• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në kulmin e fushatës, Rama jep leje për ndërtimin e 7 kullave të reja në Tiranë

11:48 : 28/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VIDEO, Zgjedhje Vendore 2023

Shqipëria ka hyrë prej 14 prillit zyrtarisht në muajin e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit, me qeverinë dhe opozitën që janë dislokuar në terren me të gjithë arsenalin e tyre, për të përmbushur misionin e fitores në 61 bashki të vendit.

Por në këtë fushatë ajo ç’ka ka rënë në sy është shkelja me “të dyja këmbët” e Kodit Zgjedhor nga kryebashkiakët socialistë, të cilët kanë tenderuar miliona euro për asfalt elektoral dhe vepra të tjera infrastrukturore në këmbim të mbështetjes nga klientët biznesmenë në terren dhe “rrëmbimit” të votës.

Si shembull, kanë ndjekur as më shumë e as më pak por kryetarin e tyre, njëherësh kryeministër, i cili nga Tirana nisi aksionin “blerja e votës” që në mars me urdhrin për shpërndarjen e lëmoshës 5 mijë lekë të reja për pensionistët dhe lëvrimin e fondeve për rritje pagash në disa sektorë të administratës dhe punonjësve të shtetit.

Të tjera forma që janë hasur, lidhen me shpërndarjen e dhjetëra mijëra eurove nga bashkitë socialiste si grante për të prekurit nga tërmeti i vitit 2019, ku kryesojnë listën Durrësi, Kruja, Vora apo Kamza.

Nuk përjashtohet nga makineria elektorale e Edi Ramës as nisja e përzgjedhjes së librave falas për nxënësit para datës së zgjedhjeve, apo shpërndarja e milionave të radhës si subvencione për naftën falas në kuadër të programit IPARD III, për të cilën ministrja e Bujqësisë Frida Krifca njoftoi se të hënën e ardhshme mbi 2000 fermerë do të tërheqin rreth 146 milionë euro.

Lexo edhe:

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

Sikur të mos mjaftonin këto makinacione para zgjedhjeve, në këtë betejë, kryeministri ka shfrytëzuar edhe Këshillin Kombëtar të Territorit, duke shpërndarë disa leje ndërtimi në kulmin e fushatës elektorale.

Ajo çka bie në sy në 40 vendimet e mbledhjes së fundit të KKT-së, që është mbajtur të martën e 25 prillit, është se me firmën e Ramës i jepet “OK” ndërtimit të shtatë kullave të reja në Tiranë.

Vendimet e Këshilit Kombëtar të Territorit për 7 kulla të reja në Tiranë

Betonizimi i kryeqytetit, i cili është shtruar si problem real i qytetarëve në këtë fushatë zgjedhore, duket se do të vijojë pa ndalur me “bekimin” e Ramës, i cili i shton 1.8 milionë m2 lejesh ndërtimi të Veliajt në Tiranë edhe 7 ndërtime të reja.

Objektet për të cilat është marrë vendimi i KKT parashikohet të ndërtohen kryesisht përgjatë bregut të Lanës, në bulevardin “Gjergj Fishta”, por edhe në zona si “Don Bosko” dhe lagjia “Jordan Misja”, ku në vitet e fundit vazhdimisht derdhet beton, duke fryrë trafikun e mjeteve me bllokime rrugicash e duke zhdukur hapësirat e gjelbërta.

Ndërtimet masive të kullave në Tiranë kanë hapur një debat të fortë, jo vetëm për pasojat dramatike në shkatërrimin urbanistik të qytetit, por edhe përdorimin e tyre për pastrim në shkallë industriale të miliona eurove, që për burim kanë aktivitetet e organizatave kriminale jashtë dhe brenda vendit.

Shqetësimin për pastrimin e parave të krimit përmes ndërtimit të kullave shumëkatëshe në kryeqytet e kanë ngritur publikisht Dhomat e Tregtisë në vend, por edhe FMN, Banka Botërore dhe institucionet europiane, në raportet e tyre të fundit për Shqipërinë.

Pavarësisht kësaj, misioni i kryeministrit Rama për ta shndërruar Tiranën në një fjetore të madhe betoni me kulla e rrokaqiej, që burimi i financimit asnjëherë nuk i mësohet, duket se bën “vetëm përpara” dhe “kurrë më mbrapa”, siç ai vetë predikon me sloganin e kësaj fushate elektorale.

VENDIMET E KKT:

1.Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksione komplekse, shërbimi, zyra dhe rezidenciale “Bazaar Gate”, me vendndodhje ne kryqëzimin e Rrugës “K.

Kristoforidhi” dhe Rrugës “Luigj Gurakuqi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bregu” sh.a.

2.Leje Ndërtimi për objektin: “Manhattan I – Godinë banimi dhe shërbimi”, me vendndodhje pranë Rrugës “Asim Vokshi” dhe “Don Bosko”, në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë ”Forever Construction” sh.p.k.

3.Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksion të përzier, shërbim, hoteleri dhe rezidencial”, me vendndodhje në Rrugën “Brigada e VIII”, në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Forever Construction” sh.p.k.

4.Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Polifunksionale “Green Tower”, me vendndodhje në Bulevardin “Gjergj Fishta”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Titan Konstruksion” sh.p.k.

5.Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksion tregti dhe shërbime”, me vendndodhje në Rrugën “Jordan Misja”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues

shoqërinë “Rreli-S” sh.p.k.

6.Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë banimi , shërbimi dhe funksione të përziera” me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Armaar Group” sh.p.k. dhe “Unico Construction” sh.p.k

7.Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe shërbimi “Tirana Lana Riverside Residences”, me vendndodhje në bulevardin Gjergj Fishta, në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Forever Construction” sh.p.k.

Etiketa: Edi Ramakeshilli kombetar i territoritkulla ne tiraneleje ndertimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026
AKTUALITET

Qytetari: Kryeministri ka gjysmën e partisë në burg, na bën moral ne! Mbaj përgjegjësi dhe ik

21:03 : 14/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

20:45 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Deklaratat e ministres serbe skandaloze”, Vokshi: Rama, të mos hesht përball këtyre thirrjeve shoviniste

20:36 : 14/07/2026
Para

I dënuar me burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet i shumëkërkuari në Kamëz/ EMRI

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş