• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë muxhahedinët iranianë, si mbërritën në Shqipëri dhe pasojat

16:11 : 20/06/2023
në AKTUALITET, BOTA

Operacion i Policisë së Shtetit, me urdhër të SPAK, ditën e sotme në kampin e muxhahedinëve në Manzë risolli vëmendjen te ajo se çfarë anëtarët e MEK-ut përfaqësojnë. Muxhahedinët iranianë, të quajtur ndryshe “opozita iraniane” ndodhen prej kohësh në emigrim.

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit Iranian (MEK), është krijuar në Iran në vitin 1965 nga një grup studentësh radikalë që ndërthurën marksizmin dhe islamin. Themeluesit janë tre studentë: Mohammad Hanifnejad, Said Mohsen dhe Ali Asghar Badizadegan. Massoud Rajavi u bë udhëheqësi i lëvizjes vite më vonë dhe do të mbetet i tillë deri në 2003, vit kur humb çdo gjurmë e tija, duke lënë pas misterin.

Anëtarët e MEK-ut ishin ndër të parët që zhvilluan luftën e armatosur kundër Shahut dhe amerikanëve të shumtë të pranishëm në atë kohë në vend. Ata mbështetën gjerësisht sulmin ndaj ambasadës amerikane në Teheran në vitin 1979 dhe kundërshtuan me vendosmëri vendimin për lirimin e pengjeve në vitin 1981.

Ndërmjet viteve 1980 dhe 1981, menjëherë pas revolucionit, ata tërhoqën mbështetje të konsiderueshme publike dhe u shfaqën si opozitë ndaj regjimit të ri teokratik. Në 1981 Irani përjetoi një sezon politik të terrorit të vërtetë, shënuar si nga spastrimet e regjimit të porsalindur, ashtu edhe nga sulmet dhe atentatet e shënjestruara ndaj Iranit nga muxhahedinët.

Po atë vit, një sulm i MEK-ut fshin liderët e Republikës Islamike: u vranë 70 oficerë, duke përfshirë presidentin e atëhershëm iranian Mohammad-Ali Rajai dhe kryeministrin Mohammad-Javad Bahonar. Në vitin 1986, Franca e Presidentit Mitterrand dëbon Rajavin dhe MEK-un, të cilët më pas strehohen në Irakun e Sadam Huseinit.

Lexo edhe:

Rritet prodhimi i mjaltit në Shqipëri, por bie rendimenti për koshere

Temperaturat/ Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen, ndërsa nxehtësia mbërtheu Europën

Nga atje, muxhahedinët do të merrnin pjesë në luftë Iran-Irak (1981-1988) në anën e Sadamit Huseinit. Kjo do të jetë një nga arsyet më të forta të humbjes së simpatisë nga ana e popullsisë iraniane për grupin. Ata ndihmuan regjimin irakian të identifikojë objektivat iraniane për të goditur dhe gjithashtu duke organizuar sulme reale përtej kufirit.

MEK-u mbeti në Irak si mysafirë të Sadamit, i cili u jepte para, armë dhe mjete ushtarake deri në vitin 2003. Vit ky që përkon me rënien e regjimit, pas vendimit të SHBA-ve në vitin 2003 për ndërhyrjen ushtarake në Irak, siguria e tyre u vendos në pikëpyetje. Në vitin 2013 me një ndërmjetësim të amerikanëve dhe OKB-së u vendos që ata të zhvendoseshin në një vend tjetër, që ishte Shqipëria.

Historia nis me Qeverisjen e Sali Berishës si kryeministër.

Ai, në vitin e fundit të mandatit të tij ra dakord me Sekretaren e Jashtme të SHBA-ve në vitin 2013, Hillary Clinton, që nga Iraku të mbërrinin në Tiranë 270 muxhahedinë. Këta të fundit morën të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe u trajtuan me statusin e azilantit politik.

Vendimi i Berishës u pasua edhe nga ai i kryeministrit të radhës Edi Rama.

Ai ra dakord me autoritetet amerikane që në Shqipëri të strehoheshin një numër rreth 3 mijë muxhahedinësh iranianë. Me ardhjen e këtij kontingjenti të dytë të opozitës iraniane, u ngrit edhe kampi “Ashraf 3” në zonën e Manzës, në periferi të Tiranës. Rama asokohe e konsideroi vendimin si humanitar dhe jo politik, autoritetet amerikane shprehën mirënjohjen për vendimin e tij. Sipas një artikulli të “New York Times”, Qeveria shqiptare shpresonte se mikpritja e tyre do të ishte në favor të Washington-it. Kjo u pohua edhe nga ministri i Jashtëm i viteve 2013-1019, Ditmir Bushati. Zgjedhja e Manzës si vendi për ndërtimin e kampit u bë pasi Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit e pa si lokacionin më të përshtatshëm. MEK-u pas marrjes së lejes vendosi të blejë tokën që ndodhet rreth 30 kilometra larg Tiranës dhe të ndërtojë aty qytezën e tij.

Sulmi kibernetik i “Homeland Justice”

Vitin e kaluar Shqipëria është përballur me një sulm kibernetik, i cili gjunjëzoi komplet shtetin shqiptarë. Sulmi ka ardhur nga Humëland Justice, organizatë e mbështetur nga Irani. Fillimisht janë sulmuar të gjitha sistemet me të dhënat e qytetarëve në vend, duke nisur nga aplikacioni e-Albania, ku ndodhen çdo rekord i qytetarëve që nga dokumentet mjekësore, të dhënat civile e deri çdo informacion sensitiv i shtetit shqiptarë. Po ashtu sulmi kibernetik vazhdoi duke bllokuar sistemin TIMS dhe deri te të dhënat e AKSH-it. Sipas informacioneve dhe të dhënave nga organizatat botërore si dhe DASH-i, dolën në përfundimin që ky sulm është bërë nga Irani. Pas kësaj, qeveria shqiptare mori vendimin për të larguar komplet ambasadën dhe punonjësit iranian nga Shqipëria.

Etiketa: Homeland JusticeMEKmuxhahedinetpasojatShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rritet prodhimi i mjaltit në Shqipëri, por bie rendimenti për koshere

19:08 : 13/07/2026
AKTUALITET

Temperaturat/ Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen, ndërsa nxehtësia mbërtheu Europën

09:16 : 13/07/2026
AKTUALITET

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

09:03 : 13/07/2026
AKTUALITET

Ndryshimet e taksës shtojnë barrën mbi familjet; Çmimi i pronave, i deformuar nga pastrimi i parave

08:35 : 12/07/2026
AKTUALITET

Rama monolog në Jalë, të rinjtë me pyetje të paracaktuara nga stafi i kryeministrit

17:19 : 11/07/2026
AKTUALITET

Nga interesi për bizneset tek tokat në Shqipëri, zhduket pa gjurmë kinezja me pasaportë shqiptare

13:02 : 11/07/2026
Para

Luiza Gega triumfon në garën e 5 mijë metrave në Poloni

TË GJITHA

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş