• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

14 Maji/ Blushi: Nuk pati zgjedhje, por votime nën terrorin e narkoshtetit dhe krimit

15:07 : 19/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat foli për procesin zgjedhor, ku tha se pati vetëm votime nën territorin e narkoshtetit. Blushi tha se bandat e qeverisë janë përhapur nga jugu në veri të Shqipërisë.

Ai shprehet se shkatërrimi i procesit zgjedhor,  i tjetërsimit të votës së lirë është i dokumentuar dhe shton se qindra milionë euro të pista u hodhën në fushatë për të blerë vota, aq sa tronditen si kurrë më parë edhe kursin e euros, që humbi gati 10% të vlerës, për të influencuar votuesit.

Blushi shprehet më tej se populli shqiptar është shumë më i madh se sa narkoqeveria dhe demokracia e ndryshimi që ai meriton, është i pashmangshëm.

Deklarata e plotë:

Lexo edhe:

Mbahet sot protesta e 46-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

Çdo ditë, çdo orë dhe minutë dalin në dritë fakte të reja dhe dëshmi tronditëse që provojnë sesi krimi dhe bandat, nga Veriu në Jug, nën komandën e Edi Ramës shkatërruan procesin zgjedhor, standardet e të cilit ishin zeruar përpara se të niste ky process duke mos e regjistruar opozitën në mënyrë të paligjshme, duke i hequr komisionerët dhe numëruesit, duke burgosur kandidatët e saj për arsye politike, duke përdorur çdo formë presioni, kërcënimi dhe shantazhi ndaj votuesve të opozitës, direkt edhe me gojën e kryeministrit, që i paralajmëronte për pasojat që do të kishin nëse votonin kundër “Rilindjes”.

 

I gjithë ky shkatërrim i procesit zgjedhor, i tjetërsimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë është fakt i dokumentuar botërisht.

Qindra milionë euro të pista u hodhën në fushatë për të blerë vota, aq sa tronditen si kurrë më parë edhe kursin e euros, që humbi gati 10% të vlerës, për të influencuar votuesit.

Ministra, zv/ministra, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë, zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, nëpunës bashkie dhe punonjës të administratës publike, grupe kriminale dhe banditë lokalë, deri edhe oligarkë, mësynë drejt qendrave të votimit dhe bënë presion hapur ndaj çdo votuesi, komisioneri dhe numëruesi.

Mijëra punesime shtesë u bënë për qellime elektorale dhe mijëra legalizime të bllokuara qëllimisht me vite u dhanë deri një ditë përpara zgjedhjeve.

Miliona euro u hodhën për asfalt elektoral edhe në mes të Tiranës, ndërkohë qindra milionë lekë u ndanë për gjoja ndihma ekonomike dhe për pensione pa mbushur dokumentat.

Mijëra njerez u kërcënuan në pragun e shtëpisë dhe në qendrat e votimit për të mos votuar opozitën. Komisionerë dhe vëzhgues u rrahën barbarisht. Ndërkohë mijëra biznese u shantazhuan, u kërcënuan dhe u gjobitën rëndë nga partia në pushtet.

Burgjet u përdorën për të devijuar rezultatet e votimit ndërkohë që Policia e Shtetit, u bë njësh me krimin dhe u përdor si badigarde dhe eskortë e tij, në çdo akt dhune dhe tjetërsimi të votës.

Grupet kriminale dolën hapur në krah të “Rilindjes” dhe Policia bënte sehir jo vetëm duke mos reaguar por edhe duke braktisur ditën e zgjedhjeve të gjitha qendrat e votimit.

1 milion e 250 mijë shqiptarëve ju ndryshua qendra e votimit qëllimisht javën e fundit për të dekurajuar e penguar votimin, ndërsa qendrat e numërimit të votave u kthyen në ambiente ku dhunohej në grup çdo ligj dhe normë që disiplinon zgjedhjet.

Kwto fakte, të konsumuara botërisht, u vulosën edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë OSBE-ODIHR, Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian që i panë me sytë e tyre këto narkozgjedhje.

Shqiptarët bënë sakrifica të mëdha për të votuar në një ambient elektoral të minuar dhe të shkatërruar nga Edi Rama dhe Qeveria, duke dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm guximi me marrjen pjesë në këto zgjedhje dhe duke u përballur me presionin mafioz të narkoshtetit.

Populli shqiptar është shumë më i madh se sa narkoqeveria dhe Demokracia dhe Ndryshimi që ai meriton, është e pashmangshme.

Mbrojtja e votës është objektivi ynë madhor dhe të gjithë energjitë tona do të jetë të përqëndruara në këtë proces!

Asnjë narkozgjedhje nuk mund të mbajë peng lirinë dhe të ardhmen e shqiptarëve, të cilën jemi të vendosur ta mbrojmë me çdo çmim!

Etiketa: Edi Ramatedi blusjizgjedhje vendore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbahet sot protesta e 46-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:04 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

18:32 : 15/07/2026
AKTUALITET

‘Bloomberg’: Edi Rama iu lut ‘Sulltanit’ turk, por nuk arriti të sigurojë samitin e NATO-s

11:13 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

10:21 : 15/07/2026
AKTUALITET

Auditorët e BE ‘nxijnë’ Shqipërinë: Projektet e transportit, të ngadalta dhe të pambikëqyrura

09:24 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

08:36 : 15/07/2026
Para

Rakip Suli/ Kamzën e fitova me punë

TË GJITHA

Votohet sot kupola drejtuese e PD-së, Berisha prezanton EMRAT e kandidatëve

19:16 : 15/07/2026

Mbahet sot protesta e 46-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:04 : 15/07/2026

Grabitet exchange te “Vorri i Bomit”, punonjësja merr 5 mijë euro

18:48 : 15/07/2026

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

18:32 : 15/07/2026

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

18:21 : 15/07/2026

Pse gratë vuajnë më shumë nga temperaturat e larta?

18:08 : 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

17:55 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş