• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I morën! E dinim

14:52 : 15/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Nga Andi Bushati

Një pjesë e vogël e makinerisë së manipulimit të këtyre zgjedhjeve do të zbardhet në ditët e ardhshme. Ne do të marim vesh se “provat” me të cilat i vunë prangat kandidatit minoritar të Himarës, policia nuk i fabrikoi dot ashtu siç duhet. Ne do të shikojmë videot që kanë filluar të qarkullojnë të rrjet, për trysninë që ushtruan patronazhistët në qendrat e votimit. Ne do do të kuptojmë “motivet rastësore” që bënë të pamundur identifikimin biometrik, në 10% të qendrave të votimit dhe që na zbuluan arsyet se pse u desh që ti vidheshin komisionerët opozitës.

Por ama, pjesën më të madhe të asaj që ka ndodhur realisht nën rogoz, nuk do të jemi në gjendje ta zbulojmë kurrë. Në kushtet e një regjimi personal, ku asnjë institucion nuk funksionon dot në mënyrë të pavarur, gjëja më e vështirë që arrin të dalë në sipërfaqe është e vërteta.

E megjithatë, pavarësisht nga ajo që do të shohim apo nga ajo që do na ngelet mister përgjithmonë, 14 maji nuk përbën asnjë surprizë. Ai nuk prodhoi asgjë përtej asaj që dinim.

Edi Rama po shkon drejt numrit të bashkive që kishte paracaktuar të fitonte duke e mundur thellë opozitën reale të vendit. Dhe pikërisht tek kjo e dyta qëndron çelësi i dekriptimit të këtyre zgjedhjeve. Vërtet “Bashkë Fitojmë” humbi thellë, por në këtë garë elektorale ky koalicion, “i keq”, “i vjetër”, “non garata” quajeni po të doni, tregoi se përfaqëson të vetmen forcë numerike që i qëndron përballë regjimit. Ata konkuruan në të 61 bashkitë, rezistuan në pak prej tyre dhe ishin vite drite larg nga gjithë partitë e tjera.

Lexo edhe:

Bushati: Rama me “një këmbë në varr”! Po bën çdo gjë për të shpëtuar lëkurën

Bushati: Kur bllokohen rrugët demokratike, mbetet vetëm përshkallëzimi

Edhe këtë e dinim mund të thotë dikush. Po e vërtetë, ama me një ndryshim. Me atë se i gjithë sistemi ynë elektoral dhe trupa jonë gjyqësore, e pjellë nga reforma e shkërdhyer në drejtësi, u soll sikur ky realitet nuk ekzistonte. Gjykata e apelit i hoqi të drejtën opozitës për të garuar si e tillë. Kolegji zgjedhor e zhveshi atë nga garancitë që i takonin. KQZ-ja dhe KASI duke e privuar nga sigla, emri dhe flamuri, bashkë me to i zhvatën edhe komisionerët, numëruesit, financimin e kështu me radhë.

Po pse duhen sjellë sërish në vëmendje të gjitha këto edhe njëherë sot- mund të pyesë dikush? Për një arsye të thjeshtë. Sepse më në fund tani kemi provën se i gjithë sistemi ynë ka rënë. Sepse gjykatat dhe organet zgjedhore shkuan deri në absurd, duke vendosur që është pakicë, ajo pjesë e opozitës që të gjithë e dinim, por tani e faktuam, se është kundërshtarja e vërtetë e regjimit. Pra e tërë arkitektura e ngrehinës sonë zgjedhore, e skicuar mbi parimin e ekuilibrit midis dy të mëdhenjve është shembur. Balancimi që ekzistonte prej sëpaku dy dekadash, në bazë të të cilit ‘hajduti ruan hajdutin” është rrëzuar.

Edi Rama, herë duke joshur “opozitën atlantiste” me të cilën takohej skutave, herë duke përdorur si mashë Kimeten për ti bërë presion gjyqtarëve dhe herë duke vënë KASI-n e KQZ-në në funksion të propagandës së tij se “demokratët nuk mund të votojnë për Like floririn”, arriti ta tjetërsojë krejtësisht sistemin.

Ai i’a doli të jetë, ashtu siç ëndërrojnë të gjithë dikatatorët, jo vetëm njëri nga sfidantët por edhe arbitri unik i ndeshjes.

Të gjitha shtrembërimet, devijimet dhe manipulimet, ato që do i shohim dhe ato që nuk do ti mësojmë dot kurrë e kanë gjenezën pikërisht këtu, tek zhveshja e opozitës nga roli që i takonte. Fakti që një pjesë e elektoratit demokrat mund të jetë demoralizuar për të dalë nga shtëpia, lidhet pikërisht me përçarjen e sponsorizuar nga lart. Fakti se patronazhistët livadhisnin si të donin brenda qendrave të votimit, lidhet me mungesen e numrit të duhur të komisionerëve. Fakti se në 10 përqind të qendrave dështoi identifikimi biometrik, lidhet me zbehjen e rolit kontrollues të opozitës. Ka dhe shumë të tjera, por thelbi mbetet i njëjtë. Regullat e lojës të vendosura nga dy palë, këtë herë ishin vetëm në favor të njërës.

A mund të quhet, një garë e tillë e lirë, e ndershme dhe e barabartë? Gjithkush e di përgjigjen.

Prandaj dhe rezultati nuk ishte suprizë. Kjo ishte një vrasje e paralajmëruar që kur u njohëm me vendimet e Apelit, KQZ-së, KAS-it dhe Kolegjit Zgjedhor. Të tjerat janë thjeshtë detaje.

/Lapsi.al/

Etiketa: Andi Bushatizgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Rama me “një këmbë në varr”! Po bën çdo gjë për të shpëtuar lëkurën

22:10 : 25/06/2026
AKTUALITET

Bushati: Kur bllokohen rrugët demokratike, mbetet vetëm përshkallëzimi

22:08 : 22/06/2026
AKTUALITET

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

20:10 : 20/06/2026
AKTUALITET

“Protesta ka delegjitimuar Parlamentin”/ Bushati: Politika vjen erë ‘myk’, vjetërsirë!

22:27 : 18/06/2026
AKTUALITET

Bushati: Protesta ka diskredituar establishmentin që komandon këtë vend

22:13 : 15/06/2026
AKTUALITET

Bushati mesazh Ramës: Mund të zvarritesh poshtë karriges, por legjitimiteti yt ka marrë fund

22:12 : 13/06/2026
Para

Zgjedhjet në Kuçovë, Maliqi: Oligarku Salillari bleu vota, procesi i manipuluar

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet