• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Partizani gati për natën europiane, si paraqitet situata në kampin e “Demave”

16:34 : 10/07/2023
në SPORT

Ditën e nesërme në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, Partizani luan sfidën më të shtrenjtë sa u përket financave dhe një nga më të rëndësishmet sa i përket historisë së klubit në kompeticionin e Champions League.

Kjo është paraqitja e 11-të e Partizanit në këtë turne në të gjithë ekzistencën e vet dhe vetëm një herë ka arritur të kalojë raund, duke shkuar nga i dyti, në të tretin. Bëhet fjalë për sezonin 2016-2017 nën drejtimin e italianit Adolfo Sormani.

Të kuqtë këtë herë e nisin nga turi i parë dhe synimi është të kalojnë skuadrën e BATE Borisov, ekipi më me histori në Champions në vendin e vet. Por si i gjen dy ekipet kjo ndeshje milionere?

Skuadra e kuqe, ndryshe nga kundërshtari, vjen në këtë ndeshje me petkun e kampiones. Por pas këtij suksesi, festa nuk zgjati shumë, sepse drejtuesit nisën një dallgë divorcesh, duke u ndarë më gjithë stafin e skuadrës.

Në stol erdhi Zoran Zekiç, një strateg i futbollit kroat dhe një nga trajnerët me CV-në më të pasur që ka ardhur ndonjëherë në Shqipëri. Ai mori skuadrën në drejtim më 13 qershor, duke ardhur në këtë ndeshje të parë me më pak se një muaj në stolin e kuq.

Lexo edhe:

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

Përveç stafit, edhe skuadra ka pësuar ndryshime. Në portë, Qirko është emëruar në vend të Rexhepit. Në mbrojtje është larguar Menish, ndërkohë që është rikuperuar Sembene.

Klubi e kërkoi me ngulm një qendërmbrojtës të nivelit të lartë, por nuk arriti ta ketë për këto ndeshje. Në mesfushë Matondo mungon, teksa është zëvendësuar me Adnard Mehmetin.

Gjithashtu, largimi i Engjëll Hotit u pasua nga afrimi i para pak ditëve, Gjelbrim Taipi. Në sulm e vetmja e re quhet Albers Keko. Për dy javë trajneri Zoran Zekiç e ka “shtrydhur” skuadrën në Pogradec, atje ku lojtarët kanë përjetuar disa nga stërvitjet më të forta në karrierë.

E megjithatë, për meritë të stafit të skuadrës, por edhe të fatit, deri më tani nuk ka pasur asnjë dëmtim muskulor. Skuadra ka zhvilluar dy ndeshje miqësore, ku ka arritur të fitojë me një gol të Alfred Mensah ndaj Strugës dhe u mposht me shifrat 2-1 nga Ballkani.

Gjatë gjithë kësaj kohe Zekiç e ka përgatitur skuadrën me hollësi rreth sjelljes që duhet të bëjë në fushë, duke studiuar edhe ndeshjet e BATE Borisovit.

Etiketa: Bate borisovkualifikueset champions leaguePartizani

Lajme të lidhura

SPORT

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

19:14 : 19/10/2025
SPORT

Partizani në krizë, derbi “pret kokën” e drejtorit sportiv, kush e ka radhën?!

14:41 : 05/10/2025
SPORT

Fitorja e parë sezonale vjen në “derbin e hallexhinjëve”, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit

21:10 : 03/10/2025
AKTUALITET

Derbi Partizani-Tirana, akset që bllokohen në kryeqytet

16:06 : 03/10/2025
SPORT

Pa diferenca të konsiderueshme, bastet thonë fjalën e tyre për derbin Partizani-Tirana

14:38 : 03/10/2025
SPORT

Do të mungojë 3 javë, sulmuesi i Tiranës humbet derbin ndaj Partizanit

22:24 : 29/09/2025
Para

Berisha nxjerr VIDEON: Qytetarët përleshen, policia bën tifo!

TË GJITHA

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit Lpranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025

‘Jetë mizerabël’, banorët rrëfejnë skandalin e zjarreve toksike në landfilin e Elbasanit

22:13 : 29/10/2025

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025

Alarmante, 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

21:55 : 29/10/2025

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025

Skandali me hemodializën! Braçe kërkon auditim 10-vjeçar për pagesat pa shërbime në Spitalin Amerikan

21:37 : 29/10/2025

U akuza për kultivim droge, reagon Belina Pupa

21:15 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com