• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse nuk ngjisin mercenarët e showbiz-it që mbështesin Erion Veliajn

08:41 : 03/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO, Zgjedhje Vendore 2023

Rita Ora komentohej këto ditë në mediat amerikane për veshjen e saj të luksit në “Met gala 2023”, një aktivitet që u zhvillua në New York dhe ku ishin të pranishëm yjet botërorë të showbiz. Kodi i veshjes ishte “në nder të Karl” (Lagerfeld) dhe Rita u shfaq me një fustan të zi, stil gotik, me të cilin duket se qëlloi në shenjë. Veshja e saj u komentua me nota superlative nga mediat rozë, që e cilësuan një veçori: fustani duhej veshur pa të mbathura.

Në Tiranë, Rita u bë personazh mediatik për arsye krejt të ndryshme. Edicionet kryesore informative të televizioneve kryesore raportuan për mbështetjen që i dha këngëtarja Erion Veliajt, për një mandat të tretë.

“E dimë që ti i pëlqen sfidat dhe ne e duam këtë, kemi nevojë për energjinë tënde. Unë të mbështes deri në fund dhe paç fat në të ardhmen”, – dëgjohet të thotë Rita Ora në videon, që publikoi Veliaj në rrjetet sociale.

Kryebashkiaku ka një arsenal me filmime të ngjashme.

Para Rita Orës ishte Ilir Shaqiri, që përdori buzëqeshjen e tij rrëzëllitëse për t’i uruar fitoren.

Lexo edhe:

Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?!

“Motra pret t’i bashkohet vëllait”, Këlliçi pasi SPAK mori nën hetim Ballukun: Veliaj po tërheq këmbën zvarrë

Elhaida Dani e kapi lopatën sikur të ishte punonjëse e gjelbërimit në bashki, për ta mbushur gropën ku sapo ishte mbjellë një pemë. Pastaj uroi Veliajn.

Me radhë, hipën në bord Marsela Çibukaj, Çiljeta Xhilaga, Anxhela Peristeri, Noizy, Capital T dhe Ermal Mamaqi që i oruan Veliajt mbështetjen e tyre për të fituar një mandat të radhës.

Sulmet e opozitës

Ngjitja e artistëve në skenat e politikës ka qenë e rëndomtë kur qeveriste Partia Demokratike. Sidomos në kohë fushate.

Por kjo nuk i pengoi zërat pranë opozitës, t’i kujtojnë këngëtarëve të shkuarën dhe lidhjet financiare me Veliajn.

U rikthyen edhe një herë tingujt e “Kthema qytetin”, këngës që këndoi Ermal Mamaqi në vitin 2007, në mbështetje të fushatës së Sokol Olldashit.

U publikuan në media të dhënat për faturën 50 milion lekë, me të cilën Bashkia e Tiranës kishte financuar koncertin privat të Noizy-t. Pjesëmarrja e fansave kishte qenë me bileta, por sërish Bashkia e Tiranës kishte paguar para.

Deputeti i PD-së, Edi Paloka e quajti poshtërim atë që po ndodhte me artistët dhe përshkroi një moment, sipas tij të ngjashëm me një nga këngëtaret.

“Një grup djemsh qe kishin pire si për dasme, e ulen këtë këngëtaren ne tavolinën e tyre dhe ndërkohe qe ajo këndonte për ta, ata bënin shuka me leke dhe njësoj siç gjuhet me gurë ndaj diçkaje, ia përplasnin me forcë në fytyrë. Po zbaviteshin me dëshirën e qartë për ta poshtëruar. Prita qe “artistja” te ngrihej e te ikte vete e revoltuar, por ajo vazhdonte te mblidhte shukat e lekeve duke mbajtur gjate gjithë kohës te njëjtën buzëqeshje si tek videoklipi për Velinen. Atëherë ndërhyra tek i zoti i dasmës, i cili nga ana e tij ndërhyri dhe e ndërpreu atë shfaqje poshtëruese. Unë te paktën ne atë moment mendova qe e shpëtova nga poshtërimi. Po duke pare videoklipin për Velinen, me shkoi ndermend qe ajo ne vend qe te me kete falenderuar, mund te me kete mallkuar sepse i hoqa mundesine te merrte dhe disa shuka me leke surratit…!”, – shkroi Paloka në rrjetet sociale.

A ndikojnë mercenarët në elektorat?

Sa më shumë figura publike të dalin në mbështetje të një kandidati, aq më mirë është për të. Synimi i politikës për të “vjedhur” nga adhurimi që gëzojnë artistët është një fenomen i hershëm. Sa më i rrënuar imazhi i një politikani, aq më e madhe është nevoja për të afruar aktorë, shkrimtarë, këngëtarë dhe njerëz të artit.

Çështja është që emrat që ka mbledhur Veliaj nuk kanë asnjë lidhje me mendjet apo zemrat e votuesve të 14 Majit.

Jo vetëm se një pjesë e tyre janë klientë të rregullt të projekteve të Bashkisë së Tiranës. Çështja është se këta janë të paangazhuar, krejt indiferentë dhe nuk kanë asnjë lidhje me jetën publike në Tiranë.

Kurrë nuk është dëgjuar Rita Ora, Ilir Shaqiri, Elhaida Dani, Anxhela Peristeri etj të shprehin shqetësimin më të vogël për kryeqytetin. Një pjesë e mirë nuk jetojnë këtu, të tjerët nuk janë bërë kurrë pjesë e asnjë debati dhe nuk kanë shfaqur ndonjëherë qëndrime për atë që ndodh në qytet, qofshin këto edhe pro Erjon Veliajt.

I vetmi, me një fije ndjeshmëri për Tiranën është Ermal Mamaqi me këngën e vitit 2007. Por që atëherë kanë kaluar 16 vjet dhe ky e pranon se nuk bën më as këngë as humor, por tani bën biznes./Lapsi.al/

Etiketa: #showbiz#boldnewsBashkia e TiranesErion VeliajRita Orazgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?!

18:04 : 24/10/2025
AKTUALITET

“Motra pret t’i bashkohet vëllait”, Këlliçi pasi SPAK mori nën hetim Ballukun: Veliaj po tërheq këmbën zvarrë

15:42 : 24/10/2025
AKTUALITET

Projekti i prish shtëpinë dhe e lë mes katër rrugëve! Bashkia e Tiranës nuk i jep bonusin e qirasë

22:32 : 22/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet sërish seanca paraprake për Erion Veliajn

09:54 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Shikoni çfarë heqin qytetarët”, Florjan Binaj denoncon trafikun e Tiranës: Shiu i nxjerr bojën propagandës (VIDEO)

21:58 : 17/10/2025
AKTUALITET

E pandehur nga SPAK/ Shoqja e Veliajt, Klotilda Bushka krah Manastirliut për të mbledhur vota (VIDEO)

19:29 : 17/10/2025
Para

Përshkallëzojnë luftimet midis Izraelit dhe Rripit të Gazës

TË GJITHA

Itali/ Makina me 5 persona ra në humnerë, vdes një 25-vjeçar! Zjarrfikësi që shkoi në ndihmë ishte i ati

14:38 : 26/10/2025

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

14:23 : 26/10/2025

Përplasen dy makina në aksin Bulqizë-Maqellarë, plagosen 4 persona

14:07 : 26/10/2025

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025

“Bankers” dhe shtetit ende indiferent/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve

13:34 : 26/10/2025

Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës

13:16 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com