• Kontakt
Tuesday, June 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Një viti pas kërkesës së Prishtinës Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës miratoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm, në të cilin bëjnë pjesë 46 vende.

08:10 : 25/04/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Dy të tretat e anëtarëve në Komitetit Ministror votuan pro anëtarësimit të Kosovës. Komiteti Ministror i Këshillit e dërgoi tani kërkesën e Kosovës për anëtarësim për diskutim dhe votim në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës. Në një njoftim, thuhet se vendimi mori parasysh edhe marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe marrëveshjen e Ohrit të 18 marsit 2023, të arritura në dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe rëndësinë që të gjitha palët t’i zbatojnë ato në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

Nëse kërkesa e Kosovës mbështetet në Asamblenë e Përgjithshme nga dy të tretat e vendeve anëtare, atëherë i rekomandohet Komitetit të Ministrave që t’i bëjë ftesë Kosovës të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se “vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta, më të rëndësishmin pas pavarësisë së Kosovës’, duke theksuar se procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës “është i gjatë dhe plot sfida”.

Proces i gjatë dhe plot sfida

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani  tha se votimi i sotëm për ta avancuar aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës drejt Asamblesë Parlamentare nuk është vetëm ditë e mirë për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Kosovë, por edhe moment i rëndësishëm për gjithë Evropën.

Lexo edhe:

Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë

Ferizaj/ 32-vjeçari gjendet i vrarë në banesë, hetohet 24-vjeçarja dhe babai i saj

Vjosa Osmani
Vjosa OsmaniFotografi: Michaela Rihova/CTK/dpa/picture alliance

“Ky është një hap përpara për Kosovën dhe qytetarët e saj, jo vetëm sa i përket integrimit ndërkombëtar të vendit tonë, por mbi të gjitha për avancimin e gjendjes së të drejtave të njeriut, për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim”, tha Vjosa Osmani. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kumtoi se “shteti ynë do të jetë një vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë”.

Serbia do të votojë kundër

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, e themeluar në vitin 1949. Kosova paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022 pak kohë pas përjashtimit të Rusisë nga kjo organizatë, pas agresionit në Ukrainë. Serbia vazhdon ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë dhe Presidenti Aleksandër Vuҫiq tha se Serbia do të votojë kundër./DW

Etiketa: Keshilli i Europeskosovevjosa osmani

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë

15:42 : 29/06/2026
Lajmet e Dites

Ferizaj/ 32-vjeçari gjendet i vrarë në banesë, hetohet 24-vjeçarja dhe babai i saj

15:22 : 29/06/2026
RAJONI

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, hap rrugën për certifikimin e tyre

13:08 : 27/06/2026
RAJONI

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

19:44 : 26/06/2026
RAJONI

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

21:54 : 25/06/2026
RAJONI

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

21:51 : 25/06/2026
Para

Dy tërmete shkundin kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, ja sa ishte magnituda

TË GJITHA

Zjarr në kompleksin “Aura” në Laprakë! Banorët: Zjarrfikësja erdhi një orë me vonesë

08:39 : 30/06/2026

Bulmeti kthehet në luks! Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta

08:25 : 30/06/2026

Temperatura deri në 37°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:14 : 30/06/2026

Rama angazhon dhe Kreshnik Spahiun e KLD-së për të sulmuar protestën

08:12 : 30/06/2026

Këmbimi valutor 30 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:05 : 30/06/2026

Horoskopi, 30 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 29/06/2026

Protesta/ Artan Hoxha: Rama ka futur në punë anti-terrorin dhe SHISH, 173 persona në filtër

22:55 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerGrandpashabetcasibomPerabetKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio