• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rilindja në “zi”, ikën Yuri Kim

15:35 : 02/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Misioni i ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim zyrtarisht ka përfunduar, me zgjedhjen në Kongresin Amerikan të ambasadorit të ri David J. Kostelancik. Kim po ikën me një barrë të madhe nga pas, duke futur në valixhen e saj diplomatike një mister sesi në tre vite u kthye në “misionaren” e mazhorancës duke e mbështetur në çdo nismë të keqe dhe lënë pas një vend edhe më të krimbur në korrupsion ngase ishte.

Në momentin kur mbërriti në Shqipëri si ambasadore, Kim premtoi se puna e saj do të kishte si qëllim zbatimin e reformës së drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe demokratizimin e mëtejshëm të vendit. Të trija shtyllat sot janë anuar aq keq sa pothuaj po rrëzohen, duke zënë poshtë jo elitën politike, por qytetarët e vendit.

Kryeministri Edi Rama dhe Rilindasit pas tij duhet të jenë në zi për përfundimin e mandatit të Kim, ndonëse “lideri i madh” i tyre pasi shtrydhi për tre vite kryediplomaten pa diplomaci Kim e flaku në muajt e fundit, duke e trajtuar si një “nëpunëse të rëndomtë” të administratës së tij, aq sa i kujtoi se “kanë nisur procedurat për largimin e saj”.

Ambasadorja duhet të bëjë një bilanc me veten se kush ishte qëllimi dhe sa ia arriti t’i realizonte. Drejtësia në vend është në kohën e saj më të zezë. Edhe pse u ngrit me qëllimin për të luftuar korrupsionin në nivelin e lartë qeverisëse, ka më shumë se tre vite që vegjeton në çështje pa asnjë vlerë domethënëse, duke tentuar të shesin si sukse dënimin dhe procedimin e personave “politikisht të padëshiruar” nga Rama.

Lexo edhe:

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Kush e normalizon regjimin Rama

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) qëndron e mbyllur në godinën e qelqtë duke shmangur qëllimin për të cilën është ngritur. Asnjë ministër në detyrë, asnjë kryebashkiak i bashkive të mëdha dhe asnjë drejtor ndikues nuk po kapërcen pragun e asaj prokurorie, ndonëse faktet e korrupsionit janë aq të dukshme sa pasqyrat e dyerve që hapin prokurorët e institucionit “elitë” në letra.

Drejtësia i ra dhe kjo është mëse e dukshme nga raportet vjetore të Departamentit Amerikan të Shtetit të cilët në katër vitet e fundit shprehen se: “Korrupsioni është i shtrirë në të gjithë nivelet qeverisëse”. Këtë frazë Kim ka katër vite që e lexon, por ajo si ambasadore kurrë nuk gjeti momentin që qoftë edhe me një deklaratë të thatë ta përmendte si problematikë kryesore të qeverisë Rama.

Aq militantizëm dhe anësi mbajti në favor të pushtetit sa ende pa u zyrtarizuar rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, uroi Ramën për mandatin e tretë, duke theksuar se “populli foli qartë”.

Sikur të mos mjaftonin elozhet për Ramën dhe kabinetin e tij, Kim shkoi deri në marrinë diplomatike, ku pa asnjë diplomaci u angazhua në luftën kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pas tetë vitesh në opozitë u shpall “non grata” nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken për “korrupsion madhor” dhe “minues i demokracisë”.

Padyshim edhe me yshtjen e Kim e cila la një deklaratë që do mbetet gjatë në historinë politike jo vetëm shqiptare, por botërore. Ajo tha se: “Demokratët të mos hanë bar dhe të shkojnë pas një personi të sanksionuar nga SHBA-të”. Në këtë rast specifikisht i drejtohej Berishës. Ndonëse sulmi duket “individual” fyerja iu bë një mase të madhe qytetarësh anëtarë dhe simpatizante të PD-së, pikërisht kësaj force politike që i dha shtysën e fundit regjimit komunist në vend.

Mendjet më të ftohta të Rilindjes gjithsesi duhet të jenë në zi të plotë. Vështirë se do të gjejnë një ambasador që i mbështeti kaq fort, madje edhe kur “kryelideri” i tyre Edi Rama u përfshi në skandalin e madh me ish-kryeagjentin e FBI, Charls McGonigal.

McGonigal u arrestua dhe po procedohet në SHBA për akuzën e lidhjes me oligarkë rusë dhe takime të fshehta me kryeministrin Rama, duke ndikuar në afera të paligjshme dhe dyshime për korrupsion. Rama ia hodhi disi lehtë këtu në Shqipëri, padyshim edhe me ndihmën e Kim e cila nuk e përmendi kurrë këtë çështje, pavarësisht se në SHBA konsiderohet si skandali më i madh i dekadave të fundit.

Kim po ikën, padyshim shumë e mërzitur. Do i mungojnë shumë ato udhëtime në resorted e oligarkisë së vendit. Do i mungojnë bisedat e gjata dashamirëse me elitën e politikës së vendit. Shumë të mira shpirtërore nuk do i ketë më, ato të mira dhe vlerësime që diti t’ia ofrojë me aq përzemërsi një pushtet që mban rekordin si vendi më i korruptuar në Evropë që për tetë vite qeverisëse me keqqeverisjen e saj detyroi të largojë në emigrim 25 për qind të qytetarëve të saj. Ambasadore, do i mungosh shumë pushtetit, shumë!

Etiketa: Ambasada amerikaneambasadorja Yuri KimCharles McGonigalEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Ambasada amerikane në Tiranë përditëson sistemin e takimeve për viza

13:54 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
Para

Rama zhgënjen administratën, shtyhet vendimi për rritjen "elektorale" të pagave!

TË GJITHA

Lubonja për ndërhyrjet në Spaç: Duan të shkatërrojnë ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha

21:34 : 06/06/2025

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

21:32 : 06/06/2025

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje

21:30 : 06/06/2025

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

21:29 : 06/06/2025

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

21:23 : 06/06/2025

Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë/ “Shpërthen” para kamerave: Legena

21:17 : 06/06/2025

Kina dhe Franca arrijnë konsensus për zgjidhjen e çështjeve tregtare

21:14 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com