• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhuna, stresi dhe depresioni, shkaqet që dëmtojnë shëndetin e grave në Shqipëri

19:08 : 07/07/2023
në AKTUALITET, SHENDETI

Shëndeti mendor i grave në Shqipëri dëmtohet kryesisht nga stresi, dhuna seksuale dhe depresioni, thuhet në një studim të ekspertëve të shëndetit publik.

Në raportin e publikuar sot nga organizata “Së bashku për jetën” mbi shëndetin mendor të grave në Shqipëri, theksohet se gjendja u rëndua ndjeshëm gjatë pandemisë Covid-19 e në vazhdim, por ende mungojnë matje të rregullta mbi gjendjen e shëndetit mendor, bazuar në këndvështrimin gjinor.

Megjithëse nuk ka matje të rregullta nga pikëpamja e përkatësisë gjinore, ekspertët pohojnë se shëndeti mendor i grave dhe vajzave në Shqipëri është përkeqësuar nga Pandemia Covid-19 e në vazhdim.

Afro 70 për qind e grave kanë raportuar gjatë intervistave episode depresioni, të cilat shtohen bashkë me rritjen e moshës së tyre.

Sipas një studimi të publikuar sot nga organizata “Së bashku për jetën” bazuar në sondazhe me grupime të ndyshme, gratë dhe vajzat në Shqipëri kanë rrezik më të lartë për të vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, veçanërisht të depresionit dhe ankthit.

Lexo edhe:

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

Autorë të disa vjedhjeve me armë dhe dhunë, dy të arrestuar në Durrës (EMRAT)

“Kemi të dhënat tona kombëtare që risku për probleme të shëndetit mendor është më i madh tek vajzat dhe tek gratë. Çështjet më të shpeshta mes tyre janë depresioni dhe ankthi. Diferencat mes grave dhe burrave janë vazhdimisht të pranishme në çdo studim sado i takon grupmoshat dhe shtresat e ndryshme shoqërore. Të dhënat lidhur me shëndetit mendor duhet të jenë të ndara për burrat dhe për gratë për të ndihmuar dhe detajuar shërbimet e kësaj fushe”, thotë dr. Alban Ylli, ekspert i shëndetit publik.

Autorët sugjerojnë se të dhënat shëndetësore sistematike nga disa shërbime duhet të ndahen sipas gjinisë dhe madje theksuan se anashkalimi i dallimeve gjinore ose i paragjykimeve gjinore, mund të ketë pasoja klinike ose të shëndetit publik.

Dhuna në familje është e pranishme për afro 37 për qind të grave dhe vajzave, siç pohohet nga të dhëna të INSTAT dhe organizatave të shoqërisë civile, çka u sjell atyre ankth, depresion dhe mendime për vetëvrase.

Më shumë se 10 për qind e grave të dhunuara humbasin vendin e punës, pjesa tjetër kanë vështirësi të punojnë apo të gjejnë punë, çka dobëson shëndetin mendor e fizik dhe fuqinë e tyre ekonomike.

“Ajo që u evidentua si shqetësim gjatë raportit ishte fakti se vetëm gjysma e intervistuarve ishin gra që kishin shkuar të vizitoheshin dhe ishin diagnostikuar klinikisht nga një mjek për sa u përket çrregullimeve të shëndetit mendor. Gratë pohuan se më shumë përdornin shërbimin shëndetësor parësor dhe nuk e kishin aq të lehtë të bënin procesin e shtrimit në spital. Vërejmë se gratë e mbajnë për vete fshehur problematikën e shëndetit mendor dhe nuk duan ta shfaqin për shkak të stigmatizimit që mund të pësojnë nga shoqëria”, thotë Redina Çanaku, koordinatore projektesh pranë organizatës “Together for Life”.

Studimi vëren se dy herë më shumë burra se sa gra diagnostikohen me depresion nga një profesionist dhe kjo mund të zbulojë një “pranim” ose “normalizim” me ndjenjën e depresionit tek shumë gra, të cilat priren të mos shkojnë te mjeku për problemin e tyre.

Autorët theksuan se depresioni i diagnostikuar është 5 herë më i ulët se sa depresioni real i raportuar nga popullata.

Sondazhet tregojnë që burrat përdorin më shpesh shërbime spitalore dhe kjo mund të lidhet me faktorë kulturorë ose të sjelljes së tyre.

Studimet vërejnë se ende nuk ka matje të rregullta e periodike mbi shëndetin mendor të grave dhe vajzave, të cilat ende kanë një qasje të kufizuar në këto shërbime, për shkak të stigmës sociale dhe mungesën e informacionit.

Shqipëria ka normat ndër më të ulëtat në kontinent sa i takon përdorimit të kujdesit shëndetësor për shëndetin mendor në Europë.

Studimi thekson se Shqipëria ka ligje dhe politika të mira mbi shëndetin mendor dhe barazinë gjinore, megjithatë specifikat gjinore meritojnë një kujdes të veçantë, sepse shëndeti mendor mund të ketë karakteristika të ndryshme tek burrat dhe gratë./VOA

Etiketa: depresiondhuneshendet mendorstudim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026
AKTUALITET

Autorë të disa vjedhjeve me armë dhe dhunë, dy të arrestuar në Durrës (EMRAT)

14:04 : 20/06/2026
AKTUALITET

Dhuna barbare ndaj çiftit Nika, identifikohet dhe shpallet në kërkim një nga 5 autorët e dyshuar

14:05 : 18/06/2026
AKTUALITET

Dhunimi i çiftit në Fushë-Arrëz, flet i lënduari: 5 persona u prezantuan si policë, njëri kishte armë

12:47 : 17/06/2026
AKTUALITET

Hakmarrje pasi denoncuan parcelat me drogë? Dhunohet çifti në Fushë Arrëz/ EMRAT – DETAJE

09:25 : 17/06/2026
AKTUALITET

I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës, denoncon: Më dhunoi policia greke!

08:13 : 13/06/2026
Para

Pija që të gjithë e duan ndikon në formimin e mpiksjes së gjakut

TË GJITHA

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026
Foto ilustruese

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

09:55 : 24/06/2026

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026

FOTO/ Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta banorëve të Liqenit të Thatë

09:34 : 24/06/2026

Dritan Goxhaj si anomali e normalitetit

09:28 : 24/06/2026

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

09:18 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş