• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritja e kostove nuk e zgjidhi mbledhjen e plehrave në plazhet e Durrësit dhe Kavajës

16:05 : 05/07/2023
në AKTUALITET, SOCIALE

Bashkia e Durrësit evadon çdo ditë rreth 206 ton mbetje të kategorive të ndryshme dhe prej mbylljes së venddepozitimit në Porto Romano në vitin 2019, mbetjet depozitohen në landfillin e Sharrës në Tiranë.

Por kontrata e nënshkruar mes Bashkisë së Durrësit dhe koncesionarit  i rriti disafish kostot e menaxhimit të mbetjeve të qytetit duke i bërë të papërballuehsme për buxhetin e bashkisë.

Për të përballuar kostot shtesë me kërkesë të bashkisë, qeveria i dha bashkisë së Durrësit në gusht 2021 30 milion euro subvencion për 10 vitet e ardhshme. Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako tha atëherë se vetë bashkia do të paguante fillimisht vetëm 10 për qind të kostove për transferimin e mbetjeve në Sharrë.

Por kjo rritje shpenzimesh shkon për të mbuluar kostot e transferimit në Tiranë dhe paguar Integrated Energy B.V SPV, koncesionarin që është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme si pjesë e aferës së inceneratorëve.

Në krahun tjetër, zonat rurale të bashkisë dhe plazhet periferike nuk kanë kosha dhe shërbimi i evadimit është shpesh i vonuar.

Lexo edhe:

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

Ndotja e Vjosës/ Reuters: Ujërat e zeza, gërmimet për zhavorr po shkatërrojnë vendin e ri të UNESCO-s

Gazetari Mentor Kikia që drejton prej vitesh “Korpusin shqiptar të vullnetarëve” dhe organizon çdo vit aksione pastrimi në plazhet e Durrësit, thotë se situata është e vështirë.

“Situata në zonat turistike që janë jashtë qytetit, si Gjiri i Lalëzit, Hamallaj, Sektor Rinia, ku menaxhimi i mbetjeve nuk është në nivelin e duhur,” tha Kikia për BIRN.

Problematike në këto plazhe nuk është vetëm grumbullimi i mbetjeve, por dhe se ku hidhen mbetjet pas pastrimit.

“Sa i takon pastërtisë në këto zona, plazhet pastrohen në pjesën më të madhe nga ata që i kanë marrë me qira, por ata që i pastrojnë, mbetjet i hedhin ose nëpër parqe, ose tek pikat e grumbullimit, por që  tërhiqen jorregullisht duke krijuar grumbullime masive,” shtoi Kikia.

Në plazhin mjaft të frekuentuar të Porto Romanos, mbetjet janë hedhur në anë të rrugës dhe kanë mbetur aty. Leshteriku i pastruar nga deti është hedhur po ashtu në anë të rrugës, duke krijuar një masë të madhe. Koshat ndërkohë numërohen me gishta.

“Të menaxhosh një qytet si Durrësi me një shtrirje shumë të madhe dhe me popullsi që në verë disafishohet, nuk është e lehtë,” vlerësoi Kikia.

Të njëjtat halle edhe në Golem

Në një plazh publik në Golem, pushuesit qëndrojnë mes mbetjeve..

Njësoj si Durrësi, edhe Bashkia e Kavajës i transferon mbetjet në Tiranë, por kostot e shtuara për këtë transferim nuk kanë sjellë përmirësim të situatës së qytezës turistike.

Mes dhjetra plazheve private në zonën e Golemit ndodhen edhe hapësirat e plazheve publike. Qytetarë të moshave të ndryshme, kryesisht  të moshuar, vendosin çadrat e tyre në këto plazhe, ku nuk mungojnë as plehrat.

“Po këtu po pushojmë. Të marrim pak rreze dielli, ku të shkojnë tjetër, privati e ka shtatë mijë lekë çadrën, ndaj e vendosa timen këtu, po e shikon vetë që ka plehra, por mos na bëjë foto”, lutet një pushues në një nga plazhet e Golemit.

Kontejnerë të tejmbushur dhe mbetje në tokë shikon dhe në rrugën që ndan zonën e pyllëzuar me pisha dhe resortet turistike të zonës.

Për ekspeten e mjedisit, Ermelinda Mahmutaj që drejton Qendrën Mjedisore “Eden”, sistemi i grumbullimit të mbetjeve ende ka shumë problematika, ndaj situata është kjo që shohim në terren.

“Nevojitet sistem efikas dhe i shpejtë i grumbullimit të mbetjeve, shoqëruar kjo me fushata edukimi dhe monitorime, gjobitje të qytetarëve që nuk zbatojnë rregullat,” tha Mahmutaj.

Bashkia e Kavajës nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi kërkesës për koment të bërë nga BIRN në lidhje me situatën dhe masat e marra për këtë sezon turistik.

Ndërkohë në këtë zonë, veç mbetjeve gjenden edhe kanale të hapura të ujërave të zeza.

“Ka disa ditë që ka pasur derdhje ujërash në det. Kam frikë se mes ujrave të përrorit që derdhen poshtë urës janë bashkuar dhe ujëra të zeza, se era të mbyt”, tha Aqif Luka një pushues nga Shijaku, që kishte qëndruar pranë një plazhi të tillë.

Së bashku me familjen e vajzës, pensionisti e frekuenton çdo fundjavë Golemin dhe përtej shqetësimeve se çdo hapësirë është betonizuar dhe vendet për plazhe publike sa vijnë dhe tkurren, e shqetëson mjedisi.

“Nuk e kam parë këtë gjë javën që shkoi. Sot nuk i lashë nipërit të lahen në det, më shqetëson aroma e derdhjes së ujërave që përfundojnë në det,” tha Luka.

Në një pjesë të plazhit BIRN gjeti tuba të mëdhenj që derdhin ujërat e zeza në det, përmes një  kanali të krijuar në mes të rërës. Era që përhapet është mbytëse, ndërsa mbi sipërfaqen e ujit është krijuar një ndotje me ngjyrë të gjelbër.

Ermelinda Mahmutaj, i tha BIRN se shkarkuesit duhej të gjobiteshin dhe se autoritetet duhej të ishin më vigjilentë për këto situata.  Përfaqësuesja e “Qendrës Mjedisore Eden” thotë se Durrësi dhe Kavaja kanë ende shumë për të bërë përsa i përket çështjeve të mjedisit./BIRN

Etiketa: Durreskavajekostondotjeplazhsezon turistik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025
AKTUALITET

Ndotja e Vjosës/ Reuters: Ujërat e zeza, gërmimet për zhavorr po shkatërrojnë vendin e ri të UNESCO-s

14:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zbulohet çerdhja e prostitucionit në Durrës, arrestohen 2 gra nga Amerika Latine

14:47 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vjedhja e pronave në Lalëz/ Foto, video dhe dokumente komprometuese në telefonin e mikut të “Rrumit”

20:23 : 07/10/2025
AKTUALITET

Aksident në portin e Durrësit, plagoset 24-vjeçari

19:49 : 06/10/2025
AKTUALITET

Dy “urat” e Shijakut/ Vrasje për hakmarrje nga Avdylajt dhe tjetërsim pronash nga “Rrumi”

21:21 : 05/10/2025
Para

Partizani befason Teutën, Pano Qirko zyrtarisht "dem i kuq"

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com