• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama shpërblen aktorët e “Podcast-it” me central fotovoltaik. Rasti i Agim Xhindolit

11:27 : 07/05/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Thonë që kush ka një mik, ka një thesar. Thonë edhe gjithashtu se kush ka mik kryeministrin, ka rrugë të hapura në biznes. Por, kush e përdor veten për të luajtur rolin e aktorit në podcast-in elektoral “Flasim” të Edi Ramës, ka fat shumë të madh.

Kjo i ka ndodhur biznesmenit nga Lushnja, Agim Xhindoli. Pak ditë më parë, ai ishte i ftuar në studion “private” intervistuese të kryeministrit, të cilën e ka hapur së fundmi, në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore.

Rama e paraqiti Xhindolin si një biznesmen të suksesshëm, i cili ka përballuar sfidat dhe vështirësitë në ngritjen e aktivitetit privat.

Nga ana e tij, biznesmeni Xhindoli dëgjoi arritjet dhe sukseset e shumta të qeverisë “Rama” për minuta e minuta të tëra. Natyrisht, durimi për të dëgjuar kryeministrin, meriton edhe një “shpërblim”. Një “shpërblim” nga ato që nuk harrohen lehtë.

Lexo edhe:

Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

Vetëm 48 orë pas intervistës në “Podcast”, kryeministri Edi Rama nënshkroi lejen për ndërtimin e një parku fotovoltaik, në favor të një prej kompanive të Agim Xhindolit.

Në datën 4 Maj 2023, në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, u publikuan disa vendime qeveritare.

Në krye të listës gjendet vendimi: “Për miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni, në zonën kadastrale nr. 1020, fshati Allprenaj, Njësia Administrative Golem, Bashkia Lushnjë, qarku Fier, nga shoqëria “5GX ENERGY” sh.p.k”.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për lejen e ndërtimit të centralit fotovoltaik për “5GX Energy” shpk

 

“Boldnews.al” kreu verifikime mbi kompaninë përfituese. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, shoqëria “”5GX Energy” shpk është në pronësi të Agim Xhindoli, pra biznesmenit që dëgjoi me durim për më shumë se gjysëm ore mbi arritjet spektakolare të qeverisë së Ramës.

Kompania përfituese e centralit fotovoltaik është krijuar në Shtator të vitit 2022. Objekti i veprimtarisë së saj është “implementimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese (fotovoltaike, eolike, hidrike) te energjise elektrike”.

Kompania “5GX Energy” shpk është në pronësi të Agim Xhindoli

Agim Xhindoli dhe familjarë të tij rezultojnë pronarë në të paktën 7 kompani, shumica e të cilave janë krijuar rishtazi muajt e fundit, përfshirë edhe “5GX ENERGY” sh.p.k” që përfitoi lejen e centralit fotovoltaik

Dy kompani të tjera të familjes, konkretisht “Park Sol Energy” dhe “Sunray Energy” kanë gjithashtu objekt të aktivitetit të tyre ndërtimin e centraleve fotovoltatike.

Etiketa: Agim XhindoliEdi Ramakryeministripodcastqeveriashperblen

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

11:07 : 16/11/2025
AKTUALITET

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

10:19 : 16/11/2025
AKTUALITET

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

08:17 : 16/11/2025
AKTUALITET

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025
AKTUALITET

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025
AKTUALITET

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

21:48 : 15/11/2025
Para

5 persona ‘ia plasin grushtit’ për një vend parkimi, 3 prej tyre përfundojnë në spital

TË GJITHA

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

21:11 : 16/11/2025

Gilmando Dani në krah të Emiljano Shullazit nga vitet 2000, 4 herë i dënuar nga Gjykatat

20:55 : 16/11/2025

ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

20:43 : 16/11/2025

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025

Kallas: Europa duhet të përgatitet për luftë, nëse duam paqe

20:22 : 16/11/2025

Broja i pa fat, vijon mallkimi i dëmtimeve, sulmuesi i kombëtares del nga fusha në lot (Video)

20:15 : 16/11/2025

Shqipërisë nuk i mjafton dëshira e mirë, Harry Kane vulos fitoren e Anglisë “perfekte” (Video)

19:59 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com