• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lidhjet e Veliajt me Iranin, Berisha: Kam informacione nga shërbime të huaja

12:46 : 22/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal këtë të Premte te inceneratori i Tiranës dhe lidhjet e kryebashkiakut të kryeqytetit Erion Veliaj me Iranian.

Nga Këlcyra, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë ftojmë” për këtë bashki, Berisha dënoi padinë e Veliajt kundër gazetarit që intervistoi biznesmenin italian Gabriele Tarroni. Ky i fundit është ish-ortak dhe ish-personi i afërt i Alberto Presezzi, biznesmen dhe aksioner në inceneratorin e Tiranës. Ai ka deklaruar se organizata terroriste iraniane si Hezbollah dhe Pasdaran kanë lidhje me Erion Veliaj e inceneratorin e Tiranës dhe pastrojnë para në Shqipëri.

Italiani thotë se provat për akuzat e tij gjenden në një kompjuter që iu sekuestrua pas arrestimit në Shqipëri dhe që nuk iu kthye asnjëherë.

Gjithashtu, ka treguar se si kompania e Presezzit i shiti qeverisë shqiptare inceneratorin skarco të  Tiranës, që më parë ishte refuzuar dhe në shtetin afrikan të Zimbaveve.

Lidhur me Veliaj, të cilin thotë se e ka takuar më shumë se njëherë, tregon se kishte një rol të rëndësishëm në transaksion.

Lexo edhe:

Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Në të gjitha zonat, kandidatura të pavarura, model i pranuar dhe nga aleatët

“Ish-bashkëpunëtor i Enver Hoxhës”, Berisha: Arben Rakipi dhe Xhafaj ‘truri’ i ndryshimeve të reformave në drejtësi

“Ishte Erjon Veliaj, kryetari i Tiranës, dhe kishte marrë pjesë në blerjen e këtij inceneratori mbeturinë, që nuk dinim kujt t’ia jepnim, dhe të gjithë në kompani ishin të kënaqur, që erdhën këta të gjithë së bashku, ia hodhëm dhe iu shitëm diçka që ishte e pashitshme. Nëse një vidë kushton një cent, dhe unë e shes gjashtë euro, askush në botë nuk mund ta konstestojë. Pse? Nëse unë të gjej ty që je gjysëmbudalla dhe të shes një gjë që kushton një cent dhe ta shes dhjetë, në një shtet si Shqipëria ku gjithçka është e mundur, sepse jetoni në një vend me korrupsion absolut. Në çdo vend të botës, Itali, Zvicër, etj, madje edhe në Zimbabve do të ishte i pamundur. Por në Shqipëri mund të bëhet”, është shprehur Gabriele Tarroni Longinotti.

Berisha: Indicje nga shërbimet e huaja për lidhjet e Veliajt me Iranin

Këtë të Premte, kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh se lidhjet e Veliajt me Iranin i ka denoncuar dhe ai më herët. Madje, zbuloi se ka pasur indicje nga shërbime të huaja kur ishte kryeministër, për vizita të shpeshta dhe enigmatike të Veliajt në Iran.

“Aty urdhërohet me urgjencë të dënohet gazetari. Po pse? Sepse nxori lidhjet iraniane të Erion Veliajt. Po ato i kam denoncuar unë me dhjetëra herë. Nuk i kam denoncuar tani unë ato. Unë kam qenë kryeministër. Shërbimet e huaja më kanë thënë se ky njeri viziton në mënyrë enigmatike, të shpeshtë Tehranin. Dhe unë jam përpjekur sa kam mundur, të zbuloj çfarë janë këto udhëtime në Tehran të tij. Dhe tani dalin djegësat dhe paratë shkojnë në Tehran. Me dokumenta”, tha Berisha.

“14 maji ka një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse çdo votë në drejtimin e gabuar, është votë për regjim absolut, për pushtet absolut. Askush nuk ka të drejtë të ankohet më, në rast se voton Edi Ramën, se pse po ndodhin këto, se pse po vidhemi në këtë mënyrë, se pse po largohemi në këtë mënyrë, se pse po shkelmohen të drejtat tona, pse nuk marrin dot një vendim gjykatat. Pse policia sillet siç sillet këtu me arbitraritetin më të madh dhe dënoj qëndrimet brutalet të saj këtu, ndaj qytetarëve. Ky është“, u shpreh ai më tej.

Etiketa: Erion Veliajinceenratori i tiranesIraniSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Në të gjitha zonat, kandidatura të pavarura, model i pranuar dhe nga aleatët

13:54 : 08/10/2025
AKTUALITET

“Ish-bashkëpunëtor i Enver Hoxhës”, Berisha: Arben Rakipi dhe Xhafaj ‘truri’ i ndryshimeve të reformave në drejtësi

13:41 : 08/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor, qindra të vrarë për vetëgjyqësi

13:35 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Rama e hoqi me vendim mbrojtjen e gjykatave nga policia

13:20 : 08/10/2025
AKTUALITET

A do të regjistrohet PD për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit? Ja si përgjigjet Berisha

13:05 : 07/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Gjykatësi Astrit Kalaja u vra si në një kafene, shteti dështoi ta mbrojë

12:55 : 07/10/2025
Para

Pasi doli nga spitali, Rama “shthur” gojën: Rakip Sulit është si gomari!

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com