• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Moskryerja e betimit të Fredi Belerit krijon një situatë të paqartë juridike

19:34 : 26/06/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjykata e posaçme në Tiranë, rrëzoi kërkesën e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri për të qenë i pranishëm në mbledhjen e parë të Këshillit bashkiak, ku nesër është parashikuar dhe betimi i tij. Zoti Beleri mbahet në paraburgim nën akuzën e shitblerjes së votës. Kërkesat e tij për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga Gjykatat.

Ndonëse ndodhej në gjendje arresti, zoti Beleri, rezultoi fitues në zgjedhjet e 14 Majit, me një diferencë të ngushtë votash ndaj kandidatit socialist, ish kryebashkiakut Gjergji Goro. Ndërsa më vonë Komisioni qendror i zgjedhjeve, i dha atij mandatin e drejtuesit të ardhshëm të Bashkisë së Himarës.

Moskryerja e betimit krijon një situatë të paqartë juridike. Ligji parashikon mes të tjerash, se mandati i kryetarit të Bashkisë përfundon kur ai “nuk pranon të bëjë betimin”. Ndërkohë që në këtë rast, situata është tërësisht e ndryshme, pasi ai ndodhet në kushtet kur nuk mund ta bëjë atë.

Arrestimi i tij, dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, provokoi acarimin emarrëdhënieve me Greqinë, duke qenë se Beleri është përfaqësues i Partisë Bashkimi për të drejtat e njeriut, e cila mbron të drejtat e pakicave greke. Kandidatura e tij u mbështet dhe nga Partia e Lirisë e ish presidentit Ilir Meta dhe grupimii demokratëve i drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha.

Përveç replikave në distancë mes dy qeverive, ministrja e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka pati dy takime në Bruksel me homologët e saj grekë, ku në qendër ishte pikërisht rasti Beleri, të cilin Athina po e trajton si një çështje të shkeljes të të drejtave të minoritetit. Ndërkohë që pala shqiptare këmbëngul se bëhet fjalë për një rast të pastër gjyqësor, në të cilin zoti Beleri, nuk mund të gëzojë asnjë privilegj, nga të qenit pjesë e minoritetit grek.

Lexo edhe:

“Shqipëria s’është gati për t’u anëtarësuar në BE”, Beleri në Strasburg: Ka probleme të pazgjidhura

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin ndaj Fredi Belerit

Edhe sot, ministria e Jashtme greke përmes një deklarate tha se refuzimi i Gjykatës “që ai të marrë pjesë nesër në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak, si dhe të bëjë betimin dhe të marrë zyrtarisht detyrën”, tregon, sipas saj, se “qëllimi i autoriteteve shqiptare është që ta privojnë atë nga detyra e kryetarit të Bashkisë”, duke theksuar se “si kandidate për anëtarësim në familjen europiane, Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtës dhe prezumimin e pafajësisë”./VOA

Etiketa: betimiFredi Belerijuridikesituata e paqartevoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shqipëria s’është gati për t’u anëtarësuar në BE”, Beleri në Strasburg: Ka probleme të pazgjidhura

19:52 : 08/07/2026
AKTUALITET

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin ndaj Fredi Belerit

12:11 : 27/03/2026
AKTUALITET

U dënua nga GJKKO me 2 vite burg për blerje votash, Fredi Beleri dërgon çështjen në Kushtetuese

17:00 : 16/02/2026
AKTUALITET

“Çalon” politika/ Beleri: Shqipëria nuk do të jetë pjesë e BE-së deri në vitin 2030

21:59 : 25/11/2025
AKTUALITET

“Kryetari duhet në detyrë?”/ Rasti “Beleri” u pret shpresat idhtarëve të Erion Veliaj

10:42 : 09/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja riktheu në detyrë Veliajn, Beleri: Fati i tij politik varet vetëm nga Rama

09:53 : 04/11/2025
Para

Basha: Në PD-në e "vulës" s’ka vend për “non gratat”, ja me kë do të bëj koalicion

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş