• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Rilindja sekt kriminal’/ Berisha: Jugu i Shqipërisë, në rrezik nga mafia

12:56 : 23/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në Delvinë këtë të dielë për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Ilir Mehmeti.

Në fjalën e tij para pjesëmarrësve , Berisha lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama, ndërsa u shpreh se rilindasit janë sekti më kriminal që kanë njohur ndonjëherë shqiptarët.

Berisha tha se kandidatët e ‘Rilindjes’ të cilët janë propozuar në zgjedhjet e 14 majit janë të lidhur me krimin dhe se jugu i vendit ka një rrezik të madh, pasi mafia po i merr ‘pasuritë’, ndaj dhe bëri thirrje për ndryshim me votë ku qytetarët t’i besojnë të zgjedhurve të opozitës.

“Rilindësit janë sekti më kriminal që kanë patur ndonjëherë shqiptarët. Një kushëri të parë apo të dytë i ka të dënuar më 12 vjet në Romë, por Ardi Veliu është 5 herë më kriminel. Në Sarandë Ardit Cikuli një kandidat i mrekullueshëm, njeri serioz ka për karshi, asnjë qytetar të Sarandës por të deleguarin e bandave të Durrësit dhe famziut Alket Hyseni i cili përveç grabitjeve bëri gjithçka t’i bëjë më pallate eksponentët e Rilindjes, Ksamili po merr fund, Fatmir Shero ka përballë përfaqësuesin e Rilindjes i cili do bëhet Pazar me pasuritë e Konispolit. Kështu me radhë në Përmet, Këlcyrë, Tepelenë kanë përballë tërmetin, ndryshe tmerr njeri”- u shpreh Berisha.

Sakaq Berisha shtoi se kandidatët e zgjedhur nga vetë qytetarët kërkojnë votëbesim, pasi Shqipëria ‘kërkon si zogu ajrin për ndryshim’.

Lexo edhe:

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

Jugu ka një rrezik madhor, mafjen dhe vetëm mafjen po e shkatërron. Në Ksamil po ndodh një masakër, do vinte një ditë që mafja shqiptare do e shkatërronte Shqipërinë. Këta zotërinj janë kandidatë të lirisë, kanë marrë guximin dhe kanë dalë para jush, kërkojnë votëbesim. Unë kërkoj me votëbesim, kjo është procedura më dinjitoze, vendosja e dinjitetit tuaj. Duhet të ishit ju vendimmarrës, jo kryesia e PD. Këtë fushatë e kemi në një epërsi morale të pakrahasueshme, kandidatët i keni zgjedhur vet. Delvina dhe Shqipëria kërkojnë si zogu ajrin, ndryshimin”, tha ai.

Ndërkohë sa i takon kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ilir Mehmeti, Berisha theksoi se është një qytetar shembullor i Delvinës dhe me eksperiencën e tij do bëjë shumë më tepër për qytetarët e tij.

 “Është nder i madh për mua të paraqes sot këtu para jush, njërin nga bijtë tuaj më të mirë, njërin nga qeveritarët tuaj më të sprovuar, vendorë, më me eksperiencë, një qytetar shembullor të Delvinës. Të paraqes këtu Ilir Mehmetin, si kandidat për kryetar bashkie. Ilir Mehmeti i ka shërbyer Delvinës me të gjithë dashurinë, përkushtimin e tij. Ai ka një eksperiencë shumë të çmuar dhe së bashku me mikun tim të ndjerë, Dhurim Alinani, u përpoqën dhe bënë më të mirë për Delvinën dhe delvinjotët. Por e vërteta është se eksperiencën e krijuar, me nevojën jetike për ndryshimin, Ilir Mehmeti do të bëjë shumë e shumë më tepër për qytetarët e kësaj bashkie, për këtë qytet, për fshatrat e kësaj bashkie”,- tha Berisha.

Etiketa: bashke fitojmeSali Berishazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

20:28 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bojkotuan Kuvendin/ Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës, zbardhen SMS-të

09:33 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha nga Brukseli: IDC-CDI grup hetimi për lidhjet e qeverisë shqiptare me kartelet e drogës

19:28 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Saliu na mori vota dhe nuk na dha pronat”/ Protestuesja: Ramës dhe Berishës t’iu sekuestrohen pasuritë

22:04 : 12/07/2026
Para

Emri/ Vidhte banesa dhe dyqane, arrestohet hajduti serial në Dibër

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş