• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Escobar zbardh detyrat që iu lanë Kosovës dhe Serbisë

22:52 : 07/06/2023
në AKTUALITET, RAJONI

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i bëri thirrje sërish Kosovës të tërheq njësitë e posaçme të policisë si dhe kryetarët e komunave nga zyrat e tyre në veriun e banuar me shumice serbe, ndërsa Beogradit të ushtrojë ndikimin e tij për largimin e protestuesve dhe për të siguruar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e reja në zonë, pa kushte.

Ai i bëri këto komente në një takim me gazetarë në Beograd ku qëndroi bashkë me të dërguarin e Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në kuadër të përpjekjeve për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Tensionet pasuan vendimin e qeverisë në Prishtinë për të dërguar në zyrat komunale në veri kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga partitë serbe.
Kryetarët nuk duhet t’i shfrytëzojnë ndërtesat komunale, policia e Kosovës duhet të tërhiqet nga zona përreth tyre dhe protestuesit duhet të largohen. Për më tepër, nëse ka zgjedhje të reja dhe ne shpresojmë që do të ketë, duam që serbët të marrin pjesë në to pa kushte. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se do ta përdor ndikimin e tij për t’i bindur serbët të marrin pjesë në zgjedhje”, – tha ai.

Të dy diplomatët shkuan në Beograd pas vizitës në Prishtinë, në të cilën nuk qenë në gjendje të njoftonin ndonjë përparim për uljen e tensioneve në veri. Në një takim me gazetarët të martën në Prishtinë, zoti Escobar kritikoi ashpër qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, me të cilën, siç u shpreh ai “Shtetet e Bashkuara kanë disa sfida”. Ai tha të mërkurën se shpreson që qeveria e Kosovës ta kuptoj se qëllimi është një rezultat i qëndrueshëm dhe me përfitime për të dyja palët.

“Më duhet të theksoj se nuk bëhet fjalë vetëm për Bashkimin Evropian, por edhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si miq të Kosovës ne po i nxisim ata për bashkëpunim, bashkërendim dhe rreshtim me përpjekjet tona për qëndrueshmëri në rajon. Ky partneritet është i hapur për Kosovën kurdo që e dëshiron, por në të njëjtën kohë nëse nuk e duan, do të thotë se po ndërmarrin veprime të njëanshme dhe po tërhiqen nga komuniteti transatlantik”.

Zoti Escobar mohoi të ketë caktuar ndonjë afat lidhur me kërkesat për uljen e tensioneve në veri, por sërish tha se të premten ai dhe zoti Lajçak do t’u raportojnë shefave të tyre për vizitën në të dyja vendet. I dërguari amerikan tha se palët duhet të punojnë për zbatimin e marrëveshjes së arritur ne Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lexo edhe:

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 48-të të konstituohet

“Thjeshtë po them një fakt, Asociacioni është një detyrim ligjor për qeverinë e Kosovës, është në marrëveshjen e Brukselit, është në përfundimet e Këshillit të Evropës, është në marrëveshjen e Ohrit. Prandaj nuk është një marrëveshje ndërmjet Kurtit dhe Serbisë, është një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu që nëse në një pikë Kosova dëshiron të ecë përpara me integrimin evropian, do të duhet ta themelojë Asociacionin. Pra do të ndodhë por çështja është se a do të ndodhë me këtë qeveri apo me një të ardhshme”, tha zoti Escobar.

I pyetur për ndikimin e mundshëm rus në zhvillimet aktuale në veri të Kosovës, zoti Escobar tha se Rusia përfiton nga përçarjet brenda Evropës dhe nuk është e interesuar të shohë zgjerimin e Bashkimit Evropian.

“Ajo që po ndodh në Kosovë tani është një problem i kahershëm, i pazgjidhur mes grupeve të ndryshme. Kjo ishte para krizës aktuale në Ukrainë. Kriza në Ukrainë e bën më të rëndësishme mundësinë për ta zgjidhur atë. Por nuk po nxitet tërësisht nga Rusia”, tha zoti Escobar.

Ndërsa vazhdon agresioni rus në Ukrainë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duan zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi, nga frika e paqëndrueshmërisë së mëtejshme në Evropë. /VOA

Etiketa: escobarkosoveSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 48-të të konstituohet

11:44 : 17/07/2025
RAJONI

Autoritetet kosovare zhvillojnë aksion të ri kundër spiunazhit

10:21 : 17/07/2025
BOTA

Serbia e mbushur me mercenarë rus, kampet e ngritura synonin grusht shteti në Moldavi

20:48 : 16/07/2025
RAJONI

LDK dorëzon vendimin e Supremes në Prokurori, kërkon hetim penal për qeverinë

13:21 : 16/07/2025
RAJONI

Merret sot vendimi i rëndësishëm në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

09:15 : 16/07/2025
Para

Thellohet përçarja me Bashën, Bardhi: Nuk më bën dot lolo askush!

TË GJITHA

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës, dështon seanca e 49-të

11:48 : 19/07/2025

Bujqësia shqiptare “zhytet” më tej në agoni, turizmi po i jep goditjen finale

11:40 : 19/07/2025

Vrasja e Renis Dobrës/ “Arrest me burg” për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën

11:25 : 19/07/2025

Mbajtja e trupit të Isa Rexhepajt, Prokuroria: U dërgua në Tiranë për kryerjen e autopsisë

11:23 : 19/07/2025

Tiranë/ I aksidentuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi 27-vjeçar

11:01 : 19/07/2025

EMRI/ Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri, pranga 21-vjeçarit

10:45 : 19/07/2025

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 20 vatra

10:29 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com