• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Superiorja “zjarr” në finish, luhet për titull, Europë e mbijetesë/ Ja llogaritë e fundsezonit

00:01 : 24/05/2023
në SPORT

Lexo edhe:

Kartonat e kuq “skuqin” Superioren/ Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës, Elbasani mposht Bylisin

Kategoria Superiore/ Luhet Vllaznia-Tirana, njihuni me ndeshjet e javës së tetë

Teksa duhen edhe dy javë nga fundi i Superiores, gjithçka është e hapur për objektivin që kanë shumica e skuadrave, teksa priten 180 minuta të zjarrta për verdiktet, duke filluar nga kjo e enjte, e më pas për ta mbyllur të hënën e 29 majit.

Lufta për titull, me Tiranën që ka diferencë +2 pikë dhe Partizanin që pret një gabim të rivalit, duket e destinuar të bëhet edhe më dramatike.

Kalendari u rezervon bardhebluve dy përballje me skuadra që luajnë për të shpëtuar sezonin: Bylisin të enjten dhe Erzenin të hënën.

Nga ana tjetër, Partizani luan fillimisht ndaj Kastriotit, që vetëm matematika e mban në lojë për rënien direkte, ndërsa në fund pret Teutën, e cila lufton për të kapur vendin e katërt, që të jep një biletë europiane.

Gara për vendin e katërt – Finalja e Kupës këtë sezon është Tirana-Egnatia dhe këto dy skuadra kanë siguruar  Europën, pasi janë në treshen e parë në renditje. Atëherë për një biletë në Ligën e Konferencës është futur në lojë vendi i katërt. Vllaznia, Teuta dhe Laçi janë në luftë për të kapur këtë pozicion, me shkodranët që kanë 46 pikë, durrsakët 45 dhe kurbinasit 44.

Të enjten luhet Vllaznia-Laçi dhe nga ana tjetër, Teuta pret Egnatian. Një barazim i mundshëm në “Loro Boriçi”, e shoqëruar me një fitore të durrsakëve, katapulton këta të fundit në vendin e katërt. Kuqeblutë do të hidhnin një hap të sigurt për Europën nëse mundnin bardhezinjtë, duke pasur parasysh edhe kalendarin e rivalit në javën e fundit, pasi Teuta luan ndaj Partizanit që lufton për titull. Shkodranët duan të evitojnë surprizat në fund, pasi janë të ndërgjegjshëm se i pret një transfertë delikate në Ballsh në javën e fundit.

Shanset janë të mëdha edhe për Laçin nëse i fiton të dyja ndeshjet e mbetura, edhe pse nuk e ka çdo gjë në dorën e vet, pasi i duhet të presë edhe gabimin e Teutës për të siguruar vendin e katërt. Gjithçka mbetet e hapur për Vllazninë, Teutën dhe Laçin në të gjithë skenarët, por në fund dy prej këtyre skuadrave do të “digjen”.

“Play Out” dhe Rënia- Dy skuadra bien direkt (9 dhe 10), ndërsa vendi i tetë zhvillon një ndeshje “play out”-i për qëndrimin në Superiore me fituesen e “play off”- it të Kategorisë së Parë. Aktualisht në luftë për mbijetesë janë katër skuadra mes “play out” dhe rënies direkte: Kukësi 41 pikë, Erzeni 39 pikë, Bylisi 37 pikë dhe Kastrioti me 35 pikë.

Krutanët i mbanë në lojë vetëm matematika dhe varianti më i çmendur që ata të shpëtojnë është që të fitojnë të dyja ndeshjet e mbetura ndaj Partizanit dhe Laçit, ndërsa nga ana tjetër Bylisi dhe Erzeni të humbin në dy javët e fundit.

E enjtja mund të vendosë shumë, pasi ka përballje direkte Kukësi-Erzeni. Në rast se shijakasit fitojnë në Kukës dhe Bylisi e Kastrioti munden respektivisht nga Tirana e Partizani, atëherë ballshiotët dhe krutanët bien direkt nga Superiorja (me këtë variant mbetet i hapur më pas vetëm ekipi që do të shkojë në “play out” mes Kukësit dhe Erzenit). Por, nëse Kukësi thyen shijakasit këtë javë, ikën përfundimisht nga rreziku i “play out”-it. Janë disa kombinime rezultatesh që mbajnë të hapur gjithçka për të katërta skuadrat.

 

Etiketa: Kategoria superiorePartizanitiranatitulli kampjon

Lajme të lidhura

SPORT

Kartonat e kuq “skuqin” Superioren/ Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës, Elbasani mposht Bylisin

19:35 : 24/10/2025
SPORT

Kategoria Superiore/ Luhet Vllaznia-Tirana, njihuni me ndeshjet e javës së tetë

21:27 : 19/10/2025
SPORT

Superliga/ Partizani rikthehet te fitorja, mund Flamurtarin në Vlorë

19:14 : 19/10/2025
AKTUALITET

Banorët e Tiranës pa ujë: Vjen vetëm dy herë në ditë, nga një orë!

20:40 : 16/10/2025
AKTUALITET

Raporti/ Tirana më e ndotur dhe më e shtrenjtë, Prishtina ia kalon në çdo tregues të cilësisë së jetës

10:53 : 14/10/2025
AKTUALITET

Trafiku i Tiranës në kolaps/ Rrugorët merren me monopatinat, nuk preken betonieret (Foto e Video)

16:47 : 13/10/2025
Para

Këmbimi valutor 24 maj/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

TË GJITHA

Raporti ngre alarmin: 75% e ujërave në Shqipëri të ndotura! Zonat më problematike

19:46 : 25/10/2025

Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

19:21 : 25/10/2025

“A e ke pas dashnore Zanën”/ Si nisi sherri mes babait dhe djalit që përfundoi në tragjedi në Shkodër

19:12 : 25/10/2025

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

18:50 : 25/10/2025

U kap me drogë në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali

18:42 : 25/10/2025

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025

Balluku u mor e pandehur nga SPAK: Hetimet ndaj saj mund të lidhen edhe me bashkëpunimin me kryeministrin

18:12 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com