• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

By Pass-i i Vlorës: Si u katandis investimi 56 mln euro për një vit

19:26 : 30/06/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Qeveria inaguroi vjet në verë By Pass-in e Vlorës, ndërkohë që kishin mbetur pa përfunduar 15% të punimeve. Një vit pas ceremonisë përuruese verifikimet tregojnë se rruga është amortizuar.

By Pass-it të Vlorës i mungon sinjalistika, shtresa e fundit asfaltike, mbrojtja e skarpatave dhe shpateve nga rënia e gurëve, si dhe rehabilitimi mjedisor. ARRSH thotë se mbyllja e punimeve në këtë segment do të mbarojë në mars të 2024, por nuk jep arsye për zvarritjen e tyre.

Nga Esmeralda Topi

Muzgun e 7 korrikut të shkuar qeveria inaguroi për herë të parë përfundimin e By Pass-it të Vlorës, një vepër e bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare.

“Ndodhemi në By Pass-in e Vlorës, sot është data 7 korrik dhe ka përfunduar e gjithë pjesa e rrugës.” Kështu deklaronte ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku, gjatë ceremonisë inaguruese të By Pass-it të Vlorës korrikun e kaluar.

Lexo edhe:

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

Pas një fjalë të detajuar mbi ecurinë e projektit, në krah të kryeministrit Edi Rama, drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi dhe një sërë përfaqësuesish të tjerë të Partisë Socialite në qarkun e Vlorës, Balluku shpotiti kreun e qeverisë:

‘Jemi gati tani për të dëgjuar vërejtjet Kryeministër, ça duhet të kemi merak?’

‘Ja, pse nuk ka ndarëse këtu?’, iu përgjigj Rama, teksa vuri në dukje mungesën e barrierave anësore në një pjesë të By Pass-it.

Inagurim pas inagurimi…

Një javë më vonë, në krah të Komisionerit të Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, kryeministri së bashku me zyrtarë të tjerë u rikthyen në By Pass-in e Vlorës për një tjetër inagurim të segmentit panoramik në muzg.

“Ne rikthehemi këtu, pasi sot u bë e mundur që një mik i çmuar, përveçse Komisioneri Evropian për Zgjerimin, të vinte këtu, në pamundësi për të qenë me ne në ditën e lajmëruar të çeljes së bypass-it, në 7 korrik, gjë që lidhej me domosdoshmërinë për të çliruar fluksin e makinave, sidomos në fundjavë.”, shprehej Rama.

Punimet kryesore të By Pass-it përfunduan më 30 qershor të 2022-shit. Edhe pse u inagurua dy herë e vërteta është se rruga ishte e papërfunduar.

“Kjo është një rrugë që kanë ngelur vetëm pak punime që nuk do të interferojnë me trafikun e rrugës. Kemi të bëjmë kryesisht me punimet e skarpatave…”, theksonte drejtori i ARRSH-së Evis Berberi verën e kaluar.

Por ndryshe nga ç’pretendon z.Berberi, një dokument zyrtar nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor tregon se By Pass-i i Vlorës u hap për qarkullim pa u mbyllur 15% e punimeve. Dhe skarpatat janë vetëm një nga disa elementet thelbësor të projektit infrastrukturor.

Një vit më vonë

Një vit pas inagurimit, rruga vijon të jetë e papërfunduar dhe nuk ka asnjë shenjë punimesh në të. Zvarritja e punimeve përmbyllëse, e ka degraduar aksin prej 29 km.

Verifikimet në terren tregojnë se rruga është amortizuar dhe ka pësuar rrëshqitje që e bëjnë të duket shumë larg një aksi që ka vetëm 1 vit jetë.

Në By Pass mungon sinjalistika, ndërkohë që më shumë se gjysma e segmentit ende nuk ka shtresat e planifikuara asfaltike. Nga ana tjetër, një nga urat ka mbetur me pilota të ngritura ndërkohë që nuk i është bërë ende tavani.

Në këto kushte, Faktoje ju drejtua me një kërkesë për informacion Autoritetit Rrugor Shqiptar. Institucioni pranon se By Pass-i ka ende punime të papërfunduara, duke i listuar si më poshtë:

“ – Ndërtimi i kryqëzimeve me fshatin e Kaninës në km 9+100 dhe 12+100

– Përfundimi i shtresave asfaltike

– Mbrojtja e skarpatave dhe shpateve nga rënia e gurëve

– Rehabilitimi mjedisor”, shkruhet në përgjigjen e ARRSH, teksa theksohet se punimet pritet të përfundojnë në mars të 2024.

Të njëjtin afat e gjejmë edhe në listën e investimeve publike me financim të huaj, që ka detajuar Ministria e Financave për vitet 2023-2025.

Kë gënjen ARRSH?

Por ndryshe i është dhënë afati i përfundimit të punimeve partnerëve ndërkombëtarë. Në një përgjigje për Faktoje, Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë thotë se ARRSH i ka informuar se projekti pritet të përfundojë në fund të këtij viti.

‘Informacioni i fundit që kemi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), autoriteti zbatues, është se projekti pritet të përfundojë në dhjetor 2023.’, shkruhet në përgjigjen e Delegacionit të BE-së teksa theksohet se fatura e punimevë të mbetura i takon qeverisë shqiptare.

Në total, fondet e dhëna nga Bashkimi Europian për këtë projekt llogariten në vlerën e 56.16 milionë eurove, nga të cilat 20.16 milionë janë grant dhe pjesa tjetër kredi nga Banka Europiane e Investimeve dhe BERZH. (Faktoje.al)

 

1 nga 5
- +
Etiketa: amortizohetBy Pass-i i VlorësEdi Ramainvestimirrugashkaterrohet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026
AKTUALITET

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026
AKTUALITET

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
Para

Lulzim Basha: Unë jam alternativa qeverisëse që shqiptarët meritojnë

TË GJITHA

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom