• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Karma is a bitch”! Dimri i madh i Ramës gjatë vizitës së verës në Prishtinë

19:37 : 06/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nuk është parë e dëgjuar ndonjëherë që një kryeministër i Shqipërisë të refuzohet në takim nga homologu i Kosovës dhe për më tepër të pritet në Prishtinë me thirrjen “tradhtar”. Ky skenar për shumëkënd i pamenduar deri disa vite më parë, u bë realitet me personazhin e Edi Ramës dhe mbi të gjitha falë qasjes së tij.

Hipur mbi karrigen e kryeministrit në Tiranë, për vite me radhë, Edi Rama u soll në mënyrë të paprecedentë duke u afruar me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe larguar me qeverinë e Kosovës.

Nisma “Ballkani i Hapur”, e çelur në Serbi në 2019-ën, ishte një çarje e madhe në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare. Kryeministri Edi Rama e mbronte fort atë që Prishtina zyrtare e quante një nismë që në thelb çonte ujë në mullirin e Serbisë. Pavarësisht kësaj, Rama qëndroi kokëfortë kundër Prishtinës zyrtare dhe pro Aleksandër Vuçiç, të cilin nuk nguroi ta cilësonte “një vëlla”.

Vëllait nga Serbia i qëndroi në krah edhe me rindezjen e tensioneve në veriun e Kosovës, duke deformuar pozicionimin historik të Tiranës zyrtare. Me reagime në rrjetet sociale dhe në konferenca shtypi, Rama do të qortonte qasjen e Albin Kurtit dhe do ti kërkonte lëshime në favor të Serbisë. Me një vendim tjetër të paprecedentë, anuloi disa javë më parë edhe një mbledhje të përbashkët me qeverinë e Kosovës, duke e dënuar në një lloj forme për qasjen ndaj konfliktit me Serbinë.

Vëllai Vuçiç megjithatë, e la në baltë kur injoroi kërkesën e Ramës për të liruar tre efektivët e policisë që sipas palës kosovare u rrëmbyen nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës. Pas kësaj, Rama anuloi nismën e “Ballkanit të Hapur”, duke lënë pas megjithatë një gropë të madhe në marrëdhëniet me Kosovën me qëndrimet e tij pro Vuçiçit dhe kundër Albin Kurtit.

Lexo edhe:

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

Zbulohet arsenal armësh në Portin e Durrësit, fshihej në një automjet nga Kosova me destinacion Afrikën

Ky i fundit, në një konferencë për gazetarit nga Prishtina, deklaroi refuzimin për të pritur në një takim kryeministrin Edi Rama, gjatë vizitës në Prishtinën.

“I kërkova të mbajmë mbledhjen e qeverisë që u anulua. Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”, tha Kurti një ditë më parë.

Kryeministri shqiptar ndoshta shpresonte se Kurti mund të ndërronte mendje, teksa këtë mëngjes, në një deklaratë nga Shkupi, ku nisi “turin e tij ballkanik në kuadër të Procesit të Berlinit”, tentoi të luajë kartën nacionaliste.

“Unë kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin, që kur të vjen në shtëpi edhe hasmi i hapet dera dhe është e ndaluar ta nxjerrësh deri kur të mbarojë fjalën” tha Rama gjatë një konference të përbashkët për mediat me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Albin Kurti nga ana tjetër, teksa la ambientet e zyrës, nuk iu përgjigj interesit të gazetarëve nëse do të takohej me Ramën që tashmë kishte mbërritur në Prishtinë, duke lënë të kuptohet se fjala e thënë një ditë më parë ishte ende në fuqi.

Rama fluturoi sot pasdite në Prishtinë, ku ndihej një atmosferë dimërore në këtë vizitë korriku, teksa në aeroport e priti vetëm ambasadori i Shqipërisë. Asnjë zyrtar i Kosovës nuk ishte atje për të.

Takimet e vetme që ka zhvilluar me zyrtarë të Kosovës janë ato me Presidenten e vendit Vjosa Osma dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Të dy i kujtuan se Kosova duhet të mbështetet nga Tirana zyrtare, ndërsa agresionet nga pala serbe duhen dënuar.

“Për më tepër, (Vjosa Osmani) theksoi se është e domosdoshme që ata që kanë sulmuar NATO-n, gazetarët, policinë e Kosovës dhe qytetarët në veri, të jenë përgjegjës para ligjit, sepse pandëshkueshmëria mund të nxisë edhe më shumë dhunë”, thuhet në një deklaratë të Presidencës së Kosovës.

Konjufca ndërkohë bëri apel që Kosova mos të cilësohet fajtore për situatën në veri.

“Biseduam për zhvillimet në vend dhe situatën politike, si dhe ndihmën e domosdoshme që e presim nga Shqipëria. Po bëjmë përpjekje që janë shtetërore dhe kushtetuese. Janë përpjekje për të vendosur rend dhe ligj. Mos ta shohin Kosovën si fajtore në këtë mes sepse nuk ka faj”, tha ai për gazetarët pas takimit me Ramën.

Kryeministri i Shqipërisë nuk shihet me sy të mirë as nga qytetarët e Kosovës, që në deklarata për gazetarët shprehën rezerva për qëndrimin e tij. ”Tradhtar” ishte thirrja e një qytetari para se Rama të mbërrinte në zyrën e Vjosa Osmanit.

Një tjetër, me pankarta në duar i dha këtë mesazh kreut të qeverisë shqiptare: “Me turin tënd ballkanik në turr të s’ëmës – Edi Rama – jo i mirëseardhur! Edi Rama ik te Vuçiqi! Edi Rama shko në Ballkan të Hapur”.

/Boldnews.al/

Etiketa: albin kurtiAleksander VucicEdi Ramakosove

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025
AKTUALITET

Zbulohet arsenal armësh në Portin e Durrësit, fshihej në një automjet nga Kosova me destinacion Afrikën

11:20 : 07/06/2025
AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
RAJONI

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

Tani është zyrtare, Xhaka te Bayern Leverkusen: Këtë kampionat e njoh mirë!

TË GJITHA

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë NUK KANË SHANCE…

17:49 : 07/06/2025

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

17:17 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com