• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SKANDALI/ Kryebashkiaku britanik nuk deklaroi vizitën e paguar në Tiranë ku u takua me Ramën dhe Veliajn

12:49 : 01/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari konservator i Bashkisë së Tës Valley, Ben Houchen ka refuzuar të deklarojë në regjistrin shtetëror të interesave një vizitë disa ditore biznesi të ndërmarrë gjatë vitit të kaluar në Tiranë sipas detyrimeve që i cakton ligji britanik.

Sipas medias britanike Yorkshire Post, vizita gjatë së cilës Houchen u takua me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u pagua nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Por, menjëherë pas publikimit te shkrimit, Aeroporti i Tiranës e pergënjeshtroi të ketë paguar vizitën e kryebashkiakut britanik. Drejtuesit e Aeroportit i treguan Oligarkia.al një email zyrtar nisur drejt gazetës Yorkshire Post, ku i kanë kërkuar asaj të përgënjeshtrojnë faktin se vizita e Ben Houchen në Tiranë është paguar nga TIA si të pavërtetë.

Vetë Bashkia e Tës Valleyt u mbrojt duke deklaruar se Houchen nuk ka detyrim për të raportuar vizitën, pasi shifra e shpenzimeve totale te saj ishte 1455.76 paund, ndërkohë që pragu për deklarimin e vizitave jashtë shtetit sipas ligjit britanik është 1500 paund. Por në Britani tashmë çështja është shndërruar në një skandal të madh duke përfshirë edhe Parlamentin.

Takim me Ramën dhe Veliajn

Lexo edhe:

Shehaj: Balluku ka bërë rolin e kryeministrit këto 3 vite! Çdo vendim qeveritar mban firmën e saj

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

Në 14 qershor të vitit të kaluar, Ben Houchen u takua në Tiranë me kryeministrin Edi Rama në zyrën e këtij të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, në takim u diskutua për biznes dhe rritjen e investimeve të ndërsjellta mes Shqipërisë dhe rajonit të Tës Valleyt.

“Zoti Rama na ofroi mundësi emocionuese për rajonin për të punuar së bashku me qeverinë shqiptare për rritjen e vendeve të punës dhe investimeve në të dy vendet,” deklaroi Houchen pas vizitës.

Kryebashkiaku e cilësoi një nder ftesën nga qeveria shqiptare për të marrë përsipër këtë mission tregtar dhe për të takuar kreun e qeverisë shqiptare. “Ne duhet të jemi gati për të kapur mundësi të reja, partnerë tregtarë dhe me të dyja duart dhe kjo është pikërisht ajo që kam bërë këtu – dhe pa kosto për taksapaguesit në Mbretërinë e Bashkuar. Tashmë janë vendosur themelet që ne të ndërtojmë një marrëdhënie të fortë, reciprokisht të dobishme dhe jam i emocionuar të shoh se çfarë mund të sjellëë e ardhmja,” tha ai.

Tre ditë më pas, Houchen u prit në zyrën e Erion Veliajt, ku sipas njoftimit të bashkisë u diskutua për projekte koncesionare, ndërkohë që kryebashkiaku britanik ka vizituar edhe disa vende projektesh, pa zbuluar se cilat.

Afera me shqiptarët

Dy javë më parë, qeveria britanike nisi një hetim për shitjen e 500 mijë tonëve skrap sipas një marrëveshje të bërë nga kryebashkiaku i Tess Valleyt Ben Houchen tek dy biznesmenë britanikë Martin Corney dhe Chris Musgrave. Sipas laburistëve marrëveshjet i kanë shkaktuar miliona paund dëm qytetarëve britanikë.

Operacioni i shkrirjes së skrapit në terren drejtohet nga dhëndri i shqiptar i Corneyt, që quhet Orion Kotrri. Mediat britanike raportojnë se Corney dhe Kotrri ishin pjesë e delegacionit të Houchen gjatë vizitës së tij në Tiranë, duke hedhur dyshimet se shqiptari mund të ketë qenë pika e kontaktit për takimet që kryebashkiaku zhvilloi me qeveritarët shqiptarë.

Lidhjet e kryebashkiakut britanik me shqiptarët kanë filluar të publikohen gjerësisht në mediat britanike. Madje ato janë bërë dhe subjekt debatesh dhe akuzash për korrupsion në Parlamentin Britanik./Oligarkia

Etiketa: aeroporti i tiranesBashkiaBen HouchenbritanikEdi RamaErion VeliajkryebashkiakupagesaskandaliTees Valley

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shehaj: Balluku ka bërë rolin e kryeministrit këto 3 vite! Çdo vendim qeveritar mban firmën e saj

09:56 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Pse SPAK nuk e heton Ramën?”/ Dumani sqaron në Parlament

17:53 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

18:02 : 26/10/2025
AKTUALITET

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025
Para

E rëndë/ I mituri bie nga anija në det, nëna hidhet për ta shpëtuar, humbin jetën të dy

TË GJITHA

Shtyhet seanca për Ilir Metën, SPAK sjell prova të reja

10:04 : 28/10/2025

Shehaj: Balluku ka bërë rolin e kryeministrit këto 3 vite! Çdo vendim qeveritar mban firmën e saj

09:56 : 28/10/2025

SHBA-ja dhe Japonia lavdërojnë “epokën e artë” të aleancës, arrijnë marrëveshje për mineralet e rralla

09:44 : 28/10/2025

Sot seanca, a do të lirohet Ilir Meta? Ja si përgjigjet avokati

09:29 : 28/10/2025

Sekuestrohen mbi 9 kg lëndë narkotike dhe municion luftarak në Berat, arrestohet 27-vjeçari

09:15 : 28/10/2025

Studimi: Mbi 1 milion përdorues të ChatGpt shprehin tendenca vetëvrasëse

09:04 : 28/10/2025

17-vjeçari humbi jetën në aksident/ Familjarët të revoltuar: Nuk na japin trupin e djalit

08:50 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com