• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Njihuni me Fationin, mjeshtri i fermës së ullirit që qeveria po e dëbon për në Greqi

11:55 : 22/04/2023
në AKTUALITET

Fationi, fermeri mallakastriot që la Greqinë për të investuar në fshat, po falimenton me fidanët e ullirit që po i shet nën kosto. Ai tregon se ata po e shesin ullirin kokërr 30-40 lekë kilogrami, ndërsa vajin 350 -400 lekë litri, në një kohë kur vaji ulliri i zonës së tyre shitet në vendet e BE me 18 euro litri dhe fidani deri në 18 euro, një.

Vetëm pak metra pasi në autostradën Levan – Tepelenë lexon tabelën Rroms, kthehesh dhe rruga të çon në një sipërfaqe toke të mbjellë me ullinj disavjeçarë dhe brenda saj në një sipërfaqe afro 2 dynymë, syri të sheh edhe fidanë ullinjsh.

Quhet Fation Aliaj, baba i dy fëmijëve, vajzë dhe djalë, që pasi punoi afro 10 vjet në Greqi erdhi të punojë në fshatin e tij, aty ku i ati kish ngritur fidanishte ullinjsh e vreshta.

Fationi i tregoi gazetarit Xhemil Beharaj se ka 15 vjet që merret me këtë zanat, ka pasur fitime të mira, por pas vdekjes së babait u detyrua që të merrte edhe një punëtor.

Ai ka një sipërfaqe toke prej 2,5 hektarësh dhe ka mbjellë 750 rrënjë ulliri, ku gati 50 rrënjë i ka mbi 100-vjeçare.

Lexo edhe:

Tabaku: Ekonomia e vendit e ndërtuar mbi privilegje dhe klientelizëm

Hije skandali/ Kush e pagoi Chris Precht për kopshtin privat të Kryeministrit?

Fationi tregon se në këtë fidanishte ku ndodhemi ka 25 mijë rrënjë ulliri të cilat i mbjell të egra nga bërthama, i rrit, i sharton dhe i bën gati për mbjellje; rrëfen me pasion për varitetet, cili prej tyre ka prodhimtari, cili ka shije, kë varietet ka shitur më shumë, ku i ka shitur në Shqipëri, por na tregon se ka pasur edhe oferta që t’i shesë jashtë Shqipërisë por nuk ka mundur “sepse nuk jemi pjesë e BE-së”, thotë me trishtim ai.

Fationi flet për vështirësitë sidomos këto dy a tre vite te fundit. Zona ka superprodhim të ullirit si kokërr ashtu edhe vaj, por tregje nuk ka, pika grumbullimi jo. Ata po e shesin ullirin kokërr 30 apo 40 lekë të rinj kilogrami ndërsa vajin nga 350 deri 400 lekë litri

Ai pohon se një litër vaji ulliri i zonës së tyre shitet në vendet e BE-së me 18 euro litri sikundër fidani i ullirit po në këto vende shkon deri 18 euro një fidan.

“Ka super prodhim vaji e fidanësh, por nuk njihemi në tregje ndërkombëtare që të eksportojmë dhe këtu duhet të ndërhyjë e të ndihmojë shteti e jo të thuhet “pse keni mbjellë?!” arsyeton ai.

Nga rënia e punës dhe e të ardhurave ai largoi nga puna edhe punëtorin i cili iku në emigracion dhe sa koha kalonte fitimet binin shumë, aq sa nuk po del më me fitim dhe fidanët e ullirit nga 250 lekë një, tani i ka ulur çmimin në 100 lekë një fidan.

Edhe pse tashme në këtë fidanishte punon me të ëmën e tij dhe djalin e mitur që i shkon nga pas për të vjedhur zanatin ai thotë se nëse situata vazhdon e tillë ku fitim nuk ka, shteti nuk ndihmon dhe nuk ka prespektive, me shumë mundësi do të rikthehet në emigracion

Etiketa: fermerGreqiqeveriaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Ekonomia e vendit e ndërtuar mbi privilegje dhe klientelizëm

14:12 : 27/06/2026
AKTUALITET

Hije skandali/ Kush e pagoi Chris Precht për kopshtin privat të Kryeministrit?

11:40 : 27/06/2026
AKTUALITET

Si i mposhtën influencerat “investitoret strategjikë” me një telefon në dorë

11:31 : 27/06/2026
AKTUALITET

Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë: Do jem në protestë

09:08 : 27/06/2026
AKTUALITET

Sot protesta e 28-të kombëtare kundër Ramës, diaspora i bashkohet tubimit: Jep dorëheqjen!

08:17 : 27/06/2026
AKTUALITET

“Duan mall dhe femra”, SMS-të mes anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga shqiptari në Greqi

20:34 : 26/06/2026
Para

Berisha: Nga rritja e çmimeve, çdo shqiptar ka humbur një rrogë vetëm në ushqime

TË GJITHA

Shpresat për të mbijetuarit pas tërmetit në Venezuelë po veniten, rritet numri i viktimave

09:12 : 29/06/2026

Të gjitha rezultatet dhe kalendari i Botërorit 2026

09:02 : 29/06/2026

Taksa e re e pronës/ Kush paguan më shumë dhe sa rritet fatura? Llogaritjet për 32 zonat në Tiranë

08:45 : 29/06/2026

Këmbimi valutor 29 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 29/06/2026

Mijëra serbë protestë kundër Vuçiç: Nuk mjafton dorëheqja! Ndryshim sistemi

08:09 : 29/06/2026

Moti për sot, ditë e kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

07:59 : 29/06/2026

Horoskopi 29 Qershor 2026/ Një ditë plot emocione, ja cilat shenja do kenë fat në dashuri dhe financa

23:06 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabetimajbet