• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse ndodhi përplasja në “Ashraf 3”/ MEK-ut po i mbaron “vaji i kandilit” në Shqipëri

23:49 : 20/06/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ka një seri detajesh që tregojnë se incidenti i ndodhur paraditen e së Martës në kampin e refugjatëve MEK në Manzë të Durrësit nuk ka aq shumë lidhje me zbatimin e ligjit, se sa me faktin që grupi i ish-luftëtarëve muxhahedinë ka kaluar vijën e kuqe me Shqipërinë, por sidomos me mbrojtësit e tyre më të mëdhenj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto detaje kanë të bëjnë me ndërhyrjen jo-proporcionale të policisë në kampin “Ashraf 3”, me rreth 1 mijë trupa; me reagimin jo-proporcional të banorëve të kampit, të cilët reaguan ashpër ndaj policisë; me heshtjen shembullore të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përfshirë këtu edhe një raportim tejet të vonuar të “Zërit të Amerikës”.

Gjithçka nisi pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme, e cila urdhëroi kontrollin e disa mjediseve brenda kampit të muxhahedinëve MEK. Dyshimet e autoriteteve hetimore janë që grupe të MEK-ut zhvillojnë aktivitetin e ndërhyrjes së paligjshme kompjuterike në vende të ndryshme.

Ky është varianti zyrtar i ndërhyrjes policore. Por duket se situata shkon përtej disa veprimeve rutinore të institucioneve të drejtësisë.

Lexo edhe:

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

Bushati “zbërthen” fitoren e PS-së: Votat i marrin kriminelët, Rama ka në dorë “kërbaçin” e SPAK

Ndërhyrja “jo-proporcionale” e Policisë

Rreth 1 mijë forca policore, të drejtuara nga kreu i tyre, Muhamet Rrumbullaku, u paraqitën në dyert e kampit të MEK, në Manzë të Durrësit, në orën e para të mëngjesit të së martës (20 qershor).

Ata kishin në dorë një urdhër kontrolli të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme SPAK, në zbatim të një vendimi të lëshuar nga gjykata.

Numri i uniformave blu ishte jashtëzakonisht i lartë për një operacion normal. Autoritetet ligjzbatuese shqiptare kanë zhvilluar edhe më parë veprime hetimore brenda kampit “Ashraf 3”.

Në çdo rast, prokurorët apo oficerët e Policisë Gjyqësore kanë zhvilluar normalisht detyrat e tyre, kanë kqyrur vendngjarje, kanë mbledhur prova, madje edhe kanë kryer arrestime.

Këto hetime të mëparshme janë zhvilluar nga Prokuroria e Durrësit, nga ajo e Krimeve të Rënda dhe pasuesja e kësaj të fundit, SPAK. Në asnjë rast të mëparshëm nuk është nevojitur numër kaq i lartë forcash policore.

Për çfarë duheshin kësaj radhe kaq shumë efektivë të të gjithë reparteve të specializuar të Policisë?

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rrumbullaku, në një konferencë mediatike pasditen e së Martës, e argumentoi praninë e numrit të madh të forcave policore me hapësirën e gjerë që duhej kontrolluar dhe me numrin e madh të kompjuterave që duheshin sekuestruar.

Reagimi “jo-proporcional” i MEK

Banorët e kampit “Ashraf 3” reaguan tërësisht në mënyrë jo-proporcionale ndaj operacionit të institucioneve ligjzbatuese.

Anëtarët e MEK gjenden në Shqipëri në kuadër të një misioni humanitar. Ata përbëjnë opozitën politike iraniane dhe janë gjithnjë në shënjestër të Regjimit të Ajatollahëve.

Anëtarët e MEK në Shqipëri, në bazë të një marrëveshje me shtetin tonë, nuk duhet dhe nuk mund të kryejnë aktivitet politik, si edhe duhet të zbatojnë në mënyrë rigoroze ligjet e shtetit shqiptar.

Një prej këtyre detyrimeve madhore të anëtarëve të MEK është edhe respektimi i veprimtarisë së institucioneve ligjzbatuese, përfshirë edhe detyrimin për zbatimin e vendimeve gjyqësore.

Ndaj, reagimi me forcë i qindra banorëve të kampit kundër veprimeve policore është i pakuptueshëm dhe, natyrisht, i patolerueshëm.

Por, përse duhet të reagonin në këtë mënyrë, kur në hetimet e mëparshme ata kanë mirëpritur dhe respektuar punonjësit e zbatimit të ligjit? Duket se edhe MEK e kanë të qartë që ndërhyrja e së Martës, megjithëse e mbështetur në një vendim gjykate, shkonte përtej atij vendimi.

“Heshtja” e Ambasadës së SHBA

Kur kanë kaluar shumë orë nga incidenti dhe përplasja në kampin “Ashraf 3”, (të paktën deri në publikimin e këtij shkrimi), nuk ka pasur asnjë reagim nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Mbërritja e muxhahedinëve MEK në Shqipëri është realizuar me ndërhyrjen e autoriteteve më të larta amerikane. Rreth 300 muxhahedinët e parë mbërritën në Shqipëri në vitin 2012 dhe me atë rast, në vendin tonë mbërriti Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, e cila takoi kryeministrin e kohës, Sali Berisha.

Pjesa tjetër e muxhahedinëve MEK, rreth 2700, mbërritën në vitin 2014. Ardhja e tyre u shoqërua me vizitën e Sekretarit të Shtetit, Xhon Kerri, i cili takoi kryeministrin Edi Rama.

Aktivitetet publike të muxhahedinëve MEK kanë sjellë në Shqipëri personazhe shumë të rëndësishëm të politikës amerikanë, senatorë e kongresmenë, madje edhe Mike Pompeo, ish-Shefin e fuqishëm të CIA-s në administratën e Donald Trump.

Pra, është e qartë që MEK-ët në Shqipëri janë investim amerikan. Ndaj, duket disi e çuditshme se përse nuk ka asnjë lloj reagimi nga ambasada amerikane në Tiranë për ngjarjet e zhvilluara këtë të Martë në territorin e “Ashraf 3”.

“Leximi” i deklaratave të Çuçit

Për të kuptuar më qartë se anëtarëve të MEK në Shqipëri po u mbaron “vaji i kandilit”, është shumë e rëndësishme të lexohen mes rreshtave disa nga deklaratat e dhëna nga Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në konferencën për media të mbajtur së bashku me kryepolicin, Muhamet Rrumbullaku.

Që në krye të herës, Çuçi u shpreh i indinjuar për reagimin e banorëve të “Ashraf 3”, pas ndërhyrjes policore. Deri më tani, anëtarët MEK janë trajtuar si “ujët e pakët” nga autoritetet shqiptare. Ndërsa prej sot, ata konsiderohen si “indinjues” për autoritetet më të larta shtetërore.

Çuçi reagoi me nota injoruese ndaj një deklarate të Organizatës Qendrore të MEK, me seli në Paris. Pasi media i kërkoi një reagim pas qëndrimit të Organizatës se do të ankohej për Shqipërinë në OKB dhe Uashington, Çuçi deklaroi se ata, pra organizata, duhet të marrë informacione të sakta para se t’i kërkoj llogari Shqipërisë.

Po ashtu, Çuçi refuzoi të jepte një përgjigje nëse operacioni policor ishte koordinuar ose të paktën u ishte njoftuar autoriteteve amerikane.

Ministri i Brendshëm deklaroi me fodullizëm se “Shqipëria është shtet i pavarur dhe nuk i jep askujt llogari për zbatimin e ligjit dhe vendimit të gjykatave”.

“Operacioni” gjysmak

Operacioni policor, megjithëse nisi disi vrullshëm, në fund përfundoi gjysmak. Kryepolici Rrumbullaku deklaroi se u sekuestruan rreth 100 njësi kompjuterike, rreth 20 laptopë, servera, e të tjerë.

Të dhënat nga terreni, ato që panë me sytë e tyre edhe përfaqësuesit mediatikë, tregojnë se brenda kampit kishte më së paku edhe 3-4 herë më shumë kompjutera se sa ato që u morën nga policia.

Sikur secili prej policëve pjesëmarrës në operacion të kishte marrë nga një kompjuter nga ato që shiheshin me sy të lirë në ambjentet e ndryshime të kampit “Ashraf 3”, brenda pak orësh në godinat e MEK-ut nuk do të mbetej asnjë pajisje elektronike, nga ato për të cilat ishte urdhëruar operacioni nga SPAK.

Por, efektivët e policisë u tërhoqën shumë shpejt nga operacioni, duke lënë shumicë mjetesh që mund të përdoreshin si prova materiale në hetimet e Prokurorisë së Posaçme.

Edhe ky është një detaj që tregon akoma më shumë se ndërhyrja në kampin “Ashraf 3” nuk ishte thjesht zbatim ligji, por një mesazh i qartë se anëtarët e MEK e kanë mbaruar “mjaltin” e qypit të marrëdhënieve me Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Etiketa: Ambasada amerikaneGJKKOMEKmuxhahedinepoliciaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025
AKTUALITET

Bushati “zbërthen” fitoren e PS-së: Votat i marrin kriminelët, Rama ka në dorë “kërbaçin” e SPAK

22:26 : 15/05/2025
AKTUALITET

Tela: Administrata ka punuar për PS, SPAK nuk ka dokumentuar asnjë rast të krimit zgjedhor

22:08 : 15/05/2025
AKTUALITET

SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku: Jam i gatshëm për hetime

15:01 : 15/05/2025
AKTUALITET

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

13:19 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025
Para

Parashikimi i motit për ditën e Mërkurë, temperaturat deri 35°C

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com