• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A do të votojnë të dielën të burgosurit në Rrogozhinë? Flet Celibashi

15:19 : 19/07/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Të burgosurit e burgut të Rrogozhinës, që u bënë shkak për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qytet, mund të mos kenë të drejtën e votës në 23 Korrik. Në një intervistë për Klan News, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se institucioni i vuajtjes së dënimit që ka kompetencë ngritjen e qendrës së votimit, ende nuk ka një vendimarrje.

“Deri në momentin që ne flasim nuk na rezulton që të jetë ngritur një Qendër Votimi në institucionin e posaçëm të vendit të vuajtjes së dënimit. Është kompetencë e drejtorisë së atij institucioni për të vendosur nëse do ta ngrejë atë qendër votimi apo jo. Deri më sot do duhej të kishim një njoftim. Më tej nuk do të bënte sens”, tha Celibashi.

Vendimi për të përsëritur zgjedhjet u mor nga Kolegji Zgjedhor me argumentin se 15 nga të burgosurit me të drejtë vote duhet të kishin me patjetër vendbanimin në Bashkinë Rrogozhinë. Sipas kryekomisionerit Celibashi, nga ky rast lind nevoja e krijimit të mekanizmave rregullues në të ardhmen, për mënyrën se si duhet të ushtrojnë të drejtën e votës të burgosurit në Shqipëri.

 “Ata ligjërisht nuk janë të përjashtuar nga e drejta për të votuar. Gjithë diskutimi është që do të votojnë dhe në çfarë kushtesh do të votojnë në ambientet e vuajtjes së dënimit, pra në burg. Në gjykimin dhe vlerësimin tim atyre do duhet t’u krijohet mundësia që të votojnë aty ku vuajnë dënimin”, tha ai.

Kryekomisioneri Celibashi thotë se janë marrë të gjitha masat që mos përsëriten problematikat e 14 Majit në procesin zgjedhor.

Lexo edhe:

Pas takimit me Kurtin, Hamza thotë se PDK mbetet në opozitë

Sondazhet në Francë/ Marine Le Pen favorite për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2027

“Për sa kohë dhe mundësi që kemi patur në dispozicion për të verifikuar cilat ishin shkaqet në ato problematika, për të cilat dua të them që nuk ishin ndoshta në numër aq sa u prezantua, por gjithsesi ekzistonin, i kemi marrë masat që në këto zgjedhje të mos ketë asnjë lloj problemi në lidhje me përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit”, tha Celibashi.

Në përballjen e së dielës në Rrogozhinë, kandidatët do të jenë të njëjtë, Edison Memolla i PS, përballë kandidatit Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë’. Në 14 Maj, kutia e burgut, që u numërua e fundit i dha fitoren PS, pasi nga 92 vota në total, 80 ishin në favor të saj, duke e çuar diferencën mes kandidatëve në 21 vota.

Etiketa: celibashirrogozhinetë burgosuritzgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Pas takimit me Kurtin, Hamza thotë se PDK mbetet në opozitë

11:41 : 10/07/2026
BOTA

Sondazhet në Francë/ Marine Le Pen favorite për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2027

17:17 : 09/07/2026
RAJONI

Konstituimi i Kuvendit/ Kurti fton në takim krerët e partive opozitare

15:13 : 09/07/2026
RAJONI

KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje del fituese me 53 mandate në Kuvend

11:12 : 08/07/2026
RAJONI

Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, çfarë pritet

08:46 : 08/07/2026
RAJONI

Kosovë/ KQZ në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për certifikimin e zgjedhjeve

09:30 : 07/07/2026
Para

Trafikuan sende me vlerë nga Franca, zbutet masa e sigurisë për disa prej të arrestuarve

TË GJITHA

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

11:20 : 16/07/2026

Pse SHBA do ta “çmontojë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare

11:11 : 16/07/2026

Balla i del kundra Ramës: Të ndalen ndërtimet gjatë sezonit turistik, po u prishim pushimet turistëve

10:55 : 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (Emri)

10:53 : 16/07/2026

Finalja që vlen dy trofe, Yamal dhe Messi luftojnë edhe për “Topin e Artë”

10:38 : 16/07/2026

Vjedhja miliona $/ Gjykata e Lartë dëmton dosjen “Bankers”, “kyç” telefonin-thesar të Leonidha Çobos

10:30 : 16/07/2026

Ankimohet tenderi 6 milionë euro për rikonstruksionin e rrugës dytësore të autostradës

10:14 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş