• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk është betejë për gjoksin e Çiljetës, por për cilësinë e jetës

22:33 : 06/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Fushata e gërditshme e Erion Veliajt për të vënë në rresht personazhe të njohur të estradës, të cilëve u ka sponsorizuar shfaqet apo koncertet, ka futur njëkohësisht në kurth si mediat, po ashtu dhe një pjesë të madhe të publikut. Disa merren me mercenarët artistikë që ndryshojnë kamp sipas pushtetit të radhës, disa me amoralitetin e vipave që këndojnë sipas kërkesës së pagatorit, ndërsa të tjerë kanë degraduar deri në zënka se kur ishte më joshëse Çiljeta: me format e bëshme që shfaqte përkrah Salës, apo me mpakjen plastike të periudhës së Lalit. Kjo e fundit ishte ftuar madje një emision për të përligjur transformimin e saj politik, ku i shpjegonte një intervistueseje me nivel IQ të ngjashëm me të sajin, se pasioni për Erionin i kishte shpërthyer në kulmin e një tragjedie familjare.

Debilizimi i debatit në pikën se kujt ia kushtoi këngën e radhës, njeriu që urren librat, Ermal Mamaqi, apo se cilit do t’ia ofrojë Topi, Luisin, që mban peng prej muajsh, ka bërë që të margjilalizohen problemet reale bashkë me gazetarinë e mirëfilltë që i ngre ato.

Një shembull krejt të ndryshëm dha këtë fundjave emisioni “Piranjat”. Ai kishte marrë përsipër të testonte ndotjen e ajrit në Tiranë, një gjë për të cilën flet shumëkush, por që mbi shpinë e vuajnë vetëm mbarësit e sëmundjeve të rënda apo ata që humbasin jetën. Duke qenë se prej vitit 2016, kohës kur Veliaj miratoi panin urbanistik të betonizimit të qytetit, Agjensia e Mjedisit e ka ndërprerë matjen që bënte rregullisht në kryeqytet, “Piranjat” pajtuan një kompani italiane që vuri 20 matësa në pika të ndryshme nevralgjike të Tiranës.

Lexo edhe:

Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?!

“Motra pret t’i bashkohet vëllait”, Këlliçi pasi SPAK mori nën hetim Ballukun: Veliaj po tërheq këmbën zvarrë

Rezultatet e nxjerra nga laboratori i përtej Adriatikut janë alarmante.

Ato përputhen me të gjitha studimet që flasin për shtimin e sëmundjeve të frymëmarrjes apo atyre kardiovaskulare. Ato shkojnë sinkron me përfundimet e Agjensisë Evropiane të Mjedisit, se këtu, humbja e jetëve për shkak të ndotjes së ajrit është e barabartë me atë të vdekjeve nga Covid 19. Ato përputhen me konstatimet se cilësia e keqe e karburanteve dhe lejet marramendëse të ndërtimit, që jo vetëm ndosin ambientin por përqëndrojë popullsinë në një hapsirë të ngushtë, janë shkaqe të këtyre sëmundjeve që i paguajmë jo vetëm me jetë, por edhe financiarisht, me shpenzime shëndetësore.

Raste si ky, duhet të na shërbenin për të ngritur disa pyetje: A duhet rritur kontrolli mbi oligarkët e naftës? A i duhet thënë ‘ndal’ ndërtimit në Tiranë, ashtu sikurse propozon kandidati i vetëm i pa kapur Arlind Qori? A nuk duhet bërë kjo në favor të parqeve dhe hapësirave të gjelbërta? Ç’kafshëri ndodhi që trashëguam 5.2 metra katror gjelbërim për banor nga koha e Enverit dhe kemi përfunduar vetëm me 0.7 m2 për secilin nga ne?

A duhet kufizuar radikalisht trafiku në qendër? A duhet taksuar deri në pamundësi biznesi i ndërtimit? Ç’të bëjmë për betonizimin që kap si vlerë deri në 90% të territorit dhe që gjatë të nxehtit të verës i rrit minimalisht në shtatë gradë temperaturat që tregon stacioni meteorologjik?

Ky do të ishte p.sh. një debat real për qytetin, banorët, politikat, zhvillimin e tij, për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Fatkeqësisht kjo mundësi për shkëmbim idesh është mposhtur nga propaganda idiote e 1 milion pemëve që nuk shihen askund, nga ca palaço që Veliaj i përdhunon moralisht duke i nxjerrë xhiro nga liqeni, nga fidanët e mbjella prej vipash që qëndrojnë me taka mbi pleh dhe prej lumit të thirrjeve në instagram për njeriun që ka shndërruar Tiranën.

Në fakt, ai është vrasësi i saj i ngadaltë.

Prandaj, sado i shpifur apo i neveritshëm të jetë ky spektakël ai duhet anashkaluar me çdo çmim. Problemi real i këtij qyteti nuk janë as rekrutimi i këngëtareve që ndajnë shtratin me bosët e drogës, as mercenarët e huaj që rikthehen për beteja një ditore në Shqipëri. Erion Veliaj mund të jetë i dëmshëm për talentin korruptues që ka, por ai është vrastar për atë që po i bën qytetit.

Ai duhet shikuar vetëm nga ky prizëm. Sepse debatin për gjoksin e Çiljetës, këngën e Ermalit, apo banalitetin e Noizit do ta harrojmë shpejt, por qelizat e imta në mushkëritë tona do të mbeten aty për sa të kemi jetë./Lapsi.al

Etiketa: Andi Bushatibashkia tiraneciljeta xhilagaErion Veliajfushate

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?!

18:04 : 24/10/2025
AKTUALITET

“Motra pret t’i bashkohet vëllait”, Këlliçi pasi SPAK mori nën hetim Ballukun: Veliaj po tërheq këmbën zvarrë

15:42 : 24/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

22:52 : 23/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Florjan Binaj nis fushatën, qindra qytetarë e ndalojnë për ta përshëndetur: Do fitosh se je i thjeshtë si ne!

12:41 : 22/10/2025
AKTUALITET

Florian Binaj bashkon opozitën, fushatës i bashkohet Hasimja, Alimehmeti dhe Doda

12:23 : 21/10/2025
Para

Dea Mishel surprizohet në mënyrën më të veçantë nga e ëma, të dyja shpërthejnënë lot

TË GJITHA

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:06 : 26/10/2025

Rikthehet ora dimërore! Në 03:00, akrepat shkuan 60 minuta pas

07:57 : 26/10/2025

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com