• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vajza është e para në çdo familje”, Berisha: Shqiptaret po pushtojnë zemrat e njerëzimit!

18:23 : 29/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kryetari demokrat, Sali Berisha mori pjesë këtë pasdite në aktivitetin “Akademia e Lidershipit për vajza”, organizuar nga FRPD.

Berisha theksoi se në çdo familje e para është vajza. Më tej, kreu i PD vlerësoi vajzat shqiptare të suksesshme në botë, duke theksuar se ato po pushtojnë zemrat e njerëzimit.

Berisha tregon një copëz nga fëmijëria e tij, ku shprehet se motra e tij ishte epiqendra e familjes, ndërsa ai dhe i vëllai ishin përreth saj, duke shtuar se e trajtonin atë si princeshën e shtëpisë.

“Së pari, dëshiroj të ju përshëndes përzemërsisht, ata që kanë forumin për këtë organizim shumë të veçantë. Organizimi i këtij takimi me zonjushat, vajzat e reja, ka një simbolikë të madhe, cila është kjo? Sot më të famshmet në botë nga ky komb, janë vajzat shqiptare. 

Lexo edhe:

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

Jo vetëm sot, por ky komb, kombi ynë, një bijë e këtij kombi ja doli të pushtojë zemrat e njerëzimit. Të marrë  titullin më fisnik të kësaj toke që është titulli nënë, duke mos patur kurrë fëmijë, ose duke mos pas qenë ndonjëherë nënë, dhe kjo ishte Nënë Tereza.

Sot magjia e zërit të vajzave shqiptare është e jashtëzakonshme, është botërore, planetare, dhe kjo dëshmi e një ADN-je shumë të fuqishme. Nuk është vetëm  këmba dhe muzika, por sporti. Rekordet e Majlinda Kelmendit dhe të disa sportisteve të tjera, janë botërore, janë të jashtëzakonshme. 

Por në qoftëse Nënë Tereza ja doli të pushtojë zemrat e njerëzimit, sot një vajzë shqiptare, po pushton mendjen e mbarë njerëzimit me ChatGPT, kjo është Mira Murati. Mira Murati me kontributin e saj në OpenAI, e vërteta është se me një shpejtësi më të rrufeshme se çdo invencion tjetër po transformon shoqërinë dhe botën. Ajo solli inteligjencën artificiale në duart e çdo njeriu. 

Sot kjo ka një diskutim jo të vogël, të hapur, të madh, për ndikimet e ChatGPT, robotit që komunikon me gjunën natyrale, por sidoqoftë diskutimet janë të përkohshme. Asgjë pas universalizimit të saj, nuk do të jetë më siç ka qenë.

Edhe kjo një atribut i një vajze shqiptare. 

Tani unë do të kthehem në dy momente të jetës time, shumë vite para, do të kthehem në fëmijinën time më të hershme. Të gjithë në përgjithësi konsiderojnë fat, familjen, rritjen në familje, unë e konsideroj një fat shumë të madh, sepse kam lindur dhe jam rritur në një familje strikt patriarkale në kodin e saj, me një përjashtim të çuditshëm, paradoksal për kohën.

Në atë familje, mbretëreshë, apo princeshë të themi, ne ishim tre fëmijë, dy vëllezër dhe një motër, por familja dhe çdo gjë sillej rreth motrës, kjo ishte vërteta dhe në mënyrë të çuditshme, nëna ime me një vendosmëri absolute do ta vendoste atë në epiqendër, kurse vëllai im që ishte më i madh, e unë më i vogël se ajo, do të ishim përreth saj. 

E kam menduar shumë herë dhe e kam konsideruar gjithnjë, si një nga trashëgimnitë më të  çmuara që unë kam pasur nga fëmijëria ime. Ndaj në rast se do të kërkonte një njeri këshillë nga unë, e vetmja këshillë që mund ti jipja në çdo familje, e para është vajza, sepse kjo, ka një ndikim jashtëzakonisht të dobishëm tek e gjithë familja dhe tek djemtë, apo djali i asaj familje. 

E kam treguar edhe një herë tjetër. Shumë më vonë lexoj për Frojdin. Frojdi kishte një motër, Anën. Frojdi i përkiste një familje intelektuale në Vienë dhe Anës prindërit i blenë në piano. Por meqenëse Frojdi nuk donte të dëgjonte piano, pianoja iku nga shtëpia, sepse prindërit i dhanë përparësi Zigmudit. Nëse do të kishte ndodhur kjo në familjen time, unë do të isha i detyruar që me orë të dëgjoja koncertet e motrës time. Nuk mund të imagjinohej që pianoja të dilte jashtë”, u shpreh Berisha.

Etiketa: femrat shqiptarePDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026
AKTUALITET

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

VIDEO/ I pafat në ndeshjen e sezonit, Giroud dëmton dhe largon nga fusha Kumbullën

TË GJITHA

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom