• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inflacioni zbret lehtë pas rritjes së majit, çmimet po ulen shumë më pak se në Europë

14:38 : 10/07/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Inflacioni është ulur lehtë në qershor, pas rritjes që shënoi në maj. INSTAT njoftoi se ndryshimi i Çmimeve të Konsumit në qershor ishte 4.5% në qershor, nga 4.7% në maj dhe 4.6% në prill.

Pavarësisht rënies së lehtë në qershor, tendenca e tkurrjes së çmimeve është shumë më e ngadaltë sesa në eurozonë. Më herët Eurostat bëri të ditur se inflacioni në 20 vendet e Eurozonës, ra në 5.5% këtë muaj, nga 6.1% në maj.

Ulja e energjisë ka “qetësuar” inflacionin në Eurozonë, ndërsa në Shqipëri po reduktohet më ngadalë për shkak të efektit të produkteve ushqimore, të cilat përveçse janë të shtrenjta zënë dhe një peshë shumë më të lartë në buxhetin e ushqimeve, në 42%, nga 13% që është mesatarja europiane.

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,63 pikë përqindje.

Lexo edhe:

Rinasi sërish në krye të Europës për rritjen e fluturimeve edhe për muajin tetor me 173% më shumë se para pandemisë

Sejko: Ekonomia shqiptare po përballet me tre sfida kryesore

Banka e Shqipërisë në mbledhjen e fundit vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë në 3%. Norma bazë është instrumenti kryesor që përdor banka për të luftuar presionet inflacioniste.

Guvernatori i Bankës, gent Sejko tha se inflacioni ka ardhur në rënie, duke pasqyruar më së shumti rënien e inflacionit të importuar dhe nënçmimin e euros.

Por, ai shtoi se nga ana tjetër, presionet e brendshme inflacioniste vijojnë të mbeten të larta, në pasqyrim të kërkesës së lartë për mallra e shërbime, të kushteve të shtrënguara në tregun e punës dhe të rritjes së shpejtë të pagave e të kostove të punës.

Inflacioni

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Qershor 2023, arriti 114,0 kundrejt muajit Dhjetor 2020.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2023 është 4,5%, një vit më parë ky ndryshim ishte 7,4%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2023, krahasuar me Maj 2023 është -0,3%.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,63 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,45 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,40 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,24 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,22 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,18 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” me -1,13 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Qershor 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 10,3% secili, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,2%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,8%, “Veshje dhe këpucë” me 4,4%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,7%, “Shërbimi arsimor” me 2,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,1%, “Komunikimi” me 1,4% dhe “Shëndeti” me 1,2%.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 16,2%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 26,1%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 14,4%, “mish” me 10,9%, “fruta” me 9,6%, “peshk” me 9,0%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4,3%, “bukë dhe drithëra” me 4,0%, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Maj 2023, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 1,2% pasuar nga çmimet e grupit “Transporti” me 0,3%.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 1,8%, pasuar nga “Veshje dhe këpucë” me 0,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3% secili dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2%./Monitor

Etiketa: ekonomieuropeinflacionRritja e cmimeveUshqimetvarferi

Lajme të lidhura

EKONOMI

Rinasi sërish në krye të Europës për rritjen e fluturimeve edhe për muajin tetor me 173% më shumë se para pandemisë

17:29 : 12/11/2025
AKTUALITET

Sejko: Ekonomia shqiptare po përballet me tre sfida kryesore

10:06 : 11/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Raporti/ Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

20:22 : 10/11/2025
AKTUALITET

Inflacioni i tetorit 2.3%, si po shtrenjtohen gjithnjë e më shumë qiratë

12:25 : 10/11/2025
AKTUALITET

Kostot e jetesës mbi mesataren europiane! Edhe pensionistët e huaj braktisin Shqipërinë

08:24 : 07/11/2025
AKTUALITET

Rritja e pensioneve/ Propaganda e Ramës larg realitetit, të moshuarit numërojnë qindarkat

19:30 : 06/11/2025
Para

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta avokati i njohur/ FOTO - Emri

TË GJITHA

Dashnor Sula: Të themelohet UÇD, Ushtria Çlirimtare e Demokratëve

19:16 : 12/11/2025

Shpërthejnë trazirat në kampin e emigrantëve në Greqi, 25 arrestime dhe 2 policë të plagosur

19:11 : 12/11/2025

E rrallë në Vlorë, peshku 20 kg ‘xhiro’ në shëtitoren e qytetit

18:53 : 12/11/2025

Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Itali, zbardhet agjenda

18:44 : 12/11/2025

Zjarr në Vlorë, përfshihet nga flakët një banesë

18:34 : 12/11/2025

Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

18:23 : 12/11/2025

“Balluku i fshihet Kuvendit”, Bardhi: E vetmja zv.kryeministre e pandehur që menaxhon 60% të buxhetit

18:17 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com