• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rama ka tmerr nga vota e 14 Majit”/ Berisha: Në 10 vite u tregua i pashpirt me qytetarët

18:38 : 11/05/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh nga Kurbini ku zhvilloi mitingun madhështor të mbylljes së fushatës së 14 Majit, se Edi Rama do ndëshkohet në mënyrë shembullore nga vota e qytetarëve në 14 Maj.

Lideri i opozitës akuzoi kryeministrin se gjatë viteve të qeverisjes së tij varfëroi dhe vodhi shqiptarët.

Në fjalën e tij gjatë takimit përmbyllës elektoral në Kurbin, kryedemokrati Sali Berisha u ndal te thirrja e Edi Ramës drejtuar popullit opozitar për të mos iu drejtuar kutive të votimit të dielën, duke nënvizuar se kjo tregon tmerrin që ka nga vota e lirë.

“I kapur në darën e mashtrimeve të mëdha, dhimbjeve të mëdha që u ka krijuar shqiptarëve, Edi Rama ngushëllon shpirtin e tij, duke u bërë thirrje shqiptarëve mos dilni në votime. E kuptoni vetë pra, se çfarë tmerri ka ai nga vota juaj, është si personi që ju lutet, aman më falni. Nuk ka Edi Rama, vota e qytetarëve të Kurbinit dhe mbarë Shqipërisë do të të ndëshkojë ty në mënyrën shembullore në datën 14 maj”, tha Berisha.

Më tej, ai nënvizoi se shqiptarët në datën 14 maj do të votojnë ndryshimin, pasi në dhjetë vite u varfëruan nga qeveria e Ramës.

Lexo edhe:

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

Ai nënvizoi se shefi i qeverosë nuk ka në interesin e tij qytetarët, pasi është treguar i pashpirtë me rritjen e çmimeve dhe ngrirjen e pagave, të cilat tashmë po i përdor për kapital elektoral.

“I varfërove ata sa asnjë vend tjetër në Europë në këtë periudhë. I varfërove ata në kundërshtim me ligjin natyral të tregut, i cili krijon pasuri dhe i përhap nga viti në vit. Edi Rama ndërhyre në mënyrën më kriminale në xhepin e çdo qytetari. Ndërhyre tek çmimet e mallrave që ata blejnë çdo ditë në dyqane. Je i vetmi në Europë që krijove bordet komuniste dhe u the shqiptarëve se ato janë të dobishme. Janë të dobishme për qeverinë si ti, e cila nuk ka interesin e qytetarit, interes të parë, por ata janë varfëruese, mjeruese, për qytetarët shqiptarë, apo nuk kanë fare.

Në këtë kontekst Edi Rama me rritjen e çmimeve dhe ngrirjen e rrogave je treguar një drejtues i pamëshirë, dhe i pashpirtë. Nuk mundet kurrë në kushtet e tregut që një kryeministër të ngrijë rrogat. Po ngrive rrogat ti zvogëlon çdo vit, të ardhurat dhe ekonominë e asaj familje. Po ngrive pensionet ti detyron pensionistët të qajnë çdo muaj me lot mjerimi, pasi paratë e tyre nuk u dalin për shkak të çmimeve”, theksoi ai.

Më tej, lideri i opozitës theksoi se qeveria ndëshkoi bizneset dhe nuk shpërndau fitimet nga inflacioni në vitin e fundit.

“Dhe e bëre këtë vetëm e vetëm, se nuk ndjeje asgjë për qytetarin. Se e përçmoje qytetarin, se nuk ke ndjenja njerëzore ndaj tij. Se po të mos ishte kështu me buxhetin 5 miliardë në vit, ti gjatë këtyre 10 viteve rrogat i kishe rritur po të doje ti edhe 3 herë. Pensionet i kishe rritur po të doje 3 herë. Po nuk doje, sepse për qytetarët ti mbaje moton; në Shqipëri nuk vdes kush urie. Nuk është problemi të vdesin njerëzit urie, se urie nuk kanë vdekur ndonjëherë ndofta, por çështja është që shqiptarët të jetojnë si njerëz, kurbinasit të jetojnë si njerëz, të përfitojnë pasuritë e mëdha të rrethit të tyre, pasuri mahnitëse.

Por ti edhe bizneset i ndëshkove. Në një kohë kur prodhimi i energjisë në vend shtohej me 2 miliardë kilovat orë në vit, ti ua rrite bizneseve çmimin e energjisë 220 lekë. Ti dyfishove faturat edhe për ujin dhe shërbimet e tjera. Pra ece në një mënyrë, ndërtove një administratë e cila bojkotojnë tërësisht qytetarin dhe nga mëngjesi gjer në darkë, vepronte, funksiononte se si të pasurohej qeveritari dhe zyrtari, se si të vidhej qytetari. A e shihni këtë ndërtesë këtu. Aty ka drejtuar një zonjë, ajo zonja ka shpërdoruar në mënryën më çnjerëzore taksat tuaja”, deklaroi ai.

Etiketa: Sali Berishazgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

18:47 : 25/06/2026
AKTUALITET

PDE ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

10:44 : 25/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Survejim si në komunizëm”/ Berisha: Rama përgjon protestat me kamera robotike

12:33 : 23/06/2026
Para

Kapen me 100 kg kokainë dhe mbi 100 mijë euro, arrestohen shqiptarët në Selanik

TË GJITHA

Shkon në 64 numri i të helmuarve në Akademinë e Policisë, nën hetim “Sori-AL” dhe AKU

10:04 : 26/06/2026

Temperaturat e larta në Francë/ Masa për të përballuar situatën, ndalohet shitja dhe konsumi i alkoolit

09:57 : 26/06/2026

Turqia largohet me nder, SHBA mëson rivalin në raundin e 1/32

09:34 : 26/06/2026

Si e zhytën tërmetet Venezuelën në një makth?

09:27 : 26/06/2026

Sulmi ndaj anijes së mallrave, OKB pezullon planin e evakuimit në Ngushticën e Hormuzit

09:26 : 26/06/2026

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

09:17 : 26/06/2026

Përplasje me armë zjarri në Shkodër, dy të arrestuar, një në kërkim /EMRAT

09:05 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet