• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Manjani: Betonizimi i Tiranës, truk i Ramës prej 20 vitesh

22:59 : 25/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Juristi Ylli Manjani, ka komentuar mbrëmjen e sotme ndërtimin e kullave dhe betonizimin që po i bëhet kryeqytetit dita-ditës.

I ftuar në emisionin “A Show”, Manjani argumentoi se betonizimin e Tiranës e shikon si një truk nga ana e kryeministrit, ku prej njëzet vitesh krijon fasada pa u ndërgjegjësuar se kjo fasadë i pengon rrezet e diellit për shtëpitë egzistente.

Manjani: Edhe unë e mendoj këtë që ky është një truk që Rama bën me Tiranën 20 e sa vjet. Një truk specifik që ka ecur, një hile e lezeçme që të sjell në mendje një ndërtesë të bukur, me ngjyra, por lind pyetja a është ky shpëtimi dhe zhvillimi i qytetit?! Kjo është pyetja që Tirana duhet ta bëjë, por nuk e bën. Këta e kanë te marketingu, estetika, forma. Unë bie dakort por ka një problem të madh, mos këto kulla po zënë diellin e shtëpive egzistuese?! Kemi diskutuar për kullat e biznesmenëve të favorizuar nga qeveria, kulla me nëntë kate pa leje, të denoncuar nga vetë qeveria, pse nuk shembet ajo? Fjala vjen.

Kjo është e gjithë Tirana, të vë një fasadë interesante dhe të zë diellin. Kjo nuk është jetë, është çmenduri, njerëzit kanë harxhuar para për t’i blerë ato shtëpi sepse kanë parashikuar që aty do t’ju bjerë dielli dhe krejt papritur, nuk ka më diell. 
E dyta që është më e rëndësishmja, mirë që i ngremë këto kulla, po si ka mundësi që vetëm ndërtojmë dhe nuk prodhojmë gjë ne?

Bavaria prodhon BMË dhe Audin dhe është aktualisht në krizë strehimi, çfarë prodhojmë ne për t’i merituar këto kulla?!

Lexo edhe:

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

Gjithashtu, Manjani u ndal edhe te cështja e inceneratorëve. Manjani tha se akuzat e ngritura nga SPAK ndaj personave nën hetim janë të paprovuara dhe të sforcuara.

Manjani: “Ekziston ky rrezik po ekziston gjithmonë mundësia që ato marrëveshjet e prishura nën tavolinë të dalin një ditë publikisht dhe me ç’fytyrë do të dalin këto prokurorë dhe gjykatës përpara publikut dhe përpara misionit kushtetues? Pse nuk është pyet Ilir Meta në këtë çështje, pse nuk është pyet Edi Rama? Çfarë kanë ditë këta? Këto ishin njerëzit që kanë marrë vendime. Pse nuk pyeten këta? Të japin dëshmi atje, të thonë edhe këta të vërtetën e tyre. E treta është qasja ndaj personit, ndaj individëve. Të gjitha akuzat unë i kam parë me sytë e mi, janë akuza të paprovuara, janë të sforcuara. Stela Gugalljes i thonë që ke bërë korrupsion, ndërkohë e ka gjykuar Gjykata e Elbasanit. Mirel Mërtirit i thonë që je pronar faktik, hajde gjeje ç’do me thënë pronar faktik. Lefter Kokës i thonë je i korruptuar dhe ke shpërdoruar detyrën, tani o njërën o tjetrën. Po të jetë korruptuar s’ka shpërdorim detyre. Ka thënë partia që nuk e do më dhe këta e fusin brenda. Unë e kuptoj shumë mirë që ata që janë në burg dhe ata që janë nën akuzë, nuk është kjo drejtësia, sepse duhet të jesh me ata që janë sot në burg që nesër mos të të vijë radha ty. Me pasigurinë juridike që është krijuar sot, gjithkujt mund t’i hapet çështje në këtë vend”.

 

Etiketa: betonizimEdi Ramaylli manjani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

18:02 : 26/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
Para

Ryan Reynolds ia del dhe në futboll, Wrexham ngjit shkallët në futbollin anglez

TË GJITHA

Sherr gjatë natës në Lushnje, tre të plagosur me thikë

08:37 : 27/10/2025

Shembje gurësh dhe dherash në aksin Pukë-Fushë Arrëz, bllokohet qarkullimi

08:33 : 27/10/2025

Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

08:27 : 27/10/2025

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025

Java nis me reshje shiu! Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:16 : 27/10/2025

Këmbimi valutor 27 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:06 : 27/10/2025

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com