• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA/ Ron DeSantis kërkon mbështetjen e republikanëve në tre shtete të rëndësishme

19:45 : 30/05/2023
në BOTA

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis nis këtë javë një fushatë agresive elektorale në 12 qytete të tre shteteve amerikane. Duke filluar nga sot, ai do të ndalet dy ditë në Ajoa, e më pas në Nju Hempshër e në Karolinën e Jugut. Këto janë shtetet e para ku nisin garat e hershme brenda Partisë Republikane për të zgjedhur kandidatin zyrtar për president. Sondazhet e rendisin zotin DeSantis si rivalin më të fortë të ish-Presidentit Donald Trump.

Ron DeSantis po nis fushatën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 me një udhëtim në disa pika të nxehta për kampin republikan. Ai po kërkon të hedhë pas krahëve fillimin e vështirë, që shoqëroi njoftimin për kandidimin e tij për president në Twitter, mbushur me probleme teknike. Ndalesat në Ajoua, Nju Hempshër dhe në Karolinën e Jugut, shënojnë raundin e parë të aktiviteve publike, që nga shpallja e kandidaturës për Shtëpinë e Bardhë.

“Ron DeSantis ka paratë, emrin, dhe sondazhet e hershme tregojnë se ai mund të shkojë shumë larg në garën presidenciale brenda republikanëve. Ky është realisht vetëm fillimi i fushatës presidenciale të Ron DeSantisit, ku votuesit do të njihen personalisht me të”, shpjegon shefi i politikës i agjencisë “Associated Press”, Steve Peoples.

Ndërsa kampi republikan po rritet çdo javë me kandidatë të rinj, zoti DeSantis po kërkon të paraqitet si kundërshtari i vetëm i fortë i ish-Presidentit Donald Trump, dhe i vetmi pretendent, përveç zotit Trump, që gëzon mbështetje dyshifrorë në mesin e republikanëve.

“Ekipi i Ron DeSantis për vite me radhë ka punuar shumë për ta mbrojtur ata nga sulmet mediatike. Ka patur shumë pak momente që paraqitjet e tij kanë qenë të pakontrolluara. Po tashmë ai po shkon në Ajoa dhe Nju Hampshër, ku votuesit presin të ulen dhe të bisedojnë me të ballë për ballë, duke i drejtuar të njëjtat pyetje disa herë. Tashmë ai nuk do të jetë në gjendje të fshihet”, shton zoti Peoples.

Lexo edhe:

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Pavarësisht një fillimi të vështirë, për shkak të problemeve teknike që shoqëruan njoftimin zyrtar të tij se po bëhej pjesë e garës presidenciale, zyrtarët e fushatës së zotit DeSantis thonë se fillimi ishte i suksesshëm. Sipas tyre ai mblodhi mbi 8 milionë dollarë në 24 orët e para, pas njoftimit.

“Në fund të ditës, ai është një guvernator që nuk ka patur realisht kurrë një post federal. Ai sapo është zgjedhur për një mandat të dytë. Tashmë po fillon një garë presidenciale, duke qenë në avantazh krahasuar me çdo kandidat tjetër, përveç ish-presidentit. Po kështu ka para mjaftueshëm për të financuar fushatën. Pra, është në pozita vërtet të mira”, thotë eksperti i politikave republikane Terry Sullivan, i cili menaxhoi fushatën presidenciale të senatorit Marco Rubio në vitin 2016.

Zoti DeSantis, i cili është përballur me një seri sulmesh nga zoti Trump për muaj të tërë, ka kaluar tashmë nga kritikat e tërthorta, tek ato më të drejtpërdrejta lidhur me zotin Trump, gjatë intervistave me media miqësore ndaj tij. Por sfidë për zotin DeSantis nuk janë vetëm sulmet e ish-presidentit.

“Ron DeSantis ka disa pengesa reale. Ai ka probleme për t’u lidhur me njerëzit. Ndaj realisht kjo do të jetë një provë e madhe pasi ai do të prezantohet tek votuesit për herë të parë si kandidat për president”, thotë zoti Peoples.

Javët e fundit mbështetja në nivel kombëtar ndaj zotit DeSantis ka rënë, po zoti Sullivan, thotë se kjo mund të funksionojë në dobi të tij.

“Pritshmëritë janë se ai nuk është i pëlqyeshëm, është i ngurtë, që çdo aspekt i fushatës së tij është i kontrolluar. Kjo e vendos atë në pozitën që t’i ndryshojë këto pritshmëri, e të shënojë sukses”, thotë Sullivan.

Fushata e zoti DeSantis nis të martën në mbrëmje në një kishë jashtë kryeqytetit të Ajoas, De Moin. Po në këtë shtet të enjten rikthehet për fushatë ish-presidenti Trump./VOA

Etiketa: Guvernatori i FloridësRepublikanëtRon DeSantisSHBATrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025
BOTA

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025
BOTA

Kriza në SHBA paralizon transportin ajror: 700 fluturime të anuluara në një ditë

16:46 : 07/11/2025
BOTA

Orban: Samiti Trump–Putin në Budapest mund të ndodhë brenda pak ditësh

15:41 : 07/11/2025
BOTA

Alarm në bazën amerikane ku qëndron avioni Presidencial, stafi sëmuret pasi hapën pakon e dyshimtë

14:30 : 07/11/2025
BOTA

Anulohen qindra fluturime në SHBA, arsyeja

09:19 : 07/11/2025
Para

EMRI/ Një shtetas gjendet i vdekur në Kuçovë, ja çfarë dyshohet

TË GJITHA

Peqin/ Gjendet një person i pajetë pranë hekurudhës

12:44 : 08/11/2025

Furnizonte Anglinë me drogë të ‘klasit A’, kapet në Rinas Denis Xhelili

12:30 : 08/11/2025

Tentoi të vriste një person duke e përplasur me makinë, arrestohet 17-vjeçari në Lezhë

12:09 : 08/11/2025

Kandidat i PS-së për Tepelenë, Gramos Sako, nuk rezulton votues në bashkinë që synon të udhëheqë

11:58 : 08/11/2025

Bllokohet një fermë qumshti në Shkodër

11:48 : 08/11/2025

Të përfituara nga krimi sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë, ja kujt i përkisnin

11:23 : 08/11/2025

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

11:14 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com