• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Investigimi/ Si ia ngritën kurthin me pranga Fred Belerit

23:26 : 13/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Procesi i sotëm i vlerësimit të masës së arrestit, që la në burg kandidatin minoritar për bashkinë e Himarës, ka nxjerrë në pah manovrën politiko-juridike për të fituar përmes prangave një garë elektorale. Ndërkohë që prej 24 orësh, propaganda e pushtetit filtronte në media lajmet se provat për arrestimin e tij për blerje votash janë të pakundërshtueshme, se ato i janë servirur edhe autoriteteve më të larta greke, e vërteta është krejtësisht ndryshe. Në dosje nuk gjendet asnjë provë e pakundërshtueshme që mund të justifikojë, pak a shumë, arrestimin e vetëm në tre dekada të një kandidati për kryebashkiak, vetëm tre ditë para zgjedhjeve.

Historia e kësaj prangosjeje politike të dyshimtë ka këtë kronologji. Në datën 6 maj Edi Rama shkon në Himarë ku me një gjuhë raciste dhe tallëse sulmon rivalin e kandidatit të PS-së. Konfirmohet nga disa burime se Rama e kishte shqetësim ditët e fundit Himarën dhe në sondazhet e tij zgjedhjet qenë të humbura. Sipas llogarive të bëra nga ekspertët e PS-së, ata kalkulonin se autobusët me emigrantë që do vinin për Belerin nga Greqia e përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve, duke i dhënë fitoren opozitës. Madje dëshmohet se kryeministri i ka kërkuar personalisht gazetarëve që e kanë intervistuar ditët e fundit që ti ngrinin topin duke i dhënë mundësi të godiste kandidatin minoritar të Omonias. Dhe ai e bëri sa herë doli në TV.

Pikërisht në këtë valë, dy ditë pas mitingut të kryeministrit në Himarë, në policinë e këtij qyteti paraqitet një njeri, që nuk e kishte për herë të parë frekuentimin e kësaj dere. Arsen Rama bën rolin e qytetarit të revoltuar dhe denoncon tentativat për blerje votash nga kandidati i opozitës. Ai është një peshkatar i thjeshtë, që mban mbi supe një tragjedi të rëndë familjare në det, të cilën nuk e ka kaluar pa pasoja. Zanati i tij e ka bërë që ta njohë Fred Belerin duke i shitur peshk për restorantin e tij.

Pra, njëri version është se ndërgjegjja e lartë e një varkëtari të këputur e bëri atë të denonconte në policinë e Himarës shkeljen e ligjit nga kandidatit të opozitës. Versioni tjetër është se duke zbatuar urdhrin politik, policia i futi një të infiltruar Belerit, për të shkatërruar fushatën e tij. Ky version që mbështetet nga mbrojtësit e Belerit bazohet në dy fakte. Së pari se ndryshe nga sa u raportua, nuk ka qenë prokuroria protagonisti kryesor, por policia politike që varet nga shefi i qeverisë dhe ministri i brendshëm.

Por ky nuk është dyshimi i vetëm. Në datën 8 maj, Arsen Rama nënshkruan dokumentet se pranon të luajë rolin e të infiltruarit. Nga ky moment duke qenë se bëhej fjalë për një krim zgjedhor çështja duhet ti kalojë SPAK-ut. Por naiviteti i policëve, gjoja injorantë, e dërgon tek prokurorët e Vlorës, Aurel Zarka dhe Matilda Peza. Qëllon që edhe ata janë injorantë për ligjin dhe autorizojnë ndjekjen, përgjimin e deri tek arrestimi. “Dyshimi është se SPAK, pak më skrupuloz, mund ta shtynte hetimin për pas zgjedhjeve, kur politikisht Beleri duhej ekzekutuar para tyre”, tha për Lapsi.al avokati i çështjes Edmond Demo.

Lexo edhe:

Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

Dhe kështu, në 9 maj, Arsen Rama paraqitet te bamirësi që i blinte peshkun, këtë herë me një gjah më të madh në duar. Ai i flet për një listë me 13 persona që mund t’i konvertonte kandidatit se do votonin pro opozitës. Beleri heziton. Edhe në pohimet e peshkatarit, që Lapsi.al i ka lexuar nga dosja gjenden shprehjet “nuk më hapte telefonin”, “nuk më priste”.

Pas disa refuzimesh kandidati për kryebashkiak i thotë të takojë një mikun e tij tashmë të arrestuar, Pandeli Kokoveshin. Logjika ta do për ta shpërblyer për votat e ofruara. Mbrojtësit e Belerit mbrohen duke thënë për të njohur përbërjen e emrave të listës: “Eshtë një kuriozitet i pamohushëm në zgjedhje”.

Gjithsesi, kurthi fillon të funksionojë.

I infiltruari Arsen Rama dhe Kokoveshi takohen disa herë mes datave 9 dhe 11 maj. Bisedat dhe fotot e tyre u treguan edhe në procesin e masës së arrestit në Gjykatën e Vlorës, përpara gjykatëses Dorina Stroka. Aty ka aludime për para dhe blerje vote. Por asgjë më tepër sesa kaq. Aty u treguan dhe foto të Arsen Ramës me Pandeli Koroveshin, pranë WC-së së një lokali, por në asnjë mënyrë nuk u paraqit provë filmike e dhënies apo marrjes së parave.

I vetmi pretendim se ka marrë para vjen nga i infiltruari që pretendon se disponon 40 mijë lekë për listën me 13 veta. Edhe këta të 13-të janë pyetur nga prokuroria dhe nuk kanë rezultuar të dinin gjë për këto pazare. Pra “është një aksion, i bërë me shpejtësi, i ndërtuar keq, jo një punë prej profesionistësh por prej njerëzish që kanë vepruar me urdhër politik”, tha për Lapsi.al avokati Demo.

Pra në përfundim, Fred Beleri u prangos tre ditë para garës, pa pasur asnjë provë se ai kishte paguar personalisht para në këmbim të votës. Madje deri më tani, nuk është paraqitur asnjë imazh filmik apo fotografik se as bashkëpunëtori i tij, Koroveshi ti ketë dorëzuar 40 mijë lekët.

Por pavarësisht nga kjo qëllimi u arrit.

Beleri u nxor nga gara.

Autobusat me emigrantë u friksuan për të udhëtuar drejt një vendi, ku të plasin në burg me urdhër politik. Rreziku i votuesve të ardhur nga Greqia u mpak. Dhe në fund policët dhe prokurorët “injorantë”, që nuk e dinin deri dje se blerja e votës është një krim zgjedhor që hetohet nga SPAK, e dërguan dosjen në Prokurorinë e Posaçme. Tani nuk ka më rëndësi si vijon ajo. Qëllimi politik që shpalli Rama në 6 maj, në mitingun e Himarës: “Mos më detyroni mua të flas me një dru” u arrit. Pas kësaj faktet kanë pak rëndësi.

/Lapsi.al/

Etiketa: arrestimiBashkia HimareEdi RamaFredi Belerizgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

11:07 : 16/11/2025
AKTUALITET

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

08:17 : 16/11/2025
AKTUALITET

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025
AKTUALITET

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

21:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

19:35 : 15/11/2025
Para

La Liga/ Marco Asensio i dhuron fitoren Real Madridit (VIDEO)

TË GJITHA

EMRI/ Ky është shqiptari që vdiq në vendin e punës në Greqi, shpërthejnë protestat

15:27 : 16/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ Tifozët kuq e zi ndezin amosferën në rrugët e Tiranës (VIDEO)

15:11 : 16/11/2025

Protestë në Strasburg në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

14:59 : 16/11/2025

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com