• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Djegësi i Elbasanit merr në qafë edhe Gjiknurin? Shtegu që la hapur SPAK (dokumente)

11:57 : 16/07/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në Itali, ekziston një shprehje shumë e përhapur: “Nuk ka dy, pa tre”. Një shprehje e tillë mund të gjejë vend më së miri në historinë e inceneratorit të Elbasanit.

Deri më tani, Prokuroria e Posaçme ka ngritur dyshime se ish-ministrat Lefter Koka dhe Arben Ahmetaj, kanë përgjegjësi penale në procedurat e ndjekura për dhënien me koncesion të impiantit të përpunimit të mbetjeve në Elbasan.

Por, në dokumentat e hartuar nga prokurorët e posaçëm, rezulton se, krahas këtyre dy personazheve, është përfshirë në mënyrë të drejtëpërdrejtë më së paku edhe një i tretë, Damian Gjiknuri, ish-ministër i Infrastrukturës në vitin 2014, kur qeveria i dorëzoi koncesionin rreth 30 milionë euro kompanisë “Albtek Energy” të Stela Gugalljas, bashkëjetuese e Mirel Mërtirit.

Lexo edhe:

Rama “sytë katër” për plehrat, por mbyll të dy sytë për vjedhjet në qeveri

Nesho: Amerikanët të shqetësuar për McGonigal dhe korrupsionin në Shqipëri

Pra, duket se “nuk ka dy, pa tre”.

Procedurat e paligjshme të Elbasanit

Për të kuptuar pozicionin e Gjiknurit, është e rëndësishme të shihen vlerësimet paraprake të SPAK-ut mbi Kokën dhe Ahmetaj.

Në Dhjetor të vitit 2022, SPAK njoftoi dërgimin në gjyq të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe persona të tjerë, në përfundim të hetimeve për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Në atë njoftim thuhej ndër të tjera: “Nga hetimet është provuar gjithashtu fakti se nuk është është zbatuar proçedura e rregullt ligjore lidhur me llojin e proçedurës që është përdorur për dhënien e konçensionit…Në rastin konkret, në proçedurën e ndjekur për dhënien e konçensionit dhe lidhjen e kontratës me shoqërinë “Albtek Energy” sh.p.k, është ndjekur proçedura “me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit”, e rregulluar nga neni 33 e vijues të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar. Proçedura e ndjekur për dhënien e konçensionit “me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit”, nuk është një nga proçedurat e parashikuara në nenin 22 të ligjit nr.125/2013, ku parashikohet se për dhënien e konçensionit munden të përdoren vetëm një nga tre proçedurat: i) proçedura e hapur; ii) proçedura e kufizuar; ose iii) proçedura me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”.

Pra, për SPAK, Lefter Koka mban përgjegjësi penale për procedurën e zgjedhur për inceneratorin e Elbasanit.

Ky qëndrim përforcohet në dokumentin prej 12 faqesh, me objekt “Kërkesë për dhënie autorizimi për arrestimin…e deputetit Arben Ahmetaj”, dorëzuar në Parlament nga Prokuroria e Posaçme, që mban datën 7 Korrik 2023.

Në dokument thuhet, ndër të tjera: “Në lidhje me procedurën me object “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan për prodhimin e energjisë”, personi nën hetim, Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nëpërmjet vartësit të tij të ndjerë, Zamir Stefani, ka kontribuuar në dhënien e koncesionit, në kundërshtim me kuadrin ligjor rregullues, duke u zbatuar procedura e negocimit, pa shpallje paraprake, si edhe duke mos u zbatuar detyrimet e tjera të ngarkuara nga kuadri ligjor në fushën e koncesioneve…”.

Në foto: SPAK e konsideron Arben Ahmetaj si përgjegjës për procedurën e paligjshme për koncesionin e inceneratorit Elbasan

Pra, u bë rasti i dytë kur SPAK-u konstaton shkelje në procedurën e inceneratorit të Elbasanit.

Roli i Gjiknurit

Tashmë është radha për të parë rolin e Ministrit të Infrastrukturës së kohës, Damian Gjiknuri.

Në materialin e zgjeruar dorëzuar në Parlament për Arben Ahmetaj, prokurorët e posaçëm ka konstatuar se Gjiknuri ka dhënë dakordësinë për këtë procedurë, e cila rezulton e paligjshme.

“Me shkresën datë 17.11.2014 të Ministrit të Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i është kthyer përgjigje shtetasit Lefter Koka, Ministër i Mjedisit (në atë kohë), ku shprehen parimisht dakord, duke shprehur se përzgjedhja e procedurës së koncesionit është e drejtë e autoritetit kontraktor (Ministrisë së Mjedisit, shën.red)…”, thuhet në dokumentin e SPAK-ut.

Qëndrimi i Gjiknurit nuk është thjesht parimor dhe irrelevant në këtë histori.

Në foto: SPAK thotë se Damian Gjiknuri shprehet parimisht dakord për procedurën e paligjshme për inceneratorin e Elbasanit

Gjithnjë sipas SPAK-ut, Ministria e Gjiknurit ka pasur rol thelbësor në procedurën koncesionare.

“…Rezulton i administruar një dokument, “Impiant i përpunimit të mbetjeve urbane në qytetin e Elbasanit, studim fizibiliteti, me kokën e Ministrisë së Mjedisit, i përgatitur në nëntor 2014, i nënshkruar nga 6 persona…Në pikën 2 të këtin dokumenti, ‘Analiza Teknike’, është shënuar se Projekti pritet të ketë aktorë kryesorë në nivel kombëtar; Ministrinë Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrinë e Financave…”.

Për llogari të hetimit të saj, SPAK shprehet se, “siç vihet re, një aktor shumë i rëndësishëm është Ministria e Zhvillimit Ekonomik…”.

Në foto: SPAK e konsideron Ministrinë e drejtuar nga Gjiknuri si “aktor shumë të rëndësishëm” në procedurën koncesionare për Elbasanin

Në të njëjtën frymë, në optikën e SPAK-ut, secila nga tre ministrisë, përfshirë edhe ajo e Infrastrukturës, e drejtuar nga Gjiknuri, ka pasur rol shumë të rëndësishëm në procedurën e koncesionit të inceneratorit të Elbasanit.

Nga “tre aktorët kryesorë”, pra Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri dhe ministri i Financave i asaj kohe, Shkëlqim Cani, vetëm ky i fundit ka shprehur skepticizëm dhe pengesa për realizimin e projektit.

Lefter Koka, i cili, sipas letrave, ideoi procedurën e paligjshme, është i arrestuar.

“Aktori i parë”, Arben Ahmetaj, tashmë po kërkohet për t’u arrestuar.

Mbetet për t’u parë në vijim se si do të veprojë SPAK me “aktorin e dytë të rëndësishëm”, Damian Gjiknuri, i cili, njëlloj si Ahmetaj, ka shprehur dakordësinë për procedurën e paligjshme të kontratën koncesionare për impiantin e mbetjeve të Elbasanit.

Etiketa: arben ahmetajDamian GjiknuriInceneratori i Elbasanitlefter kokaprokuroria e posacmespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama “sytë katër” për plehrat, por mbyll të dy sytë për vjedhjet në qeveri

22:08 : 04/09/2025
AKTUALITET

Nesho: Amerikanët të shqetësuar për McGonigal dhe korrupsionin në Shqipëri

21:45 : 04/09/2025
AKTUALITET

Pika e vogël e Kumbaros, kompleksi gjigand i Gjiknurit

21:22 : 04/09/2025
AKTUALITET

Debati “i fortë” zbulon banalitetin e KLP-së në shkarkimin e drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

16:23 : 03/09/2025
AKTUALITET

Bardhi depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

14:06 : 02/09/2025
AKTUALITET

Inceneratorët “dogjën” paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet

16:55 : 01/09/2025
Para

Teuta vijon përgatitjet për sezonin e ri, “djemtë e detit” tregojnë gjendjen e grupit (FOTO)

TË GJITHA

Kërcet arma në Shkodër, ekzekutohet në mes të qytetit 34-vjeçari

23:33 : 04/09/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Gjermania pëson disfatë, argëtohet Spanja

23:32 : 04/09/2025

Horoskopi ditor, 5 Shtator/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:22 : 04/09/2025
NË foto, Kristjan Kola

FOTO/ Ky ishte i riu që u ekzekutua me a*më zjarri në Shkodër

23:16 : 04/09/2025

EMRI/ Arrestohet në Santo Domingo shqiptari, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar kokai*e

23:11 : 04/09/2025

V*asja në Shkodër, policia: Kristian Kola u ekzekutua jashtë një lokali

23:07 : 04/09/2025

Vra*ja në Shkodër/ Zbulohet identiteti i viktimës, autorët ishin 2 persona me motorr

22:54 : 04/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com