• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania: Të lirohen menjëherë tre policët kosovarë

23:05 : 16/06/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, kanë bërë thirrje për lirimin e tre policëve kufitar të Kosovës, për të cilët autoritetet e Kosovës pretendojnë se janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovë nga forcat serbe.

Autoritetet në Serbi thonë se ata kanë qenë “thellë” në territorin e tyre, kur janë arrestuar. I dërguari i amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u ka thënë të premten gazetarëve se e kanë ndjekur “rastin e arrestimit të tre policëve të Kosovës”.

“Janë dy skenarë, një se ata janë kidnapuar nga brenda territorit të Kosovës dhe janë dërguar në Serbi, ose ata pa dashje kanë kaluar kufirin ku kanë gjetur veten brenda territorit të Serbisë. Në çfarëdo rasti, është e qartë se këta policë nuk kishin qëllim të ishin në Serbi dhe duhet të lirohen”, ka theksuar Escobar.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbot, përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se vendi i tij bën thirrje “për lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë, të arrestuar më 14 qershor”.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin masat e njëanshme dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet”.

Lexo edhe:

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

Mbretëria e Bashkuar ka përsëritur thirrjet ndaj kryeministrit Kurti që kryetarët e katër komunave veriore të ushtrojnë detyrën nga objekte alternative dhe të largohet njësiti special i Policisë së Kosovës nga ndërtesat e komunave në veri. Gjithashtu, janë kërkuar zgjedhjet e reja dhe themelimi i Asociacionit.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, i ka bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës “që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të qetësuar situatën në kufi”.

“Kjo përfshin lirimin pa kushte të tre policëve kosovarë. Njerëzit në të dy vendet kanë nevojë për perspektiva që konflikti i ka frenuar për një kohë të gjatë”, ka shkruar Baerbok në Twitter.

Qeveria e Kosovës beson se autoritetet serbe, sipas saj, “i rrëmbyen” tre policët, për shkak të arrestimit të serbit Millun Millenkoviq nga Policia e Kosovës, më 13 qershor, nën dyshimet se ka organizuar dhunë kundër pjesëtarëve të misionit të NATO-s, KFOR, në veri të Kosovës.

Kjo zonë, e banuar me shumicë serbe, është tensionuar qysh në fund të majit, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave atje të futen në objektet e tyre, përkundër rezistencës së banorëve lokalë. Këto objekte shfrytëzohen edhe nga strukturat paralele serbe. Tensionet kulmuan më 29 maj, kur protestuesit serbë u përleshën me ushtarë të KFOR-it. Dhjetëra të plagosur u raportuan në të dyja anët.

Bashkësia ndërkombëtare kërkon nga Kosova që menjëherë ta shtensionojë situatën, përkatësisht t’i tërheqë njësitë speciale të policisë nga veriu, të organizojë zgjedhje të reja lokale dhe të kthehet në dialog me Serbinë. Nga Beogradi zyrtar, në anën tjetër, kërkohet që të sigurojë pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve në zgjedhjet e mundshme lokale. Zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, nga të cilat dolën kryetarët shqiptarë, u bojkotuan nga komuniteti serb.

Marrë nga REL

Etiketa: gjermaniapoliceSHBAtensionetveri

Lajme të lidhura

BOTA

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025
BOTA

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025
BOTA

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025
BOTA

Sanksionet e SHBA, kompania e naftës “Lukoil” detyrohet të shesë asetet jashtë Rusisë!

13:37 : 28/10/2025
BOTA

SHBA-ja dhe Japonia lavdërojnë “epokën e artë” të aleancës, arrijnë marrëveshje për mineralet e rralla

09:44 : 28/10/2025
BOTA

Japonia planifikon pritje madhështore për Trump-in, në fokus ekspozita e kamionëve amerikanë

12:36 : 27/10/2025
Para

EURO 2024/ Franca dhe Anglia bëjnë detyrën, Ukraina "përmbys" Maqedoninë e Veriut

TË GJITHA

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025

Elton Laska: Krimi po na merr zvarrë, shteti është dorëzuar

12:01 : 29/10/2025

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025

Do të trafikonte kanabisin në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

11:49 : 29/10/2025

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025

“Miliona euro shkelje në tendera”/ Bardhi: Balluku nën hetim, por vijon të jetë numri dy i qeverisë

11:27 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com