• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet në Himarë/ Rama pranon fitoren e Belerit: Nuk do e kontestojmë rezultatin!

22:28 : 15/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kryeministri Edi Rama në daljen e parë për mediat pas procesit zgjedhor të së dielës ka bërë një reagim tepër të gjatë lidhur me zgjedhjet në Himarë, të cilat u fituan nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, i cili ndodhet pas hekurave.

I pyetur nëse do ta shkarkojë Fredi Belerin sipas kompetencave që i jep ligji, Rama la të kuptohej se nuk ka ndërmend të kontestoj rezultatin, por nënvizoi se Beleri ka hesape të hapura me drejtësinë.

“Unë besoj se nuk është Himara kryetema. Rasti është shumë i qartë. Zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrë shumë të drejtë dhe transparente. Njëri prej kandidatëve ka një problem të hapur me drejtësinë. Nuk shoh arsye për të kontestuar rezultatin se gjithçka u zhvillua në trasnparencë të plotë. Transprencën duhet ta respektojmë edhe kur fitojmë, edhe kur humbim“, u shpreh ai.

Rama para gazetarëve kritikoi indirekt edhe reagimet nga Athina zyrtare dhe partitë opozitare simotra, siç i quajti ai Syriza dhe PASOK lidhur me arrestimin e Belerit dy ditë para zgjedhjeve, duke thënë se komuniteti grek nuk mund të përdoret si mish për top për fushatën e tyre elektorale.

Në vazhdën e këtij qëndrimi, shefi i qeverisë lajmëroi se do të flasë në detaje për këtë çështje pas mbarimit të zgjedhjeve në Greqi.

Lexo edhe:

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

Sipas Ramës nuk mund të ketë një drejtësi ndryshe për shqiptarët me kombësi shqiptare dhe ata shqiptarë me kombësi greke, siç pretendojnë liderët e politikës në vendin fqinj.

“Së pari dua të respektoj zgjedhjet në Greqi dhe të mirëkuptoj inflamimin e retorikës duke u përpjekur për sa më shumë urtësi dhe vetëpermbajtje nga ana ime dhe nga ana jonë. Sepse kmi bërë një punë të jashtazakonshme me qeverinë greke, me kryeministrin Micotaqis për të ngritur një urë të re, të madhe të gjerë, të fortë bashkëpiunimi dhe për ta çuar në nivel tjetër marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Dua po ashtu të theksoj se institucioniet e drejtësisë në Shqipëri mund të kenë të metat e tyre, por askush që nga unë I pari si kam kontestuar asnjëherë vendime e tyre, e lëre më pastaj nga jashtë Shqipërisë të vënë nën pikëpyetje dhe nën presion rolin e tyre. Dua të kujtoj se dy apo tre ditë përpara regjistrimit të kandidatëve prokuroria dhe policia kanë arrestuar një kryetar bashkie dhe me shumë gjasë kandidat të PS në Bulqizë, për një çështje dhe një akuzë që unë në thelb nuk e njoh se çfarë është. As nuk më ka shkuar mendja ti kërkojë prokurorisë dhe gjykatës të nxjerrë provat se kështua dua unë dhe as më ka shkuar mendja të vë në diskutim punën e tyre.

Dhe nuk ka asnjë mundësi që ne të pajtohemi se ka një drejtësi tjetër për shqiptarët me kombësi shqiptare dhe shqiptarët me kombësi greke. Është e njëjta drejtësi me të metat dhe barrën e tyre. Kam dëgjuar shumë dhe kam preferuar të mos flas dhe nuk do të flas deri në mbarimin e zgjedhjeve në Greqi, ku shpresoj që atëherë të ketë dialog. Keqardhje e madhe se unë besoj se minoriteti grek nuk është mish për topat elektoral të askujt, as në Shqipëri as në Greqi”, theksoi Rama.

Kryeministri më pas u ndal te procesi zgjedhor i së dielës në Himarë dhe numërimi, duke thënë se të dyja proceset ishin të qeta dhe fitorja e Belerit duhet të respektohet edhe pse me një grusht votash.

“Zgjedhjet në Himarë kanë treguar diçka krejt tjetër, që fatkeqësisht askush nuk do ta vërë re. Aty është votuar në qetësi të plotë, pa asnjë pengesë, pa asnjë incident. Aty kanë qenë gazetarë dhe trupi diplomatik. Aty ka qenë një lider lokal, i cili ka mbajtur televizionet gjallë me bomba tymuese. Aty kanë qenë dhe forcat e policisë që kanë garantuar gatishmëri për çdo rast dhe është bërë një numërim transparent dhe paqësor dhe në fund fare ka fituar me një grusht votash, por s’ka rëndësi, kandidati kundërshtar. Kjo hedh poshtë totalisht çdo lloj argumenti të sforcuar se aty është bërë përpjekje për të marrë me metoda ekstraligjore dhe ekstraelektorale një fitore që s’ka të bëjë fare me masën e dhënë nga Gjykata për kandidatin në fjalë.

Unë besoj se duhet të mjaftojë ky argument për të mos ngatërruar gjërat. E drejta për tu zgjedhur në Shqipëri është e garantuar nga të gjithë. Akuza nuk është ngritur nga qeveria”, deklaroi Rama.

Etiketa: Bashkia HimareEdi RamaFredi Beleri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

11:01 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

12:14 : 07/08/2025
Para

Një tjetër kampion i jep lamtumirën Tiranës, ka gjetur akordin jashtë Shqipërisë

TË GJITHA

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

16:58 : 08/08/2025

Donald Tusk: Mund të kemi armëpushim Rusi-Ukrainë shumë shpejt

16:57 : 08/08/2025

Kjo është temperatura “e artë” për gjumin

16:56 : 08/08/2025

UEFA gjobit Yamal dhe Lewandowskin për shkelje të rregullave në kontrollin antidoping

16:40 : 08/08/2025

VIDEO/ Atentat ndaj kreut të një bande në Malin e Zi, publikohen pamjet tronditëse

16:38 : 08/08/2025

Takimi historik Trump-Putin mund të zhvillohet javën e ardhshme në Romë

16:27 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com