• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ceremonia e kurorëzimit të mbretit Charls III/ DETAJE – PAMJE

18:31 : 06/05/2023
në AKTUALITET, BOTA, SHOW BIZ

Mbreti Çarls III u kurorëzua në Kishën “Westminster Abbey”, duke marrë kurorën e Shën Eduardit në një ceremoni të ndërtuar mbi traditat e lashta në një kohë kur monarkia po përpiqet të mbetet e rëndësishme në një Britani moderne. Jashtë kishës u mblodhën dhjetëra mijëra spektatorë si dhe protestues kundër mbretërisë. Ky është kulmi i një udhëtimi shtatë dekadash për Çarlsin nga një trashëgimtar në monark.

Trumpetat u dëgjuan brenda manastirit mesjetar ndërsa pjesmarrësit thirrën “Zot ruaje mbretin!” në një ceremoni ku morën pjesë më shumë se 2000 të ftuar, duke përfshirë udhëheqës botërorë, aristokratë dhe individë të famshëm.

Përshëndetjet me armë u dëgjuan pranë Kullës së Londrës pikërisht në momentin që kurora 360 vjeçare e Shën Eduardit u vendos në kokën e Mbretit ndërsa ai u ul mbi fronin e shekullit të 14-të në Westminster Abbey.

Ngjarja historike dhe solemne daton që nga koha e paraardhësit të Mbretit Çarls III, Uilliam Pushtuesi në vitin 1066.

Lexo edhe:

“Rama në burg”/ Sërish protestë para Ambasadës në Londër: Shqipëria nuk është në shitje!

“Shqipëria nuk shitet”/ Edhe diaspora në Londër ngrihet në protestë, thirrje Ramës për dorëheqje

Mbretit Çarls III, i cili pasoi nënën e tij pasi ajo ndërroi jetë shtatorin e kaluar para kurorëzimit, iu dha një sërë relikesh historike. Mes dhuratave ishte edhe një stoli me diamantin më të madh pa ngjyrë në botë.

Gruaja e dytë e mbretit, Camilla, u kurorëzua gjithashtu mbretëreshë gjatë ceremonisë dy-orëshe.

Sipas traditës, Princi William, djali i madh i mbretit i premtoi besnikëri Çarlsit III.

“Unë, Uilliami, Princi i Uellsit, premtoj besnikërinë time ndaj jush, do e ndaj të vërtetën dhe besimin me ju”….

Mbështetësit e monarkisë u emocionuan kur panë pamjet e para të kurorëzimit, ndërsa karroca mbretërore kaloi para tyre.

“Ne realizojmë ceremonitë më të mira ë botë, dhe sot është një konfirmim fantastik i kësaj”, thotë përkrahësi i mbretërisë britanike, Peter Magerney.

“Jam shumë e emocionuar. Kam ardhur nga Amerika dhe është thjesht shumë emocionuese për mua të jem këtu për kurorëzimin e mbretit Çarls III”, tha Stephanie Abdulahnga Virxhinia e Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa festimet e kurorëzimit po vazhdonin, protestuesit kundër monarkisë brohoritën “ti nuk je mbreti im”.

Shumica e protestuesve kundër monarkisë ishin mbledhur në sheshin Trafalgar pranë statujës prej bronzi të mbretit Charles I, të cilit iu pre koka më 1649, duke e kthyer vendin për pak kohë në republikë.

Në fund të ceremonisë, anëtarët e familjes mbretërore dhe të ftuarit e përcollën mbretin e sapo kurorëzuar me këngën “Zot shpëtoje Mbretin”, ndërsa Mbreti Çarls III doli nga kisha Westminster Abbey.

Princi Harry, djali i dytë i Mbretit Çarls mori pjesë në ceremoni pa bashkëshortën e tij, Meghan Markle, Dukeshën e Sussex-it e cila qëndroi në Kaliforni me dy fëmijët e vegjël të çiftit.

Djali i madh i tyre, Princ Archie, mbush katër vjeç në të njëjtën ditë.

Harry dhe Meghan dhanë dorëheqje nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe u zhvendosën në Kaliforni, duke thënë se donin të krijonin një jetë të re, të pavarur, larg vëzhgimit të shtypit britanik.

Ata ranë dakord me familjen mbretërore që nuk do të merrnin pjesë në asnjë ngjarje apo turne zyrtar të ardhshëm mbretëror dhe janë parë në Britani vetëm në disa raste që kur u larguan, duke përfshirë funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, e cila vdiq shtatorin e kaluar pas një mbretërimi 70-vjeçar./Voa

Etiketa: familje mbreterorekurorezimLondermbreti charls

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama në burg”/ Sërish protestë para Ambasadës në Londër: Shqipëria nuk është në shitje!

13:20 : 07/06/2026
AKTUALITET

“Shqipëria nuk shitet”/ Edhe diaspora në Londër ngrihet në protestë, thirrje Ramës për dorëheqje

16:30 : 06/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Qindra qytetarë protestojnë në Londër: Rama dhe Berisha në burg

14:36 : 06/06/2026
BOTA

Përleshje e frikshme mes të rinjve, në pranga nëntë persona në Londër

19:02 : 24/05/2026
AKTUALITET

Goditet banda e trafikut të emigrantëve në Londër, dënohen me burg 3 shqiptarët /EMRAT

21:57 : 27/03/2026
AKTUALITET

Ekstradim nga Londra në Tiranë për vjedhje celulari, arrestohet shqiptari, i vendoset “Rolex” GPS në këmbë

19:22 : 08/03/2026
Para

14 Maji/ Qori vijon takimet me kryeqytetasit: Do hetojmë kullat, 20 shkolla të reja në Tiranë

TË GJITHA

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

18:39 : 24/06/2026

Rama e sulmoi, gazetarja e CNN i kundërpërgjigjet me zërat e protestuesve

18:39 : 24/06/2026

Përplasje te Reforma territoriale/ Isai debaton me Boçin: Në shesh mbledh më shumë pelikani se bufi

18:25 : 24/06/2026

Nafta dhe ekonomia e dobët ‘fundosin’ euron

18:15 : 24/06/2026

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

18:01 : 24/06/2026

Haradinaj ‘hap kartat’ ndaj Kurtit: Kandidoj për President nëse bashkohet opozita

17:59 : 24/06/2026

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putin – DETAJE

17:45 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş