• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qumështi vendas në supermarkete po shitet 27% më shtrenjtë se importi

19:21 : 24/04/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Ndonëse Shqipëria ka peshën më të madhe të bujqësisë në Europë, me rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, produktet e përpunuara nga industria nuk po rezultojnë konkurruese, përkundrazi po konkurrohen ndjeshëm nga importi.

Sipas një vëzhgimi të “Monitor”, qumështi vendas në disa rrjete supermarketesh po shitet 27% më shtrenjtë se qumështi i importit. Konkretisht 1 litër qumësht i sterilizuar i markës “Gjirofarm” kushton 249 lekë në supermarkete. Ndërkohë qumështi i markës italiane “Sterilgarda” kushton 195 lekë, gjithashtu edhe çmimi i “Adoro” është 195 lekë. Më lirë është dhe qumështi nga rajoni, nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Prej muajsh, Blegtorët dhe fermat janë goditur nga mospërballimi i kostos të mbajtjes të bagëtive. Çmimi i qumështit si lëndë e parë po blihet më shtrenjtë se asnjëherë nga fabrikat e përpunimit, sepse kostot e fermerëve dhe blegtorëve janë rritur pa fund. Shtimin e kostove përpunuesit po e amortizojnë në rritjen e çmimeve të produkteve të bulmetit. Në periudhën 2022-2023, çdo operator në treg ka rritur disa herë çmimet në treg.

Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit tha më herët tha se çmimi i qumështit që pas pandemisë nga blegtorët është rritur deri 50%. Rritja e çmimit të qumështit ka ardhur nga kostot më të larta të mbajtjes së bagëtive. Në anën tjetër, përpunuesit përveçse po e blejnë qumështin më shtrenjtë, po vuajnë edhe rritjen e kostove nga çmimi i energjisë, gazit, plastikës dhe naftës.

Të gjithë këta faktorë kanë sjellë shtrenjtimin deri në 50% të çmimeve të produkteve shqiptare, duke humbur konkurrueshmërinë me mallrat e importit.

Lexo edhe:

PD: Rama i jep goditjen finale prodhimit vendas, në vend të ndihmës, u vendos sekuestro

Çmimet e bulmetit në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë

Sasia e qumështit të prodhuar në vend nuk po e plotëson kërkesën e fabrikave përpunuese për prodhim të produkteve të bulmetit.

Kërkesa e lartë për shkak të mungesës së stokut të operatorëve dhe ofertës së ulët ka shtuar presionin për rritje të çmimit të qumështit të freskët të prodhuar nga fermerët.

Operatorët pohojnë se me nisjen e sezonit të pranverës qumështi i deles po shitet nga blegtorët me çmim mbi 160 lekë për litër, duke arritur deri në nivelin e 190 lekë për litër. Shqetësuese për sektorin është edhe marrja e lartë e sasive të qumështit nga baxhot informale.

Mosplotësimi i kërkesës nga prodhimi vendas ka detyruar kompanitë të importojnë qumështin. Për muajt janar shkurt 2023 importet u rritën 9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar sipas të dhënave të Doganave. Tendenca rritëse e importeve nisi që në vitin 2022. Totali i importeve të 2022 u rrit rreth 2% më shumë se 2021.

Kompanitë përpunuese ngrenë shqetësimin e shtrenjtimit të qumështit të deles, por edhe të lopës në nivele shumë herë më të larta se shtetet e tjera. Aktualisht sipas të dhënave të kompanive çmimi i qumështit të lopës për shtet si Itali, Francë dhe Gjermani është ulur nga 68 cent për litër në 58 cent për litër (58,6 lekë për litër), ndërsa çmimi mesatar i shitjes së qumështit të lopës nga fermeri vendas është 75 lekë për litër./Monitor

Etiketa: importqumeshtivendas

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Rama i jep goditjen finale prodhimit vendas, në vend të ndihmës, u vendos sekuestro

14:35 : 02/08/2025
AKTUALITET

Çmimet e bulmetit në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë

08:06 : 27/07/2025
AKTUALITET

Fatura që po shteron qumështin/ Fermerët e vegjël përjashtohen nga tregu mes konfuzionit ligjor

18:57 : 15/07/2025
AKTUALITET

Blegtoria në harresë/ Rama mburret: Kemi nisur bllokimin e qumështit dhe bulmetit

09:25 : 14/07/2025
AKTUALITET

Mungesa e politikave bujqësore/ Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%

08:02 : 24/06/2025
AKTUALITET

Nga pijet alkoolike te TV-të e qumështi, mallrat që paguajmë deri në 50% më shtrenjtë se në Europë

08:13 : 20/06/2025
Para

Berisha nga Kamza: Rakip Sulit i është hapur dosje në Greqi

TË GJITHA

Zjarr i madh mes fshatrave Picar dhe Humelicë në Gjirokastër

21:05 : 08/08/2025

“Luftë” për ushqim në Gaza, ballkoni shembet dhe zë poshtë turmat e palestinezëve (Video)

21:00 : 08/08/2025

“Benzi” përmbyset jashtë rruge në Fier, plagosen tre persona

20:52 : 08/08/2025

Nga Gjesti, Laerti e deri te Loredana, Rozana tregon se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV

20:38 : 08/08/2025

Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas

20:32 : 08/08/2025

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

20:25 : 08/08/2025

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

20:21 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com