Pak ditë më parë Belind Këlliçi bëri publike disa fakte mbi të cilat duhet të kishte filluar një hetim vetë SPAK. Ai tregoi me fakte sesi familjarë të Mariglen Qatos, ish-drejtorit të ujësjellësit dhe aktualisht drejtorit të IKMT, ishin punësuar në Bashkinë e Tiranes.
Skema e përdorur zgjerohet edhe më tej për të mbërritur tek një kompani te quajtur 5D KONSTRUKSION.
Ne sot po thellohemi më shumë tek ky skandal, duke qartësuar skemën.
Kompania 5D KONSTRUKSION themelohet ne daten 22.01.2016.
Kompania kishte emrin fillestar IGOR ELEKTRIK.
Aksioneri i vetëm i saj qe Eduart Meta, një lidhje shoqerore e Mariglen Qatos.
Në daten në datën 27.01.2017, Eduart Meta shet 75% të aksioneve të kompanisë Igor Elektrik tek Muhamet Gani Petriti.
Nga kontrolli në QKB z.Muhamet Petritit të ketë qysh prej vitit 2010 aktivitet furrë buke.
Në datën 29.06.2018 largohet si administrator Eduard Meta dhe emërohet Nestor Muhametllari, ky i fundit një emër shumë i rëndësishëm në ketë skemë.
6 muaj më pas, Eduard Meta shet të gjitha aksionet te Muhamet Petriti dhe ky i fundit tashmë është 100% zotërues i kompanisë.
Dhe vetëm një muaj më pas, në 7 janar 2019, kompania ndryshon emër nga Igor Elektrik në VAS Konstruksion.
Nestor Muhametllari, administratori i kompanisë në mars 2021 blen për vlerën 1.000.000 lekë 100% të aksioneve të kompanisë.
9 muaj më vonë, kompania ndryshon emër dhe nga Vas Konstruksion bëhet 5D Konstruksion.
Deri këtu çdo veprim duket ligjor, por nëse futemi në detaje do të kuptojmë rrjetin nepotik me epiqendër Mariglen Qaton:
Muhamet Petriti është babai i Elsa Qatos, e cila është bashkeshorte Alfred Qato. Nga verifikimet, Alfredi është vëllai i Mariglen Qatos, Drejtori i Inspektoriatit për Mbrojtjen e Territorit Tiranë.
Muhamet Petriti figuron i punësuar si bukëpjekës tek Vjollca Petriti, bashkëshortja e tij, regjistruar në vitin 2013, si person fizik me aktivitet Prodhime Brumi.
Elsa Qato, kunata e Mariglen Qatos, ështe e punësuar në biznesin e Vjollca Petritit, nënës së saj, së bashku me të motrën.
Alfred Qato, vëllai i Mariglenit figuron si drejtor në prodhim te Alfred Qato person fizik dhe tek kompania V.A.S KONSTRUKSION në pozicionin karpentier me pagen 34.000 leke.
Nga viti 2017-2020 kompania ka gjeneruar rreth 190,000,000 lekë, ose 1.500.000 euro. Fitimet në vite rriten ndjeshëm, nga rreth 6 milionë lekë në 2017 në rreth 107 milionë lekë në 2021.
Gjatë kësaj periudhe kompania ka shperndare divident.
Një vit më pas, është miratuar tjetër dhënie dividenti për Muhamet Petritin në vlerë rreth 32 milionë lekë.
Pra per vitet 2016,2017,2018,2019 Muhamet Petriti ka përfituar rreth 315,000 euro divident.
Por këtu shfaqet një veprim i çuditshëm, pa logjikë financiare. Në mars të vitit 2021 Muhamet Petriti i shet kompaninë punonjësit të tij për vlerën qesharake 1.000.000 leke, ose 8,000 euro.
Pra, një kompani e cila vetëm për vitin 2020 kishte gjeneruar një fitim rreth 880,000 euro dhe i kish siguruar Muhamet Petritit, një bukëpjekësi rreth 315,000 euro divident shitet në një vlerë aq të ulët. Por e mbani mend emrin Nestor Muhametllari? Është ky, një punëtor i Muhametit, që blen kompaninë për vetëm 8,000 euro.
Por çudia nuk përfundon ketu. Kjo kompani përpara se të shitej ishte veç të tjerash subjekt ndërtues në një leje ndertimi miratuar me firmën e Erion Velisë, shefit të Mariglen Qatos, në 2 shkurt 2021 për nje godinë 8-9 katëshe me dy të tjerë parkim nëntokësor.
Pra një kompani, që krijon fitime marramendëse për një bukëpjekes, dhe që sapo ka marrë edhe një leje ndërtimi për një pallat 8-9 katësh shitet për 8,000 euro.
Por bujaria e vjehrrit të Alfred Qatos, vëllait të Mariglenit për punonjësin Nestor Muhametllari nuk përfundon këtu.
Në 22 korrik të vitit 2021, vëtem 4 muaj pasi e kishte blerë kompaninë për 8,000 euro, Nestori vendos t’i japë vetes dividentin për vitin 2020 dhe jo pak por rreth 300,000 euro.
Pra e bleu këtë kompani për 8,000 euro dhe brenda 4 muajve nga blerja mori dividentin, ose thënë ndryshe krijoi fitim personal në vlerën 300,000 euro.
Ndoshta Qatot e kishin kuptuar se duhej të fshihnin lidhjet e drejtëperdrejta dhe përdoren Nestorin? Këtë mund ta hetojë lehtësisht SPAK-u.
Më pas, kjo kompani me pronar Nestorin, ka fituar dhe 2 leje ndertimi te tjera (si investitor dhe ndërtues), njëra përball KLAN-it aty ku dhe ka patur shtëpinë Mariglen Qato.
Por ka ende për të treguar për këtë kompani, tek e cila rezultojnë të lidhur njerëz të familjes së Mariglen Qatos.
/Syri.net/