• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ekonomia gjermane ka rënë në recesion. Sa dramatike paraqitet gjendja?

08:10 : 26/05/2023
në BOTA

Ekonomia gjermane ka rënë në recesion. Sa dramatike paraqitet gjendja? Fillimisht pandemia e koronës me të gjitha pasojat e saj – për shembull problemet dramatike në zinxhirët e furnizimit, pastaj lufta e Ukrainës: ekonomia gjermane u përball vitet e fundit me një goditje të dyfishtë.

Çmimet dhe normat e interesit po rriten, pengesat në furnizime dhe mungesat e energjisë po e rëndojnë ekonominë – dhe sipas teorive të ekonomistëve, ajo ekonomia po shkon lart e poshtë në formë valësh. Zakonisht ekonomistët flasin për katër faza:

  • Rritje ekonomike apo prosperitet
  • Bum ekonomik
  • Recesion
  • Depresion ekonomik

Recesioni nënkupton rënien, p.sh. kur kapacitetet prodhuese nuk shfrytëzohen më tërësisht për shkak se bie si niveli i eksportit në tregtinë e jashtme edhe kërkesa për mallra dhe shërbime në tregun e brendshëm.

Një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejt, jo vetëm në Gjermani, sepse konsumatorëve u duhet të paguajë shumë para për shkak të çmimeve të larta të energjisë gjë që shpie në rënien e fuqisë blerëse për prodhime të tjera.

Lexo edhe:

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

Gjermani: Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

 

Prodhim i brendshëm bruto

Si masë standarde për ciklet ekonomike konsiderohet  i shumëcituari prodhim i brendshëm bruto, ose shkurt PBB. Ky term përfaqëson vlerën e të gjitha shërbimeve dhe mallrave të prodhuara në një periudhë të caktuar kohore.

Nëse PBB-ja tkurret për dy tremujorë radhazi, bëhet fjalë për “recesion teknik” – i cili kërcënoi Gjermaninë në fund të vitit 2021 pasi PBB-ja ishte tkurrur me 0.3 për qind në tremujorin e fundit të vitit si rezultat i pandemisë së koronës. Në tre muajt e parë të vitit 2022, prodhimi ekonomik u rrit me 0.2 për qind. Por në pranverën e vitit 2023 gjendja paraqitet ndryshe. Sepse ekonomia gjermane u tkurr si në tremujorin e fundit të vitit 2022 ashtu edhe në tremujorin e parë të vitit aktual.

Depresioni ekonomik si skenar horrori

Nëse një recesion zgjat për një periudhë relativisht të gjatë kohore, ai mund të shndërrohet në një krizë të vërtetë ekonomike. Ne të tilla raste flitet për depresion ekonomik: papunësia dhe numri i falimentimeve rritet, mallrat mbeten stok në depo. Skenarin e tmerrshëm e plotësojnë krizat financiare, rëniet e bursave dhe falimentimet e bankave.

Mjet kurues: programet shtetërore të ndihmave

Prandaj është e rëndësishme që shteti të parandalojë rënien në depresion dhe rrjedhimisht rënien në fazën më të ulët të ciklit ekonomik. Prandaj qeveria do të përpiqet t’i kundërvihet recesionit që po zhvillohet në vend ose që ai të zgjasë sa më pak që të jetë e mundur. Mjete të sprovuara për ta bërë këtë janë paketat e lehtësimit për kompanitë dhe qytetarët, si ndihmat qeveritare dhe ulja e taksave./DW

Etiketa: ekonomiGjermanirecesion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

19:31 : 29/10/2025
BOTA

Gjermani: Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

09:21 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

08:22 : 29/10/2025
AKTUALITET

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

13:17 : 27/10/2025
BOTA

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

08:51 : 25/10/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Mashtrimet financiare marrin formë të re, rreziku mbetet i vjetër

08:31 : 25/10/2025
Para

Përfshihet nga flakët apartamenti i Mihrije Brahas dhe Naim Abazit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com