• Kontakt
Sunday, September 24, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Kaos në portin e Durrësit! Anijet në terminalin e kontejnerëve të bllokuara deri në 3 ditë për shkarkim

09:05 : 26/05/2023
në AKTUALITET
Kaos në portin e Durrësit! Anijet në terminalin e kontejnerëve të bllokuara deri në 3 ditë për shkarkim

Prej 2 javësh situata në terminalin e përpunimit të kontejnerëve në Portin e Durrësit është e ngjashme me atë të krijuar në Kanalin e Suezit, anije që qëndrojnë 2 deri 3 ditë pritje në pamundësi për të shkarkuar mallrat.

Përfaqësuesit e linjave detare, të parët që ngritën shqetësimin e vonesave për shkarkim e anijeve, pohuan për Monitor se situata po shkaktohet nga mungesa e kushteve teknike për shkarkimin e kontejnerëve nga anijet dhe evadimin e tyre për në terminal.

Operatorët nënvizuan se minimalisht për të funksionuar shërbimi nevojiten 3 vinça portual për përpunimin e kontejnerëve dhe 6 ristaker (mekanizëm për ngarkim/shkarkimin e kontejnerëve në terminal). Në dijeni të tyre me kapacitet të plotë punon vetëm njëri prej vinçave, ndërsa vinçi i dytë funksionon pjesërisht (ka ditë që nuk funksion).

Linjat detare ngrenë shqetësimin se vonesa për shkarkimin e anijeve, po rrit kostot e tyre financiare, pasi në disa raste anijet me mallra janë detyruar të kthehen mbrapsht për t’u rikthyer pas disa ditësh. Nga kjo situatë është prekur i gjithë zinxhiri i transportit të mallrave me kontejnerë.

Lexo edhe:

U ndihmua nga oficeri i policisë për t’u larguar nga Shqipëria, arrestohet 33-vjeçari në portin e Durrësit

Tentoi të fusë 251 mijë € dhe medikamente mjekësore të padeklaruara, arrestohet 58-vjeçari në Portin e Durrësit/ Emri

Përfaqësuesit e linjave detare thanë se anijet qëndrojnë në pritje të shkarkimit të kontejnerëve 2 deri 3 ditë, ndërsa kompanitë e transportit të kamionëve që operojnë me marrjen e mallrave nga terminali i kontejnerëve qëndrojnë të bllokuara deri në 8 orë.

“Për shkak të vonesave jemi detyruar të shtyjmë edhe 5 ditë të tjera shkarkimin e anijes, duke e kthyer mbrapsht, çka ka shtuar kostot financiare jo vetëm për operatorin, por edhe për klientët tanë”, pohoi një nga drejtuesit e linjës detare në Durrës.

Autoriteti Portual Durrës (APD): Vonesat e shkaktuara vijnë nga rritja e volumeve tregtare në nisje të sezonit të verës

Autoriteti Portual Durrës (APD) pohoi për Monitor se vonesat e shkaktuara vijnë nga rritja e volumeve tregtare në nisje të sezonit të verës, të mallrave të importit dhe eksportit.

“Autoriteti Portual Durrës monitoron në kohë reale të gjithë aktivitetin përpunues në terminalet portuale dhe ndajmë shqetësimin e të gjithë përdoruesve, linjave kontejnerike, agjencive doganore dhe spedicionere në lidhje me vonesat e shkaktuara përgjatë javëve të fundit në procesin e ngarkim-shkarkimit si dhe në pjesën e magazinimit të kontejnerëve.

Na duhet të theksojmë faktin se gjendemi në sezonin e lartë të aktivitetit portual dhe në katër muajt e parë të këtij viti kemi konstatuar një rritje të konsiderueshme të volumeve tregtare që përpunohen në Portin e Durrësit: Madje bëhet fjalë për volumin më të lartë të kontejnerëve edhe në krahasim me vitin rekord 2021 (nga 45,000 njësi në 4 muaj në 48,000 njësi sot, ku evidentojmë gjithashtu një rritje të kontejnerëve me mallra për eksport).

Volumet në rritje janë një lajm i mirë për ekonominë tonë por sigurisht dhe një sfidë për infrastrukturën portuale. Kjo është pikërisht një prej arsyeve kryesore përse Qeveria shqiptare ka vendosur të investojë në një terminal të ri në Porto Romano”.

APD thekson se në kushtet aktuale, për të normalizuar situatën e krijuar së fundmi në bashkëpunim dhe me Doganën Shqiptare ka ndërmarrë disa masa, që nga vendosjen e në dispozicion të 3 mjeteve shtesë për lëvizjen e kontejnerëve në terminal, vënien në punën të vinçit të tretë brenda 30 Majit. Gjithashtu në fund të muajit qershor APD njofton se do të vihet në dispozicion edhe vinçi i katërt për terminalin e kontejnerëve.

“Kemi udhëzuar Operatorin e Terminalit që të zgjerojë zonën e magazinimit të kontejnerëve bosh, për të lehtësuar përpunimin e kontejnerëve frigoriferikë dhe atyre për eksport. Kemi krijuar gjithashtu infrastrukturën e nevojshme për magazinimin e përkohshëm të kontejnerëve bosh.

Për më tepër Operatorit po i vendosen në dispozicion 3 mjete shtesë për lëvizjen e kontejnerëve në terminal për të mundësuar një përpunim më të shpejtë dhe të anijeve dhe të kamionëve.

Së fundmi, nga komunikimi me Operatorin e Terminalit, brenda dates 30 maj do të sigurohet vënia në punë e vincit të tretë të Terminalit dhe kemi së shpejti një vinç të ri që pritet t’i shtohet flotës brenda fundit të qershorit. Jemi në ndjekje të vazhdueshme të situatës”, tha APD.

Tashmë për këtë situatë 5 linjat detare kryesore të transportit të mallrave me kontejnerë për vonesat e gjata të krijuara në terminalin e kontejnerëve i janë drejtuar me dy letra Autoritetit Portual Durrës, dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama.

Shërbimi për përpunimin e anijeve në terminalin e kontejnerëve prej muajit mars 2021 funksionin me koncesion nëpërmjet Hili Company Limeted e përfaqësuar në Shqipëri nga filiali i saj “Mariner Adriatic”.

“Afati i kontratës do të jetë për një periudhë maksimale prej 5 vitesh, duke filluar në datën e fillimit të shërbimeve dhe që skadon në datën më të cilat totali i ngarkesave të marra nga Autoriteti Kontraktor te kontraktori është i barabartë me vlerën totale të kontratës prej 3,1 mld lekë (pa TVSH)”, citohet në kontratën koncensionare.

Në terminalin e kontejnerëve, fatura drejt operatorëve lëshohet nga APD sipas librit të tarifave. Kompania koncensionare është përgjegjëse vetëm për mirëmbajtjen e mjeteve që përdoren për shkarkimin e anijeve, pasi asetet infrastrukturore dhe pajisjet sipas parashikimeve të kontratës koncensionare janë transferuar nga autoriteti kontraktor APD tek kontraktori Mariner Adriatic.

Referuar pikës 34.2 të kontratës koncensionare është autoriteti kontraktor përgjegjës për çdo dëm që mund të rezultojë nga mungesa e aseteve.

Ndërsa për defektet madhore të makinerive dhe afatit kohor për t’u riparuar, për t’i sjellë në kushte pune më të sigurta, kontraktori referuar kontratës përjashtohet ndaj çdo ndëshkimi që lidhet me perfomancën.

Më herët shërbimi në terminalin e kontejnerëve administrohej nga kompania “Durrës Container Terminal” e cila kishte nënshkruar me qeverinë shqiptare në 2011 kontratën koncensionare me afat 30 vjeçar.

Në 2018 qeveria kërkoi anulimin e koncensionit, duke hapur çështje gjyqësore, pasi koncensionari nuk kishte përmbushur kushtet. Për përfundimin e kontratës kompania turke i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit.

Pas një periudhe që shërbimi u menaxhua nga APD, gara për tenderin ndërkombëtar u fitua nga kompania malteze “Hili Company Limeted” me filial në Shqipëri Mariner Adriatic.

INSTAT nuk raporton rritje të ndjeshme të volumit të mallrave në Portin Durrës

Të dhënat e INSTAT tregojnë se Porti i Durrësit është porti kryesor në vend, prej të cilit janë transportuar 95,9% e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 1.553 mijë tonë mallra.

Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 14,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pavarësisht rritjes në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, Porti i Durrësit ka përpunuar volume më të larta tregtimi përgjatë 2022-it.

Në tremujorin e tretë të vitit 2022, Porti i Durrësit përpunoi rekordin e 1.62 milionë ton mallra, ose 5% më shumë sesa në tremujorin e parë të këtij viti. / Monitor

Etiketa: kontenierëlinja detareporti i durresittregti

Lajme të lidhura

U ndihmua nga oficeri i policisë për t’u larguar nga Shqipëria, arrestohet 33-vjeçari në portin e Durrësit
AKTUALITET

U ndihmua nga oficeri i policisë për t’u larguar nga Shqipëria, arrestohet 33-vjeçari në portin e Durrësit

14:19 : 23/09/2023
Tentoi të fusë 251 mijë € dhe medikamente mjekësore të padeklaruara, arrestohet 58-vjeçari në Portin e Durrësit/ Emri
AKTUALITET

Tentoi të fusë 251 mijë € dhe medikamente mjekësore të padeklaruara, arrestohet 58-vjeçari në Portin e Durrësit/ Emri

11:05 : 23/09/2023
Marrëdhënia tregtare BE-Kinë “shumë e pabalancuar”
BOTA

Marrëdhënia tregtare BE-Kinë “shumë e pabalancuar”

10:53 : 23/09/2023
EMRI/ Arrestohet një polic i portit të Durrësit, lejoi një person në kërkim të largohej jashtë shtetit
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet një polic i portit të Durrësit, lejoi një person në kërkim të largohej jashtë shtetit

08:50 : 23/09/2023
Seanca e parë në Arbitrazh për kontratën koncesionare në Portin e Durrësit, kërkohen 40 mln euro dëmshpërblim
AKTUALITET

Seanca e parë në Arbitrazh për kontratën koncesionare në Portin e Durrësit, kërkohen 40 mln euro dëmshpërblim

08:57 : 20/09/2023
Ankorohet në Durrës superjahti i Jeff Bezos
AKTUALITET

Ankorohet në Durrës superjahti i Jeff Bezos

10:27 : 01/09/2023
Para
Mjegulla ‘pushton’ aksin Korçë – Pogradec, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Mjegulla ‘pushton’ aksin Korçë - Pogradec, vështirësi në qarkullimin e mjeteve



TË GJITHA

Plagosje me thikë në Shkodër

Rikthehen reshjet e shiu, parashikimi i motit për ditën e diel

00:00 : 24/09/2023
Zjarri te “Deutsch Color”, priten shpërthime të fuqishme në fabrikë, evakuuohen bannorët

Zjarri te “Deutsch Color”, priten shpërthime të fuqishme në fabrikë, evakuuohen bannorët

23:55 : 23/09/2023
Lazio del e zhgënjyer nga ‘Olimpico’, Monza i merr barazimin

Lazio del e zhgënjyer nga ‘Olimpico’, Monza i merr barazimin

23:50 : 23/09/2023
Lavrov hedh poshtë planin për paqen në Ukrainë

Lavrov hedh poshtë planin për paqen në Ukrainë

23:40 : 23/09/2023
Horoskopi ditor, e martë 25 korrik 2023

Horoskopi ditor për nesër, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:30 : 23/09/2023
Jonny Evans rikthehet si protagonist te Man.United, “Djajtë” dalin me tre pikë nga Burnley (VIDEO)

Jonny Evans rikthehet si protagonist te Man.United, “Djajtë” dalin me tre pikë nga Burnley (VIDEO)

23:18 : 23/09/2023
Zgjedhjet në Kukës/ Denoncon kandidati i “BF”: Kanë shtuar në listë votimi disa të burgosur

Zgjedhjet në Kukës/ Denoncon kandidati i “BF”: Kanë shtuar në listë votimi disa të burgosur

23:15 : 23/09/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com