• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pjesë e një grupi kriminal, si ra në prangat e policisë italiane shqiptari/ Emrat-Detajet

08:59 : 18/06/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i Policisë italiane, mbi goditjen e grupeve kriminale.

Mësohet se në kuadër të këtij operacioni ka nisur zbatimi i urdhër arresteve të lëshuara nga Gjykata e Genovas, me kërkesë të Prokurorisë. Në total kanë qenë 9 urdhër arreste, 5 persona me kombësi shqiptare, 3 me kombësi domenikane dhe një person nga Ekuadori.

Këta persona akuzohen kryesisht për trafikim droge, bëhet fjalë për një sasi prej 100 kg kokainë të importuar të fshehura në thasë dhe të transportuar në një kontejner në bordin e një anije që u nis më 20 nëntor 2022 nga porti i Guayaquil (Ekuador). Megjithatë, gjatë lundrimit, ngarkesa u zhduk nga një prej ekuipazhit. Pasi anija mbërriti në Genova pa drogë.

Grupi ishte i sofistikuar dhe kishte marrë masa që të mos binte në rrjetat e hetuesve pasi kishin celularë të kriptuar të gjeneratës së fundit.

Ky grup po ashtu akuzohen për rrëmbim me qëllim zhvatje ndaj një shtetasi italian për të dhënë informacion mbi personin të cilin të dyshuarit e konsideruan përgjegjës për vjedhjen e 100 kg kokainë. Ata e kanë hipur me forcë në një makinë dhe më pas i kanë marrë celularin, duke e detyruar t’i dërgonte mesazhe zanore personit të dyshuar për vjedhjen e drogës, duke e marrë në pyetje dhe duke e kërcënuar me tortura dhe hakmarrje ndaj familjarëve të tij. Gjatë këtij operacioni është punësua një agjent i fshehtë për të depërtuar në grupin kriminal, të përbërë nga shtetas shqiptarë, domenikanë dhe ekuadorianë dhe më pas kanë zhvilluar aksionin nëpërmjet përgjimeve.

Lexo edhe:

Itali/ 3 alpinistë gjermanë humbin jetën nga orteku në Tirolin e Jugut

Itali/ I riu shqiptar kapet me 10 kg kokainë të fshehur në bagazh

Në pranga fillimisht kanë rënë domenikani, Joel De Jesus Castillo Tapia dhe shtetasit ekuadorian Holger Ernesto Ëila Quinonez. Pas hetimeve në pranga ra edhe shtetasi shqiptar Nevian Vasaj, i cili ishte i armatosur. Zhvillimi i hetimeve solli arratisjes në Shqipëri të anëtarëve kryesorë të grupit kriminal, të cilët vazhdonin të organizonin trafikun e drogës në territorin italian nga Shqipëria.
Pas hetimeve policia Italian në bashkëpunim me atë shqiptare, arrestuan shqiptarin Ardian Sufaj, për të cilin kishin siguruar informacione se ku fshihej që me datë 14 qershor.

Në pranga përfunduan shqiptarët, sipas aktakuzës kreu i organizatës Andiol Xhindoli, Andrea Vasaj, domenikani Francisco José Castillo Tapia me banim në Massa dhe Hane Sufaj me banim në Pisa. Kërkimet janë duke u zhvilluar në La Spezia, Massa, Carrara dhe Pisa.

Organizata kriminale dyshohet se ka paguar zyrtarin e Autoritetit Portual që duhej të nxirrte ngarkesën e drogës 200 mijë euro për 50 kilogramë kokainë të lëshuar nga porti i Genovas.

Sipas asaj që rezultoi nga hetimet, kreu i organizatës, Hane Sufaj, ishte takuar vitin e kaluar me një person me emrin Gian, të cilin e kishte prezantuar një frekuentues i shesheve të trafikut të drogës. Gian dhe Sufaj ranë dakord për një dërgesë të parë “provë” prej 50 kilogramësh kokainë vetëm për të “testuar besueshmërinë dhe aftësitë “punuese” efektive të “Gian” (i cili ishte pikërisht agjenti i fshehtë) – duke pranuar tarifën e kërkuar prej 200 mijë. euro”.

Për të mos u zbuluar, shqiptari Hane Sufaj i siguron atij edhe një telefon te kriptuar të ndërtuar në Izrael. Dërgesa prej 100 kilogramësh organizohet më pas, por nuk mbërrin në Genova. Në atë moment, italiani që kishte vepruar si ndërmjetës mes Gianit dhe Sufajt, u rrëmbye nga disa anëtarë të grupit.

Burimi: Ivg.it

Etiketa: arrestimdetajegrup kriminalItalishqiptar

Lajme të lidhura

BOTA

Itali/ 3 alpinistë gjermanë humbin jetën nga orteku në Tirolin e Jugut

19:58 : 01/11/2025
AKTUALITET

Itali/ I riu shqiptar kapet me 10 kg kokainë të fshehur në bagazh

19:36 : 01/11/2025
AKTUALITET

Vranë me thikë bashkatdhetarin në Itali, lihen në ‘arrest shtëpie’ vëllezërit Rakipaj

18:39 : 01/11/2025
BOTA

U kapën me mbi 1 kg kokainë, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

17:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës, shqiptari arrestohet pas përleshjes me karabinierët

15:40 : 31/10/2025
SHOW BIZ

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025
Para

Aksident i rëndë në Tiranë, motori përplas për vdekje një person

TË GJITHA

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025

U ekzekutua në pragun e derës në Selenicë, 35-vjeçari nipi i një prej autorëve të masakrës së Çoles

21:30 : 01/11/2025

U plagos me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë 35-vjeçari/ EMRI

21:08 : 01/11/2025

Plagosja në Selenicë, 35-vjeçari po vizitonte xhaxhain kur u qëllua me armë

20:55 : 01/11/2025

Të shtëna me armë në Selenicë, plagoset një person

20:40 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com