• Kontakt
Tuesday, July 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Beogradi nuk mund të kompensojë humbjen e Kosovës në B-H

Milorad Dodik kërcënon sërish me separatizëm, por kësaj radhe planet e tij duhet të merren seriozisht, shkruan NZZ. Beogradi kërkon një lloj kompensimi për humbjen e Kosovës.

08:24 : 10/07/2023
në RAJONI

“Milorad Dodik, presidenti i entitetit serb në Bosnjë-Hercegovinë, planifikon sërish të shkëputet nga shteti. Këto kërcënime janë dëgjuar shpesh nga ai. Por këtë herë është e rëndësishme të dëgjosh më me kujdes atë që thotë Dodik – dhe mbi të gjitha të shikosh më me kujdes atë që po bën. Sepse, me përshkallëzimin e problemeve rreth Kosovës, u përkeqësuan edhe kushtet kornizë për Bosnjë-Hercegovinën”, shkruan gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung.

“Dodik po flet për organizimin e një referendumi para fundit të këtij viti,” shkruan NZZ dhe kujton se “parlamenti i RS në 2021 hodhi edhe hapat e parë në këtë drejtim. Por pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022 ndaloi planet e Dodikut. Dodik vuri në dukje se në BE dhe SHBA kanë zero tolerancë për eksperimentet në Ballkanin Perëndimor. Hapësira e palës serbe për manovrim është zvogëluar shumë shpejt në zero.”

Nuk është BiH në krizë – është sundimi i Dodik

“Çfarë ka ndryshuar prej kohëve të mëparshme, që Dodik po e vendos sërish referendumin në tavolinë?”, pyet autori dhe menjëherë pas kësaj thotë se “kjo ndoshta nuk është krizë serioze e Bosnjë-Hercegovinës”.

Lexo edhe:

Fati i Abdixhikut më 30 korrik, LDK mbledh Kuvendin e jashtëzakonshëm

Sorensen vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, zbardhen diskutimet me Kurtin

“Nuk është vendi në krizë, por sundimi i Dodikut. Në vjeshtën e vitit 2022, ai fitoi me një rezultat të ngushtë. Është e pasigurt nëse ai mund ta përsërisë këtë sukses në zgjedhje. Për dy dekada, ai formësoi politikën e vendit dhe gjatë kësaj arriti së bashku me familjen e tij një pasuri të madhe. Shumë qytetarë thjesht janë të ngopur me Dodikun. Kështu, kriza e vetë-skenuar i shkon për shtat babait kontrovers të vendit”.

Edhe Vuçiqit do t’i përshtatej kriza në Bosnjë-Hercegovinë

“Përveç kësaj, ka edhe diçka tjetër: Konflikti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës po hyn në fazën e tij përfundimtare,” beson Andres Ernst. “Kriza në Bosnjë-Hercegovinë do t’i përshtatej edhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Ai mund të paraqitet edhe një herë si garantues i stabilitet dhe ndoshta të shtyjë sërish njohjen e Kosovës”.

“Përveç kësaj, shkruan NZZ, Vuçiqi mund ta ngrejë edhe një herë çështjen serbe: sipas llogaritjes së Vuçiqit, nëse e humbim Kosovën dhe serbët atje, atëherë duhet të kompensohemi me territorin e serbëve të Bosnjë-Hercegovinës”.

Autori më pas shpjegon, “se kjo ide, konkretisht – shpërbërja e Bosnjë-Hercegovinës, është jashtëzakonisht e rrezikshme.” Zbatimi i kësaj ideje do të çonte ndoshta në luftë. Megjithatë, është e qartë se eksperimente dhe mendime të tilla po gëzojnë edhe një herë njëfarë pranimi tek diplomatët në Perëndim”.

Sanksione vetëm ndaj Dodikut

“BE-ja duhet ta kundërshtojë me forcë këtë,” beson Ernst dhe vazhdon: “Por jo duke dërguar më shumë trupa në Bosnjë-Hercegovinë, siç kërkojnë parlamentarët britanikë. Dhe jo duke miratuar masa nga Përfaqësuesi i Lartë, që ai nuk mund t’i zbatojë për shkak të mungesës së legjitimitetit dhe autoritetit.”

Në fund të komentit NZZ shkruan: “Nuk është Bosnjë-Hercegovina në krizë, por Dodiku”.Ai duhet të sanksionohet personalisht. Një ndalim udhëtimi në BE dhe një hetim mbi situatën e tij financiare do të ishte një fillim i arsyeshëm. Edhe Vuçiqit duhet t’i bëhet e qartë: humbja e Kosovës nuk mund të kompensohet në Bosnjë-Hercegovinë”./DW

Etiketa: bosnje hercegovinekosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Fati i Abdixhikut më 30 korrik, LDK mbledh Kuvendin e jashtëzakonshëm

20:30 : 27/07/2026
RAJONI

Sorensen vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, zbardhen diskutimet me Kurtin

17:04 : 27/07/2026
RAJONI

Kosova nuk ka më kontrata lobimi në SHBA: A është ky problem?

13:44 : 27/07/2026
BOTA

Tregu i BE-së mbetet i mbyllur për qumështin e Kosovës

16:20 : 26/07/2026
RAJONI

Vuçiç – ushtarëve serbë: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur

22:17 : 25/07/2026
RAJONI

Sorensen në vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve e prokurorëve serbë

20:23 : 24/07/2026
Para

Eksperti: Kosova më afër konfliktit të hapur sesa Bosnja

TË GJITHA

Horoskopi për nesër: Takime romantike, vendime të rëndësishme dhe kujdes me paratë

22:58 : 27/07/2026

Përplasen dy makina në Durrës, një i plagosur

22:56 : 27/07/2026

“Sara Mila, ushtare e sulltanit”, protestuesit: Ke të fala nga burgu i Elbasanit!

22:52 : 27/07/2026

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

22:47 : 27/07/2026

Fjalimi i fortë i Elsa Demos në protestë: Pas Teatrit dogjën pyjet dhe ndërtuan resorte

22:37 : 27/07/2026

Bardhi dënon publikimin e pamjeve nga Kuvendi: Është dhunë ndaj një gruaje

22:21 : 27/07/2026

Gazetari komenton protestën: Policia ka gazin dhe ujin, qytetarët kanë vezë e domate

22:06 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomgrandpashabetiptv satın alCasibombetciocasibom giriş