• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata lë në burg Fredi Belerin, avokati: Arrestim pa prova, si në diktaturë

13:17 : 13/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Në një rast të paprecedentë, një kandidat për kryebashkiak do ta presë rezultatin e zgjedhjeve në qelinë e burgut.

Gjyqtarja e Vlorës Dorina Stroka e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit të opozitës për bashkinë e Himarës në lokalet që zhvillohen ditën e nesërme (e diel) dhe caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Po ashtu, gjyqtarja shpalli moskompetencën për gjykimin e akuzave dhe vendosi kalimin e çështjes në SPAK.

Fredi Beleri edhe Pandeli Kokaveshi, pjesëtar i stafit elektoral të tij, akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve nga prokurorja Matilda Peza, Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi kanë premtuar para për vota si dhe i kanë dhënë 40 000 lekë të reja një të infiltruari nga policia për blerje votash.

Kokaveshi ndodhet në QSUT pas problemeve shëndetësore të shfaqura dhe më vonë gjatë ditës, pritet ti komunikohet masa e sigurisë në spital.

Avokati: Arrestimi i paligjshëm, si në diktaturë

Lexo edhe:

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, zbulohet menuja e servirur nga Sori-al

Media e re ‘Abeg TV’ në hetim nga SPAK, dyshime për financime kriminale dhe roli i Besnik Myftarit

Avokati i Belerit, Geni Gjyzari, në një prononcim për gazetarët pas seancës e cilësoi arrestimin pa prova dhe politik.

Sipas tij, prokuroria s’mundi të provojë akuzat në gjykatë.

“Ishin veprime të policisë si në kohën e komunizmit. Akuzë politike dhe montim politik. S’u provuan në asnjë moment akuzat, as ekzistenca e listave, ishte duke dalë jashtë lokalit dhe mënyra e rrëmbimit konsistoi që ti gjente ndonjë gjë në flagrancë. U provua që si gjetën gjë. Nga gjykata prisnim që ta deklaronte arrestin të paligjshëm. Ja kërkuam gjykatës duke qenë se nuk ekzistonin kushtet. Ligji parashikon që aktet shkojnë në SPAK brenda 10 ditëve. Ndoshta SPAK do ta vlerësojë të paligjshëm (arrestin)”, tha avokati, i cili shtoi se Beleri do të niset drejt Tiranës në pritje të një vendimi të dytë nga GJKKO.

Ai shprehu bindjen se arrestimi i Belerit nuk do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.

Një qëndrim të ngjashëm mbajti dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.

“Jeni dëshmitar të një procesi parodi në të gjitha fazat dhe etapat e tij. Është një proces i projektuar, motivuar edhe i ekzekutuar drejpërsëdrejti nën urdhrat dhe porositë e Edi Ramës. rezultati tashmë dihet. Pengmarrja e zotit Beleri vazhdon. Por askush nuk duhet të ketë as më të voglin iluzion. Ndërsa Edi Rama vazhdon ta mbajë atë peng, do ta lirojë në mënyrë triumfale vota e nesërme e himarjotëve, nga Palasa në Qeparo dhe nga lumi i Vlorës në Himarë”, tha Dule për gazetarët.

Dyshimet për arrestim politik

Kandidati për Himarën u vu në pranga jashtë lokalit të tij orët e para të së premtes, vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale.

Sulmet e ashpra ndaj tij nga kryeministri Edi Rama ditët e fundit kanë ngritur dyshime se arrestimi ka prapavijë politike. Këtë qëndrim mbajti opozita që e quajti ndalimin e kandidatit një rrëmbim dhe hakmarrje të Ramës.

Mënyra sesi policia dhe prokuroria e Vlorës kanë vepruar procedurialisht e përforcon akoma më shumë këtë dyshim. Që policia dhe prokuroria mbeten të kapura nga Rama krijohet dyshime dhe nga qasja që këto dy institucione kanë pasur ndaj akuzave të shumta të opozitës për blerje votash. Pavarësisht denoncimeve me prova për shit-blerje votash, në asnjë rast, këto organe nuk kanë ngritur akuza penale ndaj kandidatëve të PS-së apo mbështetësve të tyre.

Një reagim të fortë ka pasur edhe nga Athina zyrtare. Kryediplomati grek tha se arrestimi i përfaqësuesit të minoritetit grek nga autoritetet në Shqipëri do të përbëjë një skandal nëse është bërë pa prova.

Kryeministri grek kërkoi lirimin e Belerit, duke paralajmëruar se Greqia mund të kthehet në pengesë në procesin e integrimit për Shqipërinë.

Ndërkohë, ambasadorja greke në vendin tonë ishte e pranishme në gjykatë këtë të shtunë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, zbulohet menuja e servirur nga Sori-al

10:26 : 25/06/2026
AKTUALITET

Media e re ‘Abeg TV’ në hetim nga SPAK, dyshime për financime kriminale dhe roli i Besnik Myftarit

10:11 : 25/06/2026
AKTUALITET

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10:06 : 25/06/2026
AKTUALITET

FNSH dhe RENEA marrin në ruajtje Ilir Selmanin, njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Santiagos

09:56 : 25/06/2026
AKTUALITET

Maliqi mposht oligarkun Pëllumb Salillari në Gjykatë

09:51 : 25/06/2026
AKTUALITET

Rama si Çaushesku në kulmin e krizës, boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

09:49 : 25/06/2026
Para

Luiz Ejlli zbulon emrat e këngëtarëve të njohur që do të bashkëpunojë

TË GJITHA

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, zbulohet menuja e servirur nga Sori-al

10:26 : 25/06/2026

Media e re ‘Abeg TV’ në hetim nga SPAK, dyshime për financime kriminale dhe roli i Besnik Myftarit

10:11 : 25/06/2026

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10:06 : 25/06/2026

FNSH dhe RENEA marrin në ruajtje Ilir Selmanin, njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Santiagos

09:56 : 25/06/2026

Maliqi mposht oligarkun Pëllumb Salillari në Gjykatë

09:51 : 25/06/2026

Rama si Çaushesku në kulmin e krizës, boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

09:49 : 25/06/2026

Ali Ahmeti qesharak, i shërben Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

09:37 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet