga posta elektronike e zyrtarëve, shtetësja Alma Shehu Alma.Shehu a financa.gov.al i ka dërguar email shtetases Alba Thoma në adresën zyrtare të kësaj të fundit dhe Alda Klosit në adresën zyrtare të kësaj të fundit si cc me titull “Plotësime për inceneratorin Tiranë” me përmbajtje: “Përshëndetje Alba, Bashkëlidhur gjen materialin me pikat që duhet të plotësohen nga ana juaj. të cilat janë me ngjyrë të kuqe…”. Këtë email Alba Thoma nga adresa e vet zyrtare ia nis vetes së vet në adresën private [email protected] në datë 19.02.2017 ora 04.34 pm dhe ia përcjell më pas më datë 19.02.2017 ora 16.35 shtetasit Klodian Zoto nga adresa e vet private me përmbajtje: “Siç ke komunikuar me Alqin, të lutem një përgjigje për emailin më poshtë”. Klodiani i ka ruajtur në një folder [email protected] me attachment “Plotësime për inceneratorin Tiranë” ku gjendet një dokumentn i krijuar dhe modifikuar për herë të fundit nga shtetësja Alma Shehu më datë 17.02.2017 që nis me “1.1 2. Vlerësimi sasior i “Vlerës së parasë”.
Në faqen 123
Datë 20.02.2017 sipas informacionit të përcjellë nga Akshi mbi komunikimet elektronike nga posta elektronike e zyrtarëve, Alma Shehu i dërgon e-mail Alba Thomës dhe i shkruan: “Përshendetje Alba, Bashkëlidhur po ju dërgoj përgjigjen e skanuar te Ministrisë së Financave datë 14.02.2017 në lidhje me inceneratorin Tiranë. Gjithashtu, po ju informoj se kërkesa juaj në lidhje me këtë projekt duhet të jetë e plotësuar me të gjitha rekomandimet e bëra në shkresën tone te mëparshme date 23.01.2017, edhe sipas informacioneve të shkembyera me email, si dhe të gjitha këto rekomandime të jenë të reflektuara në studimin e fizibilitetit se bashku me kontratën. Faleminderit!”
Më datë 21.02.2017 shtetësja Alba Thoma i dërgon shtetases Alma Shehu bashkëlidhur shkresën ku i shkruan se është sjellë edhe dorazi sot.
Më datë 21.02.2017 ora 09.43 shtetasi Klodian Zoto ia dërgon emailin shtetases Alba Thoma me përmbajtje “përgjigja” dhe më poshtë: Në lidhje me nxjerrjen e vlerës së prokurimit publik kemi të dhënat e mëposhtme:
Prokurim publik: – Identifikimi i projektit – 300 000 euro; Projektimi dhe design – 500 000 euro; Zgjidhja më e mirë e mundshme – 300 000 euro; Knoë Hoë – 1000 000 euro; Asetet në përfundim 130 000 000 euro; marzhi i fitimit i ndërtuesit 13 480 000 euro. Totali 148 280 000 euro. Në lidhje me identifikimin e projektit sqarojmë se Ministria e Mjedisit apo Bashkia Tiranë nuk mund të bënte identifikimin e projektit më të saktë dhe më të plotë sesa e ka bërë subjekti propozues pasi jo vetëm që nuk posedon staf të specializuar për këtë qëllim por edhe nuk mund të kontraktojë shoqëri të specializuar për këtë qëllim pasi nuk ka pasur asnjëheë në buxhet të saj 3 000 000 euro për të investuar në këtë sektor.
Nga testimi i tregut që kemi bërë, kontraktimi i shoqërive të specializuara për të realizuar këtë proces, dhe vlera e kontratës që do të duhet të paguajnë është rreth 3 000 000 euro.
Projektimi dhe design i një projekti të tillë, studimi i fizibilitetit në rastin më të mirë vlen të paktën 500 000 euro pasi një studim i tillë kërkon njohuri të thelluara gjeodezike, mjedisore, ekonomike, teknike, hidrologjike, pyjore etj.
Vetëm evidetimi i i zgjidhjes më të mirë të mundshme për të përcaktuar kush lloj projekti apo zgjidhje definitive të problematikës së krijuar në landfillin e Sharrës, do të kushtonte të paktën 300 000 euro pasi në praktikën e vendit tonë ka ndodhur shpesh që janë bërë investime që kanë rezultuar jo si zgjidhja më e mirë dhe pasi janë shpenzuar me miliona euro, janë shpenzuar të tjera për të realizuar zgjedhjen më të mirë të mundshme. Ministria e Mjedisit nuk disponon staf me kapacitete në këtë fushë që do të thotë se do të duhet të kontraktojë një shoqëri të specializuar. Në lidhje me Know How e shoqërise propozuese, ju bëjmë me dije se kemi të bëjmë me një shoqëri që në vendin e origjinës së saj dhe të gjithë vendet e BE-së është lider. Në këto kushte vlera e Knoë Hoë-t të kësaj shoqërie është 1000 000 euro. Në lidhje me vlerësimin e e në perfundim, sqaronme se pas perfitmit të afatit të kontratës Bashkisë Tiranë do ti dorëzohet tërësia e aseteve të impiantit së bashku me mjetet që operojnë në të, vlera totale e të cilave do te jete ne masen 130 000 000 euro. Në lidhje me marzhin e fitimit të investitorit që do të kërkonte të merrte me prokurim projektin e mësipërm, emi marrë parasysh një marxh minimal prej 10 % mbi vlerën e projektit në nivelin prej 13 480 000 euro. Gjithashtu në rastin e prokurimit do të duhet të kemi parasysh dhe vlerën në kohë të parasë, pasi pagesat që do të duhet ti bëhen kontraktorit në këtë rast do të kenë një shtrirje deri në pesë vite dhe si rrjedhojë pagesa vjetore do të jetë në nivelin prej 29 656 000 euro (148 280 000/5 vite) ndëkrohë që në rastin e koncensionit 30-vjeçare është në nivelin vjetor prej 7 409 500 euro (700tX365X29 euro/t) dhe në rastin e dytë kjo pagesë mbulon jo vetëm koston e investimit por edhe koston vjetore të operimit te landfildet.
Në faqen 125
Me emailin e datës 07.04.2017 ora 10.24 am shtetësja Alma Shehu nga adresa @financa.gov.al i përcjell një email të Forward-uar më parë shtetases Alba Thoma dhe cc Ida Klosi zyrtare në adresat e tyre zyrtare me titull “Kthim përgj Min Mjedisit-scan” me këtë përmbajtje: Përshëndetje Alba, Bashkë lidhur gjen shkresën e Ministrisë së Financave për inceneratorin Tiranë. Faleminderit! Alda“. Alba Thoma nga adresa e saj zyrtare në @moe.gov.al më datë 07.04.2017 ora 10.38 am ia
përcjell vetes së vet në adresën private [email protected] dhe me datë 07.04.2017 ora 10.40 ia përcjell shtetasit Klodian Zoto. Shkresa në fjalë është shkresa me nr. 13118/9 prot datë 06.04.2017 e Ministrisë së Financave drejtuar shtetasit Lefter Koka.
Në faqen 126
Shtetasi Klodian Zoto, më datë 10.04.2017 i dërgon email shtetases Alba Thoma në adresën e saj personale [email protected] me titull “Versioni fundit” dhe e ka ruajtur në folderin klodian [email protected] me attachement Rev 2 Tirana3. Më datë 10.04.2017 ora 14.46 ia dërgon këtë email shtetases Alba Thoma me përmbajtje: “Kam lënë disa komente sepse duhet të plotësohen nga ju. Skanë të bëjne me kriteret.” Bashkalidhur është një dokument i krijuar nga shtetësja Denisa Tollkuçi, i krijuar më datë 10.04.2017 dhe konstatohet se janë dokumentat standarte të procedurës përzgjedhëse konkurruese me objekt dhënia me koncension e ndërtimit të zonës së trajtimit të mbetjeve Tiranë.
Më datë 11.04.2017 shtetësja Alba Thoma nga adresa e saj private, [email protected] ia dërgon vetes së saj në adresën zyrtarëve (të dhëna të marra nga Akshi) e-mailin me titull: versioni i fundit dhe dokumentin bashkëlidhur REV2 TIRANA3.docx. Ky është dokumenti që ka të bëjë me: “Dokumentet Standarte të Procedurës Përzgjedhëse Konkuruese“. Komentet janë berë vetëm në faqen e 3 të dokumentit ku është komentuar në lidhje me përmbushjen e kritereve teknike ku duhet të përcaktohet qartë domethënia e këtij kriteri dhe që do vlerësohet në bazë të një projekti teknik, ka nevojë për më tepër shpegim.
Më datë 12.04.2017 shtetësja Alba Thoma i dërgon e-mail shtetases Blerina Xhixha (të dhëna të marra nga Akshi) bashkëlidhur dokumentin 1.docx dhe i kërkon ta bëjë në 3 kopje. Ky dokument është procesverbali dt. 12.04.2017 ku: “u diskutua mbi proçesin tashmë të përfunduar për marrjen e dakortësisë së Bashkisë së Tiranës për vazhdimin e proçedurave të projektit në fjalë referuar studimit të fizibilitetit si dhe miratim përkatës nga ana e Ministrise se Finances. U procedua më pas me nënshkrimin e studimit final të fizibilitetit. Takimi i sotëm ishte kryesisht i fokusuar tek hartimi i dokumentave Standarte të Konçesionit, drafti i të cilëve iu është përcjellë Komisionit paraprakisht në rrugë elektronike. Pas diskutimit te elementeve te tij Komisioni vendosi që:
Të proçedohet me përfundimin e punës për hartimin e dokumentave Standarte të Konçesionit deri në përfundimin e tyre dhe miratimin përkatës.
Takimi i rradhes i Komisiontt do t’ja komuntikohet me rruge elektronike, gjunsest parimisht u vendos ditën e premte datë 14.04.2017, ora 10.00 në ambjentet e Ministrisë së Vijedisit.
Më datë 13.04.2017 shtetësja Alba Thoma (të dhëna të marra nga Akshi) i dërgon e-mail shtetases Valbona Ballgjini dhe bashkëlidhur dokumentin 1.docx. Ky dokument është draft procesverbali i datës 14.04.2017 ku shkruhet se “sot me date 14.04.2017 u diskutua mbi elementet specifik të dokumentave Standarte të Konçesionit, komente të cilat janë përcjellë Komisionit paraprakisht në rrugë elektronike dhe nga ana tjeter jane diskutuar, komente të cilat janë reflektuar. Pas diskutimit te elementeve te tij Komisioni vendosi që: Të proçedohet me nënshkrimin e dokumentave Standarte të Konçesionit duke i miratuar ato. Hartimin e raportit përmbledhës së proçedurës për të njoftuar Ministrin. Dërgimin e Dokumentave Standartë të Konçesionit për miratim pranë Titullarit të Autoritetit Kontraktor. Vazhdimin e proçedurave për ngarkimin në sistem të dokumentacionit.”
Në faqen 127
Me emailin e datës 03.07.2017 ora 11.26 shtetasi Klodian Zoto i ka dërguar email shtetases Alba Thoma në adresën private të kësaj të fundit [email protected] me titull: “Procedura landfilli i Tiranës’ dhe e ka ruajtur në folderin [email protected] me attachement Proces verbal shqyrtim dhe vlerësimi, vendim KVO_Good-Ministri. Konstatohet se si burim është një email i dërguar në datë 03.07.2017 ora 11.05 nga shtetësja Etleva Kondi. Bashkalidhur është një dokument i modifikuar nga shtetasi Ervin, i krijuar më datë 16.02.2017 dhe modifikuar më datë 02.07.2017 ku gjendet proces verbal vlerësimi nga komisioni i dhënies së koncensionit ku pasqyrohet se është paraqitur vetëm një ofertues e konkretisht shoqëria Integrated Energy B.V. me vlerë investimi 128 248 330 euro. Ky proces verbal duket se është si draft pasi nuk ka datë dhe data e mbledhjes është lënë bosh; dokument i modifikuar nga Ervini, i krijuar më datë 27.01.2015 dhe modifikuar më datë 02.07.2017 ku është pasqyruar draft vendimi nr. 1 i vitit 2017 ikomisionit të dhnies me koncension për klasifikimin e shoqërisë Integrated Ennergy B.V. si ofertë të vetme me shumën totale të pikëve 100 pikë, dokument i panënshkruar, draft njoftimi për ofertuesin e kualifikuar.
Në faqen 128
Më datë 25.08.2017 ora 17.47 pm Bledar Karoli i dërgon email Pëllumb Abeshit, Taulant Tushës, Erjon Murataj, Sidita Temalit, Etleva Kondit, Namik Simixhiu dhe CC Valbona Ballgjini, Alba Thoma dhe Rovena Beqiraj me përmbajtje: “Përshëndetje, Në vijim të takimit ju bëj me dije se takimi i rradhës është lënë ditën e hënë datë 28.08.2017 ora 11.00 në sallën e mbledhjeve në Ministrinë e Mjedisit. Ju lutem konfirmoni pjesmarrjen...” Këto emaile i janë bërë forward shtetasit Klodian Zoto më datë 28.08.2017 ora 14.53 nga shtetasi Bledar Karoli duke përdorur adresën zyrtare @moe.gov.al, email me titull “Draft Kontrata” ku bashkalidhur është dokumenti “Draft kontratë Kontrata e koncensionit për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i vedndepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike Zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)” midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë Integrated Energy BV, me komente nga shtetësja Alba Thoma. Ky dokument shfaqet të ketë si autor Alba Thoma më datë 28.08.2017 dhe modifikuar për herë të fundit po në këtë datë nga Bledar Karoli.
Në faqen 128-129
Më datë 29.08.2017 ora 11.04 shtetasi Klodian Zoto i ka dërguar email shtetases Alba Thoma në dhe Valbona Ballgjini në adresën adresën albathoma82 @gmail.com private valbonaballgjini @hotmail.com me titull “Nenet e kontratës MIME-Version 1.0” të cilin më pas e ka ruajtur në folderin [email protected].
Më datë 29.08.2017 ora 13.04 shtetais Klodian Zoto i dërgon email shtetaseve Alba Thoma dhe Valbona Ballgjini ku shfaqet një mesazh i dërguar nga dikush tjetër me këtë përmbajtje: “Përsa i përket draft kontratës për prjektin Tiranë: Neni 5.10 të lihet siç ishte; Neni 6.2 të lihet siç ishte; Neni 7.1.3 të lihet siç ishte; Neni 7.2 të lihet siç ishte.
Më datë 31.08.2017 ora 12.09, shtetësja Alba Thoma nga adresa Alba. Thoma a moe.gov.al bën share nga telefoni i saj tek shtetasi Klodian Zoto me adresë emaili e saj zyrtare Klodianzotoa yahoo.com një shkresë “kthim përgjigje Mjedisit”. Ky dokument i cili rezulton të jetë krijuar dhe modifikuar për herë të fundit me autor shtetasin Herald Jonuzaj konstatohet se është një draft shkresë e Avokaturës së Shtetit, pa datë, e muajit gusht 2017 drejtuar Ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ku me pika të posaçme janë përcaktuar disa vërejtje që Avokatura e Shtetit, ka vlerësuar të evidentojë në lidhje me draft kontratën e koncensionit, referuar shkresës me nr. 6550 prot datë 28.08.2017. Ndër vërejtjet që ka evidentuar mund të përmendim faktin se tek objekti i projekt kontratës duhet të shtohen të gjitha impiantet e tjera që do ndërtohen, administrohen, mirëmbahen dhe transferohen; sugjeron që pronësia e shesheve dhe e të gjithë objekteve të ndërtuara të qëndrojnë në pronësi të autoritetit shtetëror; duhet riformular në të njëjtën frymë pika 5.2.2 në kuptimin që koncensionari mund të vendosë si garanci për financim vetëm të drejtat e tij që rrjedhin nga kontrata e koncensionit dhe jo asetet që do të krijohen pasi ato janë pronë e shtetit, pra vetëm e drejta e përdorimit mund të lihet peng ose garanci; në lidhje me përfshirjen në nenet e kontratës të ministrisë se energjisë duke qenë se kjo e fundit nuk është palë, ministria e medisit nuk mundet të garantojë veprimet e një ministrie tjetër, nuk parashikohet baza ligjore ku mbështetet vendosja e detyrimit të një organi shtetëror për te garantuar blerjen e energjisë elektrike nga ky impiant, etj.
Në datë 31.08.2017, me nr. 6021 rep nr. 2895 kol para noteres Majlinda Demollari, është lidhur kontrata e koncensionit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë Koncesionare Integrated Energy BV SPV sh.p.k. përfaqësuar nga Giuseppe Ciaffaglione.
Me datë 31.08.2017 ora 20.17.21 shtetasi Floran Pustina i percjell shtetases Valbona Ballgjini në adresën e kësaj të fundit zyrtare [email protected] email me titull: “kontrata clean’. Më datë 01.09.2017 ora 11.37 am Valbona Ballgjini ia përcjell shtetases Alba Thoma në adresë zyrtare dhe kjo e fundit më datë 01.09.2017 ora 12.09 pm ia përcjell vetes së vet në adresën e saj private [email protected]. Më pas më datë 01.09.2017 ora 12.10 nga adresa e vet private [email protected] ia përcjell shtetasit Klodian Zoto. Bashkalidhur është dokumenti me autor Alba Thoma dhe modifikuar për herë të fundit nga Floran Pustina, krijuar dhe modifikuar më datë 31.08.2017, konkretisht kontrata e koncensionit për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e ergjisë elektrike Zona e Trajtimit të mbetjeve Tiranë e muajit gusht 2017.
Në faqen 131
Më datë 21.09.2017 ora 09.28 Floran Pustina i dërgon i ka shkruar adresës: [email protected]: Klodi, Flonia Pls. Check.
Më datë 21.09.2017 Klodian Zoto i përcjell email Alqi Bllakos me titull “Vendim i K.Bashkiak”. Bashkalidhur është vendimi i Këshillit Bashkiak Tiranë, me kryetar Aldrin Dalipi, draft me nr 8 datë 2017 ku parashtrohet se me propozimin e Ministrisë së Mjedisit, Këshilli Bashkiak Vendosi:
- Të miratoje angazhimet e Bashkisë Tiranë konform Aneksit IX të kontratës së koncensionit se datës 31.08.2017 lidhur mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë koncensionare Energy Integrated BV SPV sh.p.k. me objekt “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike” dhe në tërësi të japë pëlqimin e Bashkisë Tiranë si një prej njësive vendore të Qarkut Tiranë, përfituese të projektit.
- Të autorizojë kryetarin e bashkise të firmosë formën e angazhimit mbi angazhimet e njësive të qeverisjes vendore të qarkut Tirane, konform kontratës së koncensionit firmosur nga Ministri i Mjedisit.
- Ngarkohet drejtoria e përgjithshme e për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi dhe angazhimeve të Bashkisë Tiranë.
- Ky vendim hyn në fuqi sipas përcaktimeve të pikës të nenit të ligjit nr. 139/2015 për “Vetëqeverisjen vendore “
Kjo është një shkresë draft.