• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama nga Kukësi: Unë jam kryekal! Kandidati i Tropojës: Do zhvillojmë …zhvillimin!

20:07 : 04/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kukësi ishte ndalesa e radhës elektorale e kryeministrit Edi Rama, në një takim të shoqëruar me premtime për projekte të mëdha, tregime për sa shumë punë ka bërë, sulme ndaj opozitës dhe … humor.

Takimin e hapi Pandeli Majko, ndërsa pas tij fjalën e mori kryebashkiaku aktual i Tropojës Rexhë Byberi, i cili kandidon sërish për lokalet e 14 Majit.

Ai tha se në Tropojë është bërë shumë gjatë qeverisjes së tij, e më tej vijoi me premtimet. “Pritet që Tropoja të ketë një zhvillim që e meriton dhe e ka merituar ndër vite”, theksoi.

I kërkoi Ramës dakordësinë për disa projekte dhe tha se me realizimin e tyre do të zhvillohet turizmi dhe … zhvillimi.

“Kam disa kërkesa me projektet që unë i kam dorëzuar në qeveri. Kam projektin e Alpeve shqiptare, e rrugës, kam Qaf-prushin, rrugën e Komanit, sepse projektet e vogla do i bëjmë vetë si bashki. Kështu që duhet të jemi krenarë që po na u realizuan këto, Tropoja do eci me këmbët e veta, sepse do zhvillohet turizmi, do zhvillohet zhvillimi, kështu që kemi besim te ti (Rama), te qeveria që ke punuar pa dallim feje dhe ideje. Kështu që Tropoja mirëpret peshën e qeverisë, mbështetjen e qeverisë”, tha.

Lexo edhe:

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

Pas tij, fjalën e mori kandidati i Hasit Halit Mula, i cili i kërkoi Ramës më shumë investime. Tha madje, se është xheloz për mbështetjen i ka dhënë Kukësit dhe Tropojës.

Më tej, u rrek të sulmonte opozitën. “Familja e kundërkandiatëve tanë, njëri ka vulën, fushatën e bën Sali Berisha dhe në fletën e votimit është Ilir Meta”.

Erdhi radha e Safet Gjicit, i cili ledhatoi sedrën e Ramës duke e quajtur “gjigand” për fondet e akorduara nga qeveria për projekte në Kukës.

I fundit ligjëroi vetë Rama, i cili foli më shumë se të gjithë së bashku. Monologu ishte i ngjashëm me fjalimet e mëparshme, sulme ndaj opozitës, zorra qorre, në fletën e votimit është Ilir Meta, etj… Risia ishte premtimi se nëse e votojnë nuk do bezdisen nga ai për tu kërkuar nuse (pasi siç tha s’ka ndërmend të divorcohet sërish) dhe as për lidhjen e ndonjë krushqie për fëmijët.

“…S’do me e pa me sy Edi Ramën, ça problemi ka. Unë s’kam dalë për të kërku nuse. Unë madje derisa gjeta të duhurën u ndava, u martova, u ndava, u martova, nuk ndahem më. Kështu që në këtë anë s’do me më pa me sy, rri rehat se nuk du të të marr nuse në shtëpi. As kam ndërmend të të vij në shtëpi të të ulem, të kërkoj ndonjë krushqi se mendoj se kalamajtë për sa më takon i gjejnë vetë, s’ka nevojë të futem unë. Unë po kërkoj shif interesin ku është”, tha Rama.

Në një moment, për të treguar se kandidatët e tij janë më punëtore se kundërshtarët, zgjodhi ti krahasojë me kafshë. Të vetët i quajti kalë, ndërsa veten kryekal. Ndërsa kundërshtarët i quajti qenë.

“Nëse të duhet një kalë për të tërhequr karrocën si mund të marrësh ti një lepur për të tërhequr karrocën. Se s’po them gomar se gomari është qënie e lartë, ka mbajt Perëndinë mbi kurriz. Këta me gomarin as nuk afrohen fare. Shumë e thjeshtë, juve ju duhet një kalë karroce. Kalë më të mirë se Safeti ju nuk gjeni. Kalë më të mirë se Rexha nuk ka. Edhe në Has kemi gjet një kalë për së mbari dhe këto ja u thotë kryekali i Shqipërisë. Tani ju doni qen, merrini, por karrocë nuk tërheqin”, tha kryeministri.

Etiketa: Edi RamakukesRexhë Byberizgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025
AKTUALITET

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

21:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

19:35 : 15/11/2025
AKTUALITET

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

19:10 : 15/11/2025
AKTUALITET

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025
Para

Escobar: Për herë të parë dëgjuam nga Kosova vizionin për Asociacionin

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com