• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Situata në Kosovë, Rama del kundër Albin Kurtit

18:56 : 26/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI

Kryeministri Edi Rama del kundër qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti për menaxhimin e situatës së krijuar në veri.

Në një reagim në Twitter, ai shkruan se kjo që po ndodh nuk e ndihmon dialogun me Serbinë.

“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!

Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Rama.

Tensionet në Kosovë

Lexo edhe:

Zhduket jetimorja “Zyber Hallulli”/ Rama i hap rrugë “përbindëshit” 17-katësh në zemër të Tiranës

Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen porositë e Ramës për deputetët e Tiranës

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, konfirmoi më herët se kryetarët e komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – që të gjitha të banuara me shumicë serbe – u vendosën në zyrat e tyre në objektet komunale.

“Ata do ta vazhdojnë mandatin e tyre duke qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, tha Sveçla.

Kryetarët e rinj shqiptarë u asistuan nga Policia e Kosovës, pasi grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë.

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën gurë në drejtim të policisë dhe dogjën disa makina.

Në Zveçan u dëgjuan edhe të shtëna me armë. Sipas një njoftimi të policisë, së paku pesë zyrtarë policorë atje pësuan lëndime trupore.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se do të përpiqet që ta instalojë udhëheqjen e tij “brenda procedurave ligjore” të Republikës së Kosovës.

Shtetet e Bashkuara thanë se i dënojnë veprimet e autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

“Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, shkroi ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, në Twitter.

Senatori amerikan, Chris Murphy, i cili vizitoi Kosovën këtë javë, tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka përmendur “ndonjë plan për të hyrë në këto komuna”.

“Si një mik i Kosovës jam zënë në befasi dhe ai [Albin Kurti] duhet ta ndalojë këtë provokim menjëherë”, shkroi Murphy në Tëitter.

Ai shtoi se zyrtarët “kanë teknikisht të drejtë të kenë qasje në këto objekte”, por, sipas tij, në këtë situatë të tensionuar, ky është një “provokim i qëllimshëm dhe hap i panevojshëm”.

Autoritetet e Kosovës fajësuan “strukturat kriminale dhe ilegale” të Serbisë për përshkallzimin e situatës.

“Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”, shkroi në Twitter Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani.

I menjëhershëm ishte reagimi i Beogradit zyrtar, ku presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe në nivelin më të lartë.

Ky vendim u mor për shkak të situatës në Kosovë.

Radio-Televizioni i Serbisë raportoi se ushtria serbe ka marrë urdhër që “të lëvizë urgjentisht” drejt kufirit me Kosovën.

Këto zhvillime vijnë në ditën kur një numër i qytetarëve serbë nga veriu i Kosovës raportohet se ka udhëtuar për në Beograd, për të marrë pjesë në një tubim në mbështetje të Vuçiçit.

Kryetarët e tri komunave me shumicë serbe – që të gjithë shqiptarë – u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.

Ndonëse thanë se, së shpejti, do të nisin punën nga objektet komunale, nuk ishte e qartë se kur do të ndërmerrej një hap i tillë.

Kryetari i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha të enjten se me betimin e tyre u zyrtarizua “pushtimi i katër komunave” në veri.

Në të katër komunat me shumicë serbe në veri u dëgjuan fillimisht sirena alarmi, ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë.

Radio Evropa e Lirë mësoi se disa kamionë janë të parkuar në mes të rrugëve në hyrje dhe dalje të Leposaviqit, ndërsa mbi Zveçan u pa edhe një helikopter i misionit të NATO-s, KFOR.

Ministri i Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, tha se kryetarët e rinj të komunave në veri duhet ta kryejnë punën “nga zyrat e komunave bashkë me shërbyesit civilë”.

“Ata janë zotuar se do t’iu shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim. E, si institucione qendrore, e kemi obligim që t’ua sigurojmë dhe mundësojmë përmbushjen e këtyre obligimeve. Komuna është e qytetarëve. Qytetarët nuk mund të mbeten pa komunë”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – që të gjithë shqiptarë – bënë betimin më 25 maj, duke marrë kështu pushtetin lokal në këto tri komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Ceremonitë e betimit u mbajtën në objekte publike, sepse në objektet e komunave ka organe të përkohshme komunale, të cilat punojnë në sistemin e Serbisë.

Vetëm në Mitrovicë të Veriut ekziston një ndërtesë komunale që funksionon sipas sistemit të Kosovës. Kryetari i ri, Erden Atiq, u betua atje më 19 maj.

Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës u mbajtën më 23 prill, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Kjo parti e kundërshtoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e prillit ishte 3.47 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar.

Etiketa: albin kurtiEdi Ramakosove

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhduket jetimorja “Zyber Hallulli”/ Rama i hap rrugë “përbindëshit” 17-katësh në zemër të Tiranës

21:47 : 05/11/2025
AKTUALITET

Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen porositë e Ramës për deputetët e Tiranës

20:48 : 05/11/2025
AKTUALITET

Qeveria bën aministi fiskale deri në 1.2 mld euro, të maskuar me emrin “Paqe Fiskale”

20:29 : 05/11/2025
AKTUALITET

Rama bën ndryshime në qeveri, shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia

17:32 : 05/11/2025
AKTUALITET

Rama mbledh deputetët e Tiranës në selinë e PS

17:11 : 05/11/2025
RAJONI

Tentativa për vrasjen e një zyrtari të BE-së në Kosovë, Prokuroria nis hetimet

16:54 : 05/11/2025
Para

Ministri serb i Mbrojtjes: Nuk përjashtojmë asnjë përgjigje adekuate të Serbisë

TË GJITHA

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com