• Kontakt
Wednesday, July 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vazhdojnë protestat në veri të Kosovës, si paraqitet situata

17:32 : 02/06/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Në veri të Kosovës po vazhdojnë protestat e grupeve të qytetarëve serbë që u mblodhën sërish të premten para ndërtesave të komunave veriore të Kosovës, që po ruhen nga forcat paqeruajtëse të NATO-s, ndërsa janë shtuar përpjekjet perëndimore për uljen e tensioneve.

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që të pajtohen për mbajtjen e zgjedhjeve të reja komunale në veri të Kosovës, me shpresën se ato do të ulnin tensionet që çuan në protesta të dhunshme në fillim të kësaj jave.

Janë tri kërkesa të qarta, tha shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell i cili mori pjesë në një takim të përbashkët me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Moldavi.

“Zgjedhje të reja tani, të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në procesin zgjedhor dhe të fillojë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, shkroi zoti Borrell.

Presidentja Osmani tha se “Kosova është gati për të mbajtur zgjedhje të reja në veri nëse zhvillohen përmes procesit ligjor”.

Lexo edhe:

“Rama jep dorëheqjen”/ Pas fjalimeve, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Protesta e 31-të/ Nis grumbullimi i qytetarëve në shesh, kërkohet dorëheqja e Ramës

Tensionet pasuan zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga partitë serbe. Kryetarë komunash u zgjodhën kandidatët e partive shqiptare dhe dërgimi i tyre në zyrat komunale nxiti reagimin e palës serbe që u hodh në protesta. Të hënën protestuesit u përplasën me forcat paqeruajtëse të NATO-s. Përplasjet lanë pas vetes 30 ushtarë të plagosur dhe nxitën shqetësimin për ripërtëritje të konfliktit në rajonin e trazuar.

Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, që nga e hëna është në zyrën e tij, pa dalë asnjëherë. Ndërkaq kryetarët e komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, nuk janë në zyrat e tyre.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u kritikua të premten nga opozita në parlament për veprimet në veri pa bashkërendim me aleatët kryesor, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara, që kundërshtuan hyrjen me forcë ne komunat veriore.

“Unë nuk mund t’i mbyllë sytë kur grupe kriminale të llojit fashist, paramilitar kërcënojnë rendin kushtetues e ligjor të Republikës. Jam i vetëdijshëm që jo të gjithë ata që po marrin pjesë në grumbullimet përpara objekteve janë pjesë e grupeve të tilla, por fatkeqësisht shumë qytetarë serb për shkak të presionit e kërcënimit të Beogradit zyrtar, janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulmet e grupeve të tilla kriminale”, tha kryemnistri Kurti duke akuzuar Beogradin për organizim të protestave në veri.

“Protestat vijnë prej poshtë, këto nuk janë protesta nga poshtë por nga lart që do të thotë se nuk janë protesta, nuk ka asgjë autentike në ato protesta, nuk është vullnet i popullit ai, por direktivë e Beogradit, dhe mua më vjen keq për qytetarët serbë që detyrohen të dalin në këto protesta sepse unë mendoj që ata sot janë njerëzit më të palirë në Kosovë”, tha ai.

NATO-ja vendosi dërgimin e 700 trupa shtesë në Kosovë dhe paralajmëroi se më shumë forca mund të dërgohen nëse është e nevojshme.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të “ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet” dhe të punojnë për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne e mbështesim procesin e integrimit euroatlantik për Kosovën dhe Serbinë. Por, përshkallëzimi aktual më shumë i pengon sesa i ndihmon përpjekjet për të ecur në atë drejtim”, tha sekretari Blinken.

Diplomatët perëndimorë e kanë bërë të qartë se integrimet varen nga normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, që u pajtuan në shkurt në Bruksel dhe me 18 mars në Ohër, për një marrëveshje normalizimi, por kjo nuk ndihmoi në uljen e tensioneve./VOA

 

Etiketa: kosoveprotesteSerbitensione

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama jep dorëheqjen”/ Pas fjalimeve, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

21:36 : 30/06/2026
AKTUALITET

Protesta e 31-të/ Nis grumbullimi i qytetarëve në shesh, kërkohet dorëheqja e Ramës

19:36 : 30/06/2026
AKTUALITET

31 ditë protestë, nga Kryeministria te Kuvendi, mes thirrjeve kundër Ramës

18:18 : 30/06/2026
AKTUALITET

“Ky është represion”/ Zhupa pas dhunës së policisë ndaj protestuesve: Ku ndryshoni nga banditët?

18:00 : 30/06/2026
AKTUALITET

Lirohen 3 protestues, Goxhaj: U shoqëruam për kundërshtim të policisë

17:11 : 30/06/2026
AKTUALITET

Policia dhunon qytetarët në protestën për largimin e Edi Ramës

15:41 : 30/06/2026
Para

Vrau menaxherin e VIP-ve/ Gjykata lë në fuqi vendimin, 10 vite burg për Elsi Levendin

TË GJITHA

Dritëhijet e Avni Mekshit/ Në dhjetor 2025 u arrestua për vdekjen e punëtorit, në prill 2026 merr leje për kullë 16 kate!

23:30 : 30/06/2026

Horoskopi, e mërkurë 1 korrik 2026/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

22:59 : 30/06/2026

BE dhe Kina nisin bisedime 3-mujore për shmangien e luftës tregtare

22:46 : 30/06/2026

Votimi i buxhetit në Vlorë, Sekretarja i lutet këshilltares: Voto pro, bëje për mua!

22:34 : 30/06/2026

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit kalojnë para Parlamentit: Rama, Sala f*ck you!

22:07 : 30/06/2026

Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje, Reuters: Administrata Trump rezerva ndaj Tiranës

21:59 : 30/06/2026

Mrekulli në Venezuelë/ 3-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat 6 ditë pas tërmetit

21:45 : 30/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetnieuwsCasibomHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetperabetbetciojojobetcasibomJojobetjojobet