• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lokalet/ Berisha: Nga 2013 deri sot, Rama vendosi gradualisht tiraninë e varfërisë

21:10 : 08/05/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

“Tirania e varfërisë”, është termi që Sali Berisha përdori sot në Gjirokastër për të treguar formën e regjimit që Edi Rama ka vendosur në vend, duke nisur nga marrja e pushtetit në 2013.

Në takimin elektoral në Gjirokastër, kryedemokrati Berisha bëri një analizë të gjatë të mënyrës së qeverisjes, inflacionit në vend dhe emigrimit, duke nënvizuar se shqiptarët në 10 vite nuk njohën asnjëherë rritje rroge.

Referuar rritjes së frikshme të çmimeve të shportës, por edhe naftës apo taksave të panumërta të bashkive që janë impelementuar nga zgjedhjet moniste të 2019, Berisha nënvizoi se çdo shqiptar ka humbur të paktën 430 mijë lekë të vjetra më shumë në vit.

“Por çfarë ndodhi nga 2013 e gjer sot. Nga 2013 e gjer sot koha jonë ngriu. Të gjithë ata që studiojnë të gjitha pushtetet në dorën e një njeriu, gjejnë se në rrafshin filozofik këto pushtete ndalojnë kohën. Këtë e provuam më mirë se kushdo tjetër ne shqiptarët.

Nga 2013-2023, rrogat tona jo vetëm që nuk u rritën, por ato u ulën në mënyrë të frikshme. Vetëm nga rritja e çmimeve nëpërmjet bordeve, çdo shqiptar pagoi për ushqimet e tij, 430 mijë lekë më shumë. Pagoi 2 pensione më shumë, 1 rrogë më shumë. Pa llogaritur këtu rritjen tjetër të çmimeve para vitit 2021.

Lexo edhe:

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

Çfarë ndodhi me rrogat? Rrogat u ngrinë, rrogat jo që nuk u rritën, por për shkak të rritjes së çmimeve, shqiptarët humbën rrogën e 12, pensionistët humbën pensionin e 11 dhe 12. Kjo është e vërteta. Ky njeri gradualisht vendosi tiraninë e varfërisë mbi shqiptarët. Dhe në vend se ata të begatoheshin nga viti në vit, ata u varfëruan më shumë nga viti në vit”, tha Berisha.

Në vijim ai kujtoi burgosjen e mijëra qytetarëve pas marrjes së pushtetit nga “Rilindja” për shkak se nuk kishin paguar energjinë elektrike apo faturat e ujit, dhe këto në shkelje të të drejtave të njeriut.

Gjithashtu, sipas Berishës qytetarët janë shpërfillur dhe qeveria nuk e dëgjoi zërin e tyre për asnjë prej vendimeve apo kontratave publike që lidh me oligarkët e saj.

“Jo vetëm kaq, por pushteti në duar të një njeriu është dhunim masiv i të drejtave të njeriut. Sepse, në shoqëritë e lira, të drejtat i garantojnë para së gjithash gjykatat, drejtësia. Ndërsa sot nuk ka qytetar shqiptar që fiton një gjyq kundër shtetit. Ky njeri vetëm në vitin 2015 arrestoi 37 mijë shqiptarë vetëm për çështje civile, të cilat prej 3 shekujsh nuk bëhen kurrë penale, në të gjitha konventat dhe kodet, përveç se në shpirtin e keq, abuzimin e tmerrshëm me pushtetin e një njeriu, që ndihej zot i shqiptarëve dhe mund të bënte ç’të donte me ta.

Qytetarët në këto 8 vite u shpërfillën më shumë se kurrë. Mbrëmë isha në Vlorë, sheshi i Flamurit një shesh simbolik për çdo shqiptar nuk është më, sepse ka bërë ndërtimin në mes të sheshit. Po çfarë ndërtimi thoni ju.

Para 30 vitesh kam qenë në Paris dhe atje shkova rastësisht pashë një kasaphane kuajsh dhe ndërtimi i Edi Ramës më kujtoi kasaphanën e kuajve në një lagje të Parisit ku vareshin kuajt në shtylla. Pa pyetur asnjë qytetar vlonjat. Edhe këtu donte të ndërtonte unazën dhe të hidhte në anë kalanë. Ju lumtë gjirokastriteve që rezistuan, nuk e lanë”, theksoi Berisha.

Etiketa: bashkia gjirokasterSali Berishazgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

19:10 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

13:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mungesa e ilaçeve në spitale, Berisha-Ramës: Makabritet! Shpenzove mln € për lukse

12:44 : 15/11/2025
AKTUALITET

Berisha publikon denoncimin: Luftar Hysa bashkëpronar me Dritan Rexhepin te “Queens Casino

20:25 : 14/11/2025
Para

Meta: Më 14 Maj të dërrmojmë korrupsionin

TË GJITHA

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

21:11 : 16/11/2025

Gilmando Dani në krah të Emiljano Shullazit nga vitet 2000, 4 herë i dënuar nga Gjykatat

20:55 : 16/11/2025

ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

20:43 : 16/11/2025

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025

Kallas: Europa duhet të përgatitet për luftë, nëse duam paqe

20:22 : 16/11/2025

Broja i pa fat, vijon mallkimi i dëmtimeve, sulmuesi i kombëtares del nga fusha në lot (Video)

20:15 : 16/11/2025

Shqipërisë nuk i mjafton dëshira e mirë, Harry Kane vulos fitoren e Anglisë “perfekte” (Video)

19:59 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com