• Kontakt
Tuesday, May 30, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Këlliçi tregon arsyet e humbjes me 58 mijë vota diferencë në Tiranë

20:28 : 24/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023
Inceneratorët/ Këlliçi: Rama pasuroi një grusht njerëzish, varfëroi mijëra shqiptarë

kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka bërë një rezyme të asaj që ndodhi në zgjedhjet që sapo lamë pas dhe arsyet e humbjes së thellë të tij ndaj kryebashkiakut aktual, Erion Veliaj.

I ftuar në “Debat” në A2CNN, Këlliçi tha se këto janë shifra që nuk përkojnë fare me realitetin në terren, dhe shkak për këtë sipas tij është pikërisht presioni dhe intimidimi që i është bërë njerëzve, duke nisur që nga administrata publike, te bizneset e vogla e të mesme, e deri te njerëzit e thjeshtë.

  • Z. Këlliçi, kur jemi 10 ditë pas zgjedhjeve, ju keni pasur disa deklarata nga e hëna e shkuar deri më sot, por sot ndoshta e shihni edhe më ftohtë rezultatin e humbjes me 58 mijë vota diferencë me Erion Veliajn. E keni bërë një analizë të vetes dhe të palës që ju përfaqësuat në këto zgjedhje?

Këlliçi: Sigurisht, unë çdo ditë jam në takime me strukturat e PD, me qytetarë, duke kërkuar të gjej një përgjigje sa më të plotë mbi këtë rezultat që ka ndodhur në Tiranë, që ju garantoj që nuk pasqyron aspak realitetin në terren dhe situatën në Tiranë. Por, shifrat janë ato që janë dhe ne çdo ditë po hetojmë në lidhje me faktet, me provat, për parregullsitë e shumta që janë shënuar në këtë proces zgjedhor.

Sot për shembull kam marrë një të dhënë sipas të cilës, në një nga zonat e Tiranës, më saktë në Njësinë nr.5, te zona prapa “Pallatit me Shigjeta”, ku ka një përqendrim shumë të madh të komunitetit rom, rezulton që forcë e parë është PSD-ja e Tom Doshit, dhe unë nuk e di se çfarë programi ka pasur, çfarë oferte ka pasur dhe çfarë ka premtuar për këta banorë.

  • Por, cila ka qenë arsyeja që PSD-ja ka thyer rekorde në këto zgjedhje?

Këlliçi: Ka blerë vota, fare e thjeshtë. Ndërkohë, dje kam marrë të dhënat për burgun e grave, ku unë kam marrë vetëm një votë, atë të një vëzhguesi dhe 99.9 për qind të votave kanë qenë për kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj. Kështu që, të dhëna si këto pasqyrojnë tablonë e një farse të madhe që ka ndodhur në 14 maj në Tiranë.

Lexo edhe:

Berisha: Finalizojmë raportin për manipulimin e zgjedhjeve, pas kësaj nis analiza

Berisha: Opozita i dha fund monizmit që ekzistonte në aspektin parlamentar lokal

Të një presioni si asnjëherë më parë ndaj administratës publike, ndaj biznesit të vogël. Ndaj edhe unë u fokusova shumë gjatë fushatës sime te biznesi i vogël dhe i mesëm, por mesa duket intimidimi dhe presioni ka qenë i jashtëzakonshëm. Kjo nuk lë jashtë sigurisht përgjegjësitë që ka vetë Partia Demokratike, që ka vetë opozita për vetë faktin që ne nuk arritëm të gjejmë një gjuhë të përbashkët.

Sigurisht që ka një arsye se përse vetëm në Tiranë partia e vulës nxori një kandidat, kjo për faktin se ishte Erion Veliaj dhe i duhej bërë më e lehtë atij. Ndaj unë pata një kandidat përballë që më shumë më sulmonte mua, sesa Veliajn.

  • A besoni vërtet që 58 mijë vota mund të jenë të blera, me intimidime, me presione?

Këlliçi: Jo, nuk janë të blera 58 mijë vota, por sigurisht që ka pasur një intimidim të jashtëzakonshëm. Pjesa dërrmuese e administratës shtetërore është në Tiranë. Administrata e Bashkisë së Tiranës ka qenë e gjitha e shpërndarë në patronazhim në kuti të ndryshme në Tiranë. Masakra më e madhe ka ndodhur në rrethina dhe në zonat periferike.

  • A mund të më thoni se sa është kjo shifër që ju thoni se është e blerë?

Këlliçi: Unë në Tiranë kam fituar 96 qendra votimi, që në pjesën dërrmuese janë të fokusuara në kryeqytet, zona ku ka qenë shumë e vështirë të depërtonte leku, apo të bliheshin vota dhe kam fituar 8 kuti në zonën e Kasharit, zonë ku kam qenë deputet, një kuti në Farkë dhe një kuti në Vaqarr.

Dhe në pjesën tjetër, sa më shumë shkon nëpër komuna e fshatra, fillon dhe thellohet diferenca e kryebashkiakut që arrin deri në 80 për qind në zonën e Zall Herrit, apo në Krrabë, apo në Ibë. Këto janë shifra konkrete, shifra reale.

Etiketa: Belind Këlliçizgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

Berisha: Finalizojmë raportin për manipulimin e zgjedhjeve, pas kësaj nis analiza
AKTUALITET

Berisha: Finalizojmë raportin për manipulimin e zgjedhjeve, pas kësaj nis analiza

13:15 : 29/05/2023
Berisha: Opozita i dha fund monizmit që ekzistonte në aspektin parlamentar lokal
AKTUALITET

Berisha: Opozita i dha fund monizmit që ekzistonte në aspektin parlamentar lokal

12:46 : 29/05/2023
Blerja e votave, Salillari po hedh miliona për Hajdarin në Kuçovë
AKTUALITET

Manipulimi i zgjedhjeve në Kuçovë nga Salillari-Hajdari, provat në duart e SPAK

11:40 : 29/05/2023
Maliqi poston videon e papublikuar më parë nga KZAZ: Krim shtetëror dhe elektoral
AKTUALITET

Maliqi poston videon e papublikuar më parë nga KZAZ: Krim shtetëror dhe elektoral

18:18 : 26/05/2023
Një vit nga shembja e Teatrit Kombëtar, Lubonja: Këto zgjedhje i hapën rrugë shkatërrimeve të reja
AKTUALITET

Zgjedhjet, Lubonja: Po veprohet si Enver Hoxha, s’ka demokraci kur shumica fiton 90%

22:47 : 25/05/2023
Berisha: Opozita finalizon në orët që vijnë koalicionin më të fuqishëm
AKTUALITET

Berisha: Po vazhdojmë betejën për mbrojtjen e votës së dhunuar, s’ka asgjë më jetike

21:28 : 25/05/2023
Para
Inceneratorët/ Denoncimet e Kryemadhit, Ibrahimaj: Asnjë nuk është e re

Rritja e pagave të deputetëve dhe ministrave, Ibrahimaj: Buxheti e përballon



TË GJITHA

Moti i keq dëmton banesat Kuçovë, banorët apel shtetit: Na kompensoni dëmet

Moti i keq dëmton banesat Kuçovë, banorët apel shtetit: Na kompensoni dëmet

14:57 : 30/05/2023
U arrestua për trafik droge, ish-zyrtarja kërkon lirinë në gjykatë

U arrestua për trafik droge, ish-zyrtarja kërkon lirinë në gjykatë

14:55 : 30/05/2023
A duhet të shpallë Europa një “ekonomi lufte”?

A duhet të shpallë Europa një “ekonomi lufte”?

14:51 : 30/05/2023
Lajm i trishtë! Ndërron jetë basisti legjendar (Foto+Emri)

Lajm i trishtë! Shuhet aktori legjendar (FOTO – EMRI)

14:42 : 30/05/2023
Çfarë ndodhi? Selena Gomez filmohet duke i bëritur ashpër truprojës së saj

Çfarë ndodhi? Selena Gomez filmohet duke i bëritur ashpër truprojës së saj

14:36 : 30/05/2023
Fredi Beleri në gjykatë, sot jepet masa e sigurisë

Ankimi në GJKKO, data kur do shqyrtohet kërkesa e Fredi Belerit

14:28 : 30/05/2023
Braçe: Tregu i sigurimeve është kënetë, kompanitë janë oligopol

Braçe: Tregu i sigurimeve është kënetë, kompanitë janë oligopol

14:17 : 30/05/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com