• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çudia në Librazhd/ Jo shtrim rruge, por kthesash. Banorët të zhgënjyer: Jemi socialistë, s’do votojmë!

22:15 : 21/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Bashkia e Librazhdit vendos të rehabilitojë rrugën e fshatit Vehçan. Rezultati? Mbresëlënës. Rruga në vend që të zgjerohej ka pësuar ca transformime shumë interesante, me pasoja direkte tek drejtuesit e automjeteve. A do reagojnë banoret e Vehçanit me votë?

Disa javë para nisjes së fushatës elektorale, Bashkia e Librazhdit vendosi të reabilitojë rrugën e fshatit Vehçan. Por, ajo që ndodhi ishte vetëm shtrimi i kthesave me beton, madje duke i ngushtuar dhe jo duke i zgjeruar. Banorët që kanë disa dekada që dëgjojnë premtime, me të qeshur thonë se vetëm Sllobodan Millosheviç nuk u ka premtuar gjë. Ata kanë dokumentuar vetë dëmet e para të shtrimit të një kthese dhe kanë filmuar me telefonat e tyre celularë situata të ndryshme gati komike që ka shkaktuar kjo rrugë. Në disa raste kanë asistuar edhe shoferë të automjeteve të gjendur në vështirësi.

Për të kuptuar rëndësinë e këtij investimi strategjik nga Bashkia e Librazhdit, në prag të fushatës elektorale, Piranja: Lediona Xheladinaj shkoi ta shohë nga afër situatën.

Kështu ‘Piranjat’ udhëtuan drejt fshatit dhe gjatë rrugës bisduan me një banor të Vehçanit, i cili i ka shoqëruar. Banori i zhgënjyer, ironizoi këtë investim të rrallë duke u shprehur: ‘Me sa shohim gjithë ky investim goxha madhor do jetë i kryetarit të bashkisë, jo i bashkisë në shtet, po i kryetarit të bashkisë personalisht. Shteti do të investonte më pak, ky ka investuar më shumë’ thotë bashkëudhëtari i ‘Piranjat’. Ai shtoi se para punimeve gjerësia e kthesave të rrugës ishte 5 metra, tani ka katandisur në 2.80. Kjo ishte pjesa komike e historisë. Banori bëhet serioz kur thotë se SPAK duhet të marrë në hetim, Bashkinë e Librazhdit.

Kur e pyetet nëse është ankuar tek kryetari i bashkisë ai përgjigjet: ‘Nuk e kam takuar dhe as nuk i shkoj në zyrë deri sa të jetë ai kryetar bashkie. E kam cilësuar njeri të padrejtë dhe që nuk zgjidh asnjë hall, shumë të paaftë. Para se të ishte kryetar bashkie ishte njeri që të rrokte në qafë, sot të shkel me këmbë. U bë pasanik!’

Lexo edhe:

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ certifikon kryebashkiakët

Protesta e PD-së para Kryeministrisë/ Ja akset që do të bllokohen

Në Vehçan jetojnë shumë pleq dhe të sëmurë, të cilët duhet të marrin shërbime shëndetësore në qytet. Mungesa e një rruge normale, i penalizon. Për çdo vepër publike në shërbim të komunitetit, duhen dëgjuar dhe banorët. Po a ka ndodhur? Përgjigjia e tyre është, jo. Një prej tyre dyshon se paratë e taksa paguesve vidhen dhe tregoi një rast: ‘Këtu investohet vetëm për të vjedhur, jo për t’i ardhur në ndihmë fshatit. Kemi bërë një pusetë uji të rezervuarit dhe i kemi kërkuar me bazë materiale, me hak pune 1 milionë e 800 mijë lekë, kur pas 6 muaj doli projekti 5 milionë e 5 mijë. Janë fotot të gjitha, që u fut zetori, shkarkoi bazën materiale në rezervuar. Ata i bënë dokumentat që bëhej me kafshë. Vjedhje, vjedhje ashiqare!’

‘Piranjat’ u interesuan dhe në Bashkinë e Librazhdit në lidhje me shtrimin e kthesës dhe nënkryetari, Andri Çota pranoi, që duhet të ishin bërë më të gjerë dhe është gafë. Sipas tij mund të jetë një gabim nga teknikët apo projektuesit. Çota shton se mund të zgjerohet me 1 metër. Ndërsa për asfaltimin e të gjithë gjatësisë së rrugës theksoi se bashkia e kanë të pamundur, pasi si bashki nuk kanë të ardhura të mjaftueshme.

Ndërkaq banorët kanë një ‘armë’ në dorë, është vota. Ata pohojnë se pjesa më e madhe e tyre janë votues të Partisë Socialiste. Po këtë herë kanë marrë një vendim drastik. Bëjnë me dije: ‘Do dalim tek lapidari ditën e votimeve do bllokojmë rrugën atje. Damian Gjiknuri të vijë këtu dhe ti japë përgjigje popullit. Premtoi 100 herë rrugën dhe Taulant Balla. Kryetari i Bashkisë është tallur. Kështu rrugët nuk bëhen. Në fshatin tonë i bëjnë këto, se e kanë të sigurtë se ne jemi socialistë. Nuk do vemë të votojmë. Mos sjellin kutitë kot! Asnjë njeri mos vijë’, janë shprehur pa asnjë hezitim banorët.

Etiketa: Librazhdrrugëzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ certifikon kryebashkiakët

17:07 : 17/11/2025
AKTUALITET

Protesta e PD-së para Kryeministrisë/ Ja akset që do të bllokohen

10:51 : 17/11/2025
AKTUALITET

Vetëm 18% qytetarë votuan në zgjedhjet e 9 nëntorit, Rama: Ishte shi

20:47 : 13/11/2025
RAJONI

Çfarë dihet deri më tani për votimin në Mitrovicë të Jugut

18:12 : 12/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Rama shpalosi hanxharët e bandave kriminale

13:52 : 11/11/2025
AKTUALITET

‘Bojkoti’ i zgjedhjeve të pjesshme thellon mungesën e besimit te politika

08:26 : 11/11/2025
Para

Kushte skandaloze të transporti publik në Tiranë, urbanët e amortizuar rrezikojnë jetën e qytetarëve

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com