• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A duhet të gëzohet Edi Rama?

17:09 : 16/05/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Nga Ola Xama

Kryeministri u duk i dehur dje nga ngjyra që mori harta e Shqipërisë pas publikimit të rezultatit për kryetarët e bashkive. Tha se votën e lexon si një mbështetje por dhe përgjegjësi, ndërsa u shpreh i surprizuar nga vota masive që po gëzon pas 10 vitesh në pushtet.

Politika si shkencë shoqërore mund të ketë shumë interpretime se si shihet apo argumentohet rezultati i zgjedhjeve. Unë këtë herë kam zgjedhur që mesazhin e zgjedhjeve ta lexoj nga shifrat.

Numri i zgjedhësve në lista është 3.650.550. Më 14 maj, (pa 2 QV në Shijak që nuk të papërditësuara) janë 1.399.826 që shkuan të votonin. Ky numër përbën më pak se gjysmën, 38.34% të zgjedhësve. Nëse e shohim në raport me statistikat e INSTAT për ata që jetojnë në Shqipëri, zgjedhës mbi 18 vjeç në vitin 2022 janë 2.244.307. Pra, faktikisht rezulton që të kenë votuar 62% e banorëve të vendit.

Lexo edhe:

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

Edhe pse përqindja nuk është e ulët në raport me vendet perëndimore, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme të mbajtura në Shqipëri, numri i votuesve ka rënë masivisht. Janë 257.724 votues më pak se në vitin 2021, dhe po aq më pak se në 2017 dhe 2015.

Nëse do të lexonim rezultatin ndryshe, do të shohim se Partia Socialiste ka marrë 17.835 vota më pak se në vitin 2021 dhe 206.745 në 2015-n. Pra, mbështetja ka rënë. Atëherë çfarë ka ndodhur që PS ka fituar? Një pjesë e mirë e atyre që në këto vite kanë votuar socialistët, nuk kanë dalë fare të votojnë. Janë 844.481 që jetojnë në Shqipëri dhe nuk kanë votuar.

Numri i atyre që nuk kanë votuar për kandidatët e PS, është më i lartë se i qytetarëve që i kanë votuar. Shifrat tregojnë se në këto zgjedhje nuk kemi fitues, por vetëm humbës. Dhe humbësi është koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Më së shumti ata që kanë dalë të votojnë këtë herë janë militantët dhe administrata. Sikur 183 mijë që punojnë në sektorin publik (qeveri qëndrore, bashki dhe ndërmarrje shtetërore) ta shumëzonim me 3.7 (mesatarja sipas INSTAT e antarëve të një familje), ja ku na dolën 670 mijë vota.

Ndaj Edi Rama këtë herë nuk duhet të gëzohet, sepse sot ata që e duan janë më pak se ata që nuk e duan / ose janë indiferentë ndaj tij. Ai mund të qeverisë sërish 4 vjet të tjera shumicën e territorit të vendit dhe këtë herë bashkë me Shkodrën, por jo se ka fituar ai, por sepse ka humbur opozita. Vota “abstenim” e atyre që nuk dolën të votojnë askënd, tregoi se shqiptarët nuk janë budallenj siç i kujtojnë partitë e mëdha.

Nuk frymëzon dot dhe nuk bëhesh alternativë po s’u ndave nga ajo që shohin të gjithë: kapjen e ekonomisë dhe shtetit nga bandat e oligarkët. Nuk del njeri të votojë për ndryshimin e dorës që i vendos ata mbi kurrizin e shqiptarëve!

Etiketa: Edi Ramakryetare bashkishOla xamapszgjedhje vendore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026
AKTUALITET

Qytetari: Kryeministri ka gjysmën e partisë në burg, na bën moral ne! Mbaj përgjegjësi dhe ik

21:03 : 14/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

20:45 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Deklaratat e ministres serbe skandaloze”, Vokshi: Rama, të mos hesht përball këtyre thirrjeve shoviniste

20:36 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

20:28 : 14/07/2026
Para

Aktivizohet në futbollin shqiptar, sulmuesi refuzon Silvinjon: Luaj vetëm për Brazilin

TË GJITHA

Greqi/ Dy të rinj gjenden të vdekur brenda makinës në parking, shkak kondicioneri

22:04 : 14/07/2026

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026

Penalltia ndëshkon Francën, Spanja kalon në avantazh

21:47 : 14/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

21:35 : 14/07/2026

Aksidenti në Cërrik, policia jep detaje: Dy viktima dhe një i plagosur

21:25 : 14/07/2026

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026

Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Ekuador, SKEMA e trafikut drejt Europës

21:09 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş