• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U vra dhe u muros nga i dashuri, zbardhet biseda e fundit e 22-vjeçares shqiptare

15:02 : 29/05/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e 22-vjeçares shqiptare, Sibora Gagani.

E reja që jetonte në Itali, ishte larguar drejt Spanjës me të dashurin e saj, italianin Marco Gaio Romeo. Sibora u zhduk në Korrik të 2014-s, pa lënë gjurmë e pa marrë asnjë nga shtëpia ku jetonte me partnerin e saj, në Torremolinos.

Për vite me radhë familja e së resë u përpoq të mësonte për fatin e saj, por pa sukses. Dosja për zhdukjen e Siborës mbeti e pazbardhur, ndërsa rasti u trajtua edhe në programin italian “Chi l‘ha visto?”. E teksa shpresat për të mësuar mbi fatin e saj veniteshin çdo ditë e më shumë, një ngjarje e rëndë e ndodhur më 17 Maj, në Torremolinos të Spanjës, do të ndryshonte rrjedhën e kësaj historie.

Një 28-vjeçare u masakrua me thikë nga partneri i saj, i cili u arrestua nga policia si autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë. Lajmi do të trondiste jo pak nënën e Siborës, Elisabetën. Autori i dyshuar ishte pikërisht Marco Gaio Romeo, personi që nëna e shqiptares kishte dyshuar që prej fillimit.

Por kthesa më e madhe në këtë histori ndodhi kur vetë 45-vjeçari, teksa shoqërohej nga efektivët në korridoret e stacionit të policisë, pa një foto të afishuar në mur, kur shfaqej Sibora. Papritur ai bëri rrëfimin monstruoz: Siborën e kam vrarë unë dhe trupin e kam varrosur në muret e shtëpisë ku jetonim.

Lexo edhe:

Media italiane: Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët, zbehet numri i pushuesve në Shqipëri

DETAJE nga vrasja e Renis Dobrës/ Dy vëllezërit Bushgjoka rezultojnë se kanë dalë jashtë vendit

Një deklaratë e cila mbetet ende për t’u zyrtarizuar para hetuesve, por që mjaftoi që autoritetet në Spanjë të urdhëronin kontroll në shtëpinë në fjalë, me qëllim gjetjen e trupit të së resë. Dy kontrollet e ushtruara javën e shkuar ishin pa sukses. Hetuesit nuk mundën të gjenin asgjë në këtë banesë. Megjithatë deklarata e tij ka rivënë në lëvizje autoritetet në Spanjë dhe hetimet aktualisht vijojnë.

Të gjitha këto zhvillime bënë bujë si në Spanjë, ashtu sikurse edhe në Itali, aty ku ndodhet dhe familja e 22-vjeçares. Programi “Chi l‘ha visto?” riktheu sërish në vëmendje rastin e zhdukjes së saj dhe mori një prononcim edhe të Elisabetës.

Kjo e fundit pranoi se ishte tejet e revoltuar sepse pas zhdukjes së të bijës kishte denoncuar shumë herë pikërisht të dashurin e Siborës, por nuk ishte dëgjuar asnjëherë nga autoritetet kompetente.

Duket se Sibora donte të ndahej nga Marco e për këtë arsye ai e vrau. Të paktën kështu pretendon nëna e 22-vjeçares, një mendim i saj që tashmë bëhet më i gjallë se kurrë pas rrëfimit që ai pati për autoritetet spanjolle. Elisabeta mësoi për vrasjen e të dashurës së tij aktuale, Paula, nëpërmjet një mesazhi nga ish-punëdhënësi i së bijës.

Lajmi për vrasjen e 28-vjeçares erdhi menjëherë edhe tek shoqet e Siborës, që u shprehën: “Pas 9 vitesh nga zhdukja e saj gjëja e parë që mendon është se bëhet fjalë për të. Menduam mos ishte Sibora”.

E përshkruar si një vajzë e qeshur, e shkathët dhe e dashur nga të gjithë, kujtimi më i bukur që ato kanë për të renë është buzëqeshja e saj.

“Prej 9 vitesh nuk e shoh, nuk e dëgjoj, është diçka që nuk ia uroj askujt. Në atë kohë nuk isha dakord për lidhjen e tyre, dhe i thoja: Je lidhur me babain tënd?”, tha Elisabeta, duke sjellë në vëmendje se Marco ishte shumë më i madh në moshë se e bija.

Në atë kohë, Sibora ishte e vetmja që punonte, e duke qenë se nuk po gjente punë, Marco i propozoi që të shkonin të jetonin në Spanjë. Pasi ishte vendosur atje, nëna e 22-vjeçares shkoi për vizitë për disa ditë dhe ajo që pa nuk i pëlqeu.

“Ziheshin shumë keq, edhe para meje. Ai ishte një burrë obsesiv, e donte me forcë. E tradhtonte, por ishte xheloz për të. Nëse mbyllte telefonin, ai nuk reshte së rëni”.

Nëna e shqiptares kujton se në atë kohë, Sibora i kishte thënë: “Nëse e le, do të duhet të zhdukem, në mos nuk do më lejojë”.

Në fund të 2013-s, e reja u rikthye në Itali për disa muaj, më pas Marco erdhi në Romë dhe e bindi që të rikthehej në Spanjë. E jo vetëm kaq, pasi kishin folur për ndarje, donin të martoheshin dhe e gjitha kjo në harkun kohor të pak ditëve.

“Hera e fundit që fola, në fund të Korrikut, më tha se donte ta linte, sepse nuk është njeri normal. Të betohem kjo është hera e fundit, më tha, dhe në fakt ishte e fundit”.

Sibora ndërroi edhe numrin e telefonit dhe pak ditë më pas, nëna e saj Elisabeta mori një telefonatë të papritur: “Përshëndetje Elisabeta, a është tek ju Sibora? Prej dy ditësh jemi zënë dhe nuk është rikthyer më”. Ishte Marco Romeo.

“Herën e parë më tha se Sibora ishte larguar pa marrë rroba me vete, më pas u zbulua që dikush e kishte parë të largohej me valixhe. Romeo mendonte se po e fshihja në Itali”.

Mediat italiane shkruajnë se për zhdukjen e të dashurës së tij ai nuk bëri kurrë denoncim, e të gjitha rrobat e sendet e së resë u gjetën në shtëpinë ku jetonin bashkë. Pas asaj që i ndodhi Paulas, Elisabeta thotë se ka humbur çdo shpresë për të gjetur të bijën gjallë: “Mendoj se vajza ime, 99 përqind është e vdekur, edhe pse shpresoj që arriti të arratisej nga ai vrasës”.

 

Etiketa: detajehetimeItalisibora gaganivrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Media italiane: Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët, zbehet numri i pushuesve në Shqipëri

15:43 : 18/07/2025
AKTUALITET

DETAJE nga vrasja e Renis Dobrës/ Dy vëllezërit Bushgjoka rezultojnë se kanë dalë jashtë vendit

14:36 : 18/07/2025
BOTA

53-vjeçarja e zhdukur në Itali gjendet pa shenja jete pas 2 javësh

13:49 : 18/07/2025
BOTA

Tërmet i fortë në Napoli

11:10 : 18/07/2025
AKTUALITET

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin: Me tha po nisem për në shtëpi

12:57 : 17/07/2025
Para

Apeli i Përgjithshëm kalon çështjen e Fredi Belerit në GJKKO

TË GJITHA

“CIA parandaloi luftën e Serbisë ndaj Kosovës, që përmend Trump”

22:11 : 18/07/2025

Përplasja Lapaj-Shabani, Lubonja: Intriga po i degradon të dyja palë

22:02 : 18/07/2025

Turi i dytë i Ligës së Konferencës/ Caktohet orari, Dinamo do luajë në Andorrë në piskun e vapës

22:02 : 18/07/2025

Kreu i Mossad vizitë në SHBA, kërkon ndihmë për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

21:48 : 18/07/2025

Futbollisti shqiptar transferohet te LASK për 700 mijë euro

21:47 : 18/07/2025

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

21:37 : 18/07/2025

Mbytja e 2 të miturve në Shkumbin/ I afërmi: I gjeti roja i hidrocentralit te një gropë, u turra me vrap

21:27 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com